LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, Instituti i Zhvillimit të Habitatit shpall “Thirrjen për Aplikime Nr.9”.
LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje cilësore.
LevizAlbania fton Organizatat Jo-Fitimprurëse Rinore dhe/ose për të Rinjtë, Grupet Infomale dhe Individëd të aplikojnë me koncept-ide në Thirrjen për Aplikime Nr. 9 me qëllim: përmirësimin e demokracisë vendore dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve në nivel vendor.
Rritja e aktivizmit rinor është një nga instrumentat kryesor që mundëson ndryshime strukturore, edhe në nivel vendor, përsa i përket marrëdhënies së qytetarëve me komunitetin dhe qeverisjen.
Prandaj, fokusi i Thirrjes për Aplikime Nr.9 të LevizAlbania është mbështetja dhe potencimi i të rinjve aktiv në komunitet që përhapin ndjenjën komunitare, mbështesin aktivizmin qytetar dhe ndërmarrin nisma konkrete për zgjidhjen e problemeve të hasura në komunitet.
Të interesuarit ftohen të dërgojnë KONCEPT IDE bazuar në drejtimet e mëposhtme:
Drejtimi 1: Aktivizëm rinor në adresimin e problematikave konkrete dhe rritjen e pjesëmarrjes rinore në nivel vendor.
Drejtimi 2: Komunitete aktive në ripërtëritjen e vlerave mjedisore në nivel vendor.
Drejtimi 3: Të rinjtë në aksione komunitare.
Grupet e targetuara: Të rinjtë në bashki periferike, komunitetet lokale në zonat rurale, gratë dhe vajzat, dhe grupet e margjinalizuara.
Afati i Aplikimit në Thirrjen Nr.9 është data 13 Janar 2022, ora 23:59
Aplikimi në Thirrjen Nr.9 të LevizAlbania realizohet vetëm onlinë në www.levizalbania.al
Për të informuar audiecën mbi thirrjen numër 9, LevizAlbania do të zhvillojë disa sesione informuese, fizike, hibride dhe online.
Përpara se të aplikoni në Thirrjen Nr.9 është e rëndësishme të lexoni me shumë kujdes UDHëZUESIN E THIRRJES PËR APLIKIME në të cilin janë shpjeguar në detaje hapat, procedurat, afatet, formati aplikimit dhe cdo detaj mbi thirrjen për aplikime të LevizAlbania.
PËRPARA SE TË APLIKONI LEXONI UDHËZUESIN DHE DOKUMENTIN E THIRRJES NR.9
SHKARKO DOKUMENTIN E THIRRJES PËR APLIKIME NR.9
SHKARKO UDHËZUESIN E THIRRJES PËR APLIKIME NR.9
MËSO MË SHUMË RRETH NISMAVE TË MBËSHTETURA NGA LEVIZALBANIA KËTU
LevizAlbania mbështet ide që sjellin ndryshimin e prekshëm për qytetarët dhe përmirësojnë cilësinë e vetëqeverisjes vendore në komunitet.
#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja9 #AplikoMeIde #AplikoOnline