LEVIZALBANIA - THIRRJE PËR APLIKIME Nr. 8

1110x670 Web banner 01 

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga nga konsorciumi i tre organizatave shqipare "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-PLAN" shpall Thirrjen për Aplikime Nr.8.

LevizAlbania, prej nisjes së zbatimit në vitin 2015 ka shpallur 7 Thirrje për aplikime, mekanizëm nëpërmjet të cilit organizatat e shoqërisë civile, grupet informale dhe individët janë mbështetur për nismave konkrete që në objektivin kryesore të tyre kanë patur përmirësimin e demokracisë vendore dhe rritjen e angazhimit qytetarë.

Shtatë thirrjet për aplikime të LevizAlbania kanë gjeneruar 2,100 aplikime dhe ide të iniciuara nga organizatat e shoqërisë civile, indvidët dhe grupimet infromale duke reflektuar impulset dhe nevojën për një demokraci vendore funksionale, ku qytetarët dhe aktorët e shoqërisë civile mbështesin  këtë këtë objektiv përmes angazhimit dhe përfshirjes në përmirësimin e qeverisjes vendore. Projekti LevizAlbania ka mbështetur zbatimin e 226 projekteve duke mbuluar të 61 njësitë administrative.

LevizAlbania, nëpërmjet Thirrjes për Aplikime Nr. 8, mbështet aksionin qytetar i cili kultivon vetëdijen dhe aftësinë për nisma konkrete në: mbrojtjen e mjedisit dhe reagimin ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike; monitorimin e proceseve vendimmarrëse; veprimtari informimi dhe edukimi mbi transparencën dhe cilësinë e shërbimeve vendore; si dhe angazhimin efektiv të rinisë në nivel vendor.       

LevizAlbania fton organizatat Jo Fitimprurëse (OJF), grupet infomale dhe individët të aplikojnë me koncept-ide në Thirrjen për Aplikime Nr. 8 me qëllim: përmirësimin e demokracisë vendore dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve në nivel vendor.

Kujdes: Aplikuesit duhet të propozojnë praktika dhe modele të përfshirjes, angazhimit dhe llogaridhënies të cilat bazohen në pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.  

Grupet e targetuara: komunitetet lokale në zonat rurale, gratë dhe vajzat, rinia, dhe grupet e margjinalizuara.

Është e rëndësishme që përpara aplikimit të lexoni me shumë kujdes dokumentat që LevizAlbania ka përgatitur për inforimin dhe udhëzimin për Thirrjen për Aplikime Nr.8. Dokumentat paraqesin një informacion të shtjelluar me detaje nga drejtimet e Thirrjes për Aplikime Nr.8, kush mund të aplikojë, afatet kohore, limitin e buxheteve, kalendarin e sesioneve informuese dhe mënyrën e aplikimit onlinë në faqen zyrtare të projektit www.levizalbania.al

Thirrja për Aplikime Nr.8 qëndron e hapur deri në datën 20 Qershor 2021, ora 23:50 dhe në të mund të aplikohet vetëm ONLINE.

Për çdo informacion apo paqartësi mund të na shkruani në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose na kontaktoni në numrin e telefonit +355 44 500 153.

 

PËRPARA SE TË APLIKONI LEXONI UDHËZUESIN DHE DOKUMENTIN E THIRRJES NR.8

SHKARKO DOKUMENTIN E THIRRJES PËR APLIKIME NR.8

SHKARKO UDHËZUESIN E THIRRJES PËR APLIKIME NR.8

 

MËSO MË SHUMË RRETH NISMAVE TË MBËSHTETURA NGA LEVIZALBANIA KËTU

 

LevizAlbania mbështet ide që sjellin ndryshimin e prekshëm për qytetarët dhe përmirësojnë cilësinë e vetëqeverisjes vendore në komunitet.

 

FAQ   

APLIKIMET E THIRRJES 8 JANË MBYLLUR

 

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja8 #AplikoMeIde #AplikoOnline