Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Rreth Projektit LevizAlbania

LevizAlbania është projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore.

Projekti LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare të suksesshme, "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-Plan".

LevizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje vendore cilësore nëpërmjet:

  • Vendimmarrjes gjithëpërfshirëse
  • Mbikqyrjes së qeverisjes vendore
  • Transparencës
  • Përgjegjshmërisë
  • Lllogaridhënies
  • Monitorimit të ofrimit të shërbimeve publike

"Reagimi i Shpejtë" është një tjetër instrument i rëndësishëm i projektit LevizAlbania, përmes të cilit financohen nisma të shoqërisë civile dhe individëve të lidhura me kauza ose çështje emergjente që rrezikojnë të asimilohen prej faktorit kohë. Instrumenti "Reagimi i Shpejtë" është një mundësi për t’iu përgjigjur nevojës për ndërhyrje përmes aksioneve civile, duke u shqyrtuar me procedurë të thjeshtësuar dhe brenda një kohe të shkurtër, me qëllimin për t’iu përgjigjur në kohë interesit të kauzës ose çështjes emergjente.

Gjithashtu, vetë projekti LevizAlbania ndërmerr nisma strategjike dhe veprimtari advokacie në nivel kombëtar për të mundësuar krjimin e një mjedisi të favorshëm për një demokraci vendore më të mire dhe të qëndrueshme.

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e përfaqësuar nga Ambasada e Zvicrës, mbështet forcimin e qeverisjes vendore, demokratizimin dhe decentralizimin në Shqipëri. Synimi është që qytetarët e të gjitha shtresave të marrin shërbime më të mira. SDC është një nga donatorët kryesorë në Shqipëri në fushën e qeverisjes vendore. Përmes “LevizAlbania” SDC synonë të nxisë dhe angazhojë shoqërinë civile për të luajtur një rol më aktiv në përmirësimin e qeverisjes vendore.

KONSORCIUMI QË ZBATON PROJEKTIN “LEVIZALBANIA”

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë ka qenë donatori më i madh në Shqipëri qysh nga tranzicionit i vendit nga sistemi i sundimit të një partie. Që nga viti 1994, janë disbursuar dhe menaxhuar mbi 9,000 grante lokale për shoqërinë civile dhe institucionet publike, duke arritur një shumë prej 47 milionë Euro. Përveç dhënies së granteve, është angazhuar në punë avokacie të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në nivel kombëtar dhe vendor dhe ndërvepron me të gjithë spektrin e medias së vendit.

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim ka qenë një aktor kryesues qytetar që nga viti 2001, duke u specializuar në krijimin e kapaciteteve të shoqërisë civile, dhe në zhvillimin dhe angazhimin e zgjedhësve (për shembull, të rinjve dhe grave). Ai ka punuar gjerësisht në nivel vendor, duke përfshirë edhe futjen në Shqipëri të konceptit novator të konkurseve të ideve. Ai ka qenë në krye të përpjekjeve për të krijuar një mjedis më të favorshëm mundësues për organizatat e shoqërisë civile shqiptare.

Co-PLAN

Ka punuar gjerësisht që nga 1997 për reformën e qeverisjen vendore dhe për programet e llogaridhënies. Organizata ka përvojë të madhe në planifikimin dhe buxhetimin me pjesëmarrje, menaxhimin e financave vendore, mekanizmat e reformimit urban dhe të transparencës. Ajo mbart me vete aftësinë për të kuptuar dhe për t’u përçuar grupeve të qytetarëve mekanizmin e brendshëm dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Kjo i bën asaj të mundur që të lidhë në mënyrën më të mirë ofertën me kërkesën në qasjet e ndërhyrjeve të saj.

Për çdo vit të zbatimit të tij, projekti LevizAlbania harton raportin vjetor me rezultatet dhe e publikon atë në faqen e tij zyrtare në kuadër të transparencës së menaxhimit të të gjithë hapave dhe proceseve të tij. Në link e mëposhtëm do të gjeni raportet vjetore për tre vitet e para të ndara sipas viteve.

Raporti Vjetor i LA 1 Korrik 2015 - 30 Qershor 2016

Raporti Vjetor i LA 1 Korrik 2016 - 30 Qershor 2017

Raporti Vjetor i LA 1 Korrik 2017 - 30 Qershor 2018

Raporti Vjetor i LA 1 Korrik 2018 - 30 Qershor 2019

Raporti Vjetor i LA 1 Korrik 2019 - 30 Qershor 2020

Raporti Vjetor i LA 1 Korrik 2020 - 30 Qershor 2021

Raporti Vjetor i LA 1 Korrik 2021 - 30 Qershor 2022

Projekte strategjike

Shiko më shumë

Bordet e projektit LevizAlbania

Shiko më shumë

Ekipi i LevizAlbania

Shiko më shumë

Dokumentat e Politikave (LA)

MBROJTJA NGA SHFRYTËZIMI, ABUZIMI DHE NGACMIMI SEKSUAL

Shiko më shumë

UDHËZUES I PËRFSHIRJES SË PERSPEKTIVËS GJINORE (PËR GRANTMARRËSIT)

Shiko më shumë

KODI I SJELLJES

Shiko më shumë
Thirrja për aplikime  NR.9

Thirrja për aplikime
NR.9

APLIKIMET JANË MBYLLUR
Reagim i shpejtë

Reagim i shpejtë

APLIKIMET JANË MBYLLUR
Nisma të Mbështetura

Nisma të Mbështetura

Më shumë
Projekte Strategjike

Projekte Strategjike

Më shumë

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC

Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i organizatave:

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153