Kapitalizimi i përvojave është procesi në të cilin #LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC është përfshirë në vitin e fundit të zbatimit. Përmes këtij procesi, LevizAlbania po synon të shpërndarje sa më shumë nga përvoja e përfituar përgjatë zbatimit 8 vjeçar të projektit që u angazhua për forcimin e demokracisë vendore dhe rritjen e angazhimit qytetar për një qeverisje vendore transparente, llogaridhënëse, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse.
Në procesin e kapitalizmit, LevizAlbania është mobilizuar duke zhvilluar aktivitete dhe produkte të cilat ushqejnë me informacion, praktika të mira dhe njohuri aktorët e shoqërisë civile si dhe qytetarët e angazhuar në aksione komunitare.
Në këtë numër të 14-të të Broshurës Elektronike të LevizAlbania do të keni mundësinë të mësoni më shumë rreth punës së LevizAlbania në këtë drejtim, nga zhvillimi i rasteve studimorë (në këtë numër për mbështetjen e dhënë për mbrojtjen e mjedisit) si dhe mbi Platformën e Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar, një risi në sektorin e shoqërisë civile, në brendësi të së cilës janë publikuar me qindra produkte të realizuara nga grantmarrësit e #LevizAlbania dhe që janë publike dhë në dispozicion të aktorëve të shoqërisë civile për iniciativat e tyre në nivel vendor apo qendror.
Lexo Broshurën Elektronike Nr.14 të LevizAlbania duke klikuar këtu: BROSHURA ELEKTERONIKE Nr.14
Vizito “Platformën e Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar” në këtë link: https://km.levizalbania.al/
#LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC i zbatuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, Insituti për Zhvillimin e Habitatit.
#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore #NeësLetter14