Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA, RAPORT: “VLERËSIMI I PËRVOJAVE”

LEVIZALBANIA, RAPORT: “VLERËSIMI I PËRVOJAVE”

COver ALB

Rruga e gjatë e tranzicionit të Shqipërisë drejt një qeverisje të mirë, e udhëhequr nga parimet  demokratike, vazhdon të japë rezultate të diskutueshme (Raporti i Rezultateve Tranzicionale të Shqipërisë 2018–2020, 3). Një debat i brendshëm politik mjaft konfliktual dhe një ekonomi e brishtë sjellin dobësi të tjera për një shoqëri tashmë të brishtë. Një nga efektet anësore, i cili u theksua më tej nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia globale vitet e fundit, është niveli i paqëndrueshëm i besimit te qeverisja, qoftë kjo qendrore apo vendore (Besimi në Qeverisje 2020). Pavarësisht reformave të vazhdueshme, mbetet ende një rrugë e gjatë për t’u bërë në këtë fushë drejt arritjeve të rëndësishme. Megjithatë, ekziston një konsensus i gjerë se angazhimi i qytetarëve është çelësi për stimulimin e një pushteti të balancuar të autoritetit, i cili përfaqëson banorët e tij dhe interesat e tyre. Bazuar në historikun dhe kontekstin e  sipërpërmendur, në vitin 2015, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC krijoi projektin LevizAlbania (LA) i cili zbatohet nga një Konsorcium Partnerësh tërësisht shqiptar. Qëllimi i referohet përfitimeve të popullsisë shqiptare nga një demokraci e përmirësuar në nivel vendor. Nëpërmjet një mekanizmi grantesh, LA-ja ka mbështetur aktorët qytetarë ekzistues dhe ata në zhvillim për paraqitjen e kërkesave përkatëse të komunitetit, duke ndjekur një qasje të orientuar drejt veprimit që jep rezultate të prekshme për qytetarët. Nëpërmjet ndërhyrjes së saj novatore, e cila e zhvendos fokusin drejt anëtarëve më pak të shquar të shoqërisë civile, LA-ja ka ofruar mbështetje për 79 individë dhe grupe informale që përfshijnë pothuajse të gjithë territorin shqiptar. Si pjesë e përpjekjes së saj për të rritur në mënyrë të qëndrueshme angazhimin qytetar, LA-ja ofron mbështetje duke kontribuar në një cikël të plotë qytetarie aktive, nga “heroi social” i sapo krijuar, te organizata e mirë formalizuar (OSHC). Thirrjet për grante dhe proceset e saj transparente merren në konsideratë nga përfituesit dhe shtojnë besueshmërinë dhe integritetin. LA-ja shpeshherë ka ritheksuar dhe pasuruar praktikat e saj për të rritur rezultatet dhe ndikimin e dëshiruar. Si rrjedhim, ky vlerësim është pjesë e ciklit të saj të të mësuarit dhe përmirësimit dhe nëpërmjet këtij vlerësimi synon të shqyrtojë në mënyrë specifike mënyrën se si dhe se ku mbështetja e dhënë ndaj individëve dhe grupeve informale kontribuon në rritjen e qëndrueshme të aktivizmit. Rezultatet tregojnë se në kushtet aktuale, kontributi i LA- së drejt aktivizmit të qëndrueshëm është për t’u lavdëruar, edhe pse rezultati mes grupeve të synuara nuk është i barabartë. Motivuesit dhe kufizimet kryesore zhvillohen nga karakteristikat dhe tiparet e formimit të individëve dhe grupeve informale, të cilat, së bashku me veçoritë e tjera të kontekstit, përcaktojnë efektivitetin e asaj që ofron LA-ja dhe shkallën e arritshme të qëndrueshmërisë.

Mbështetja për zhvillimin e ideve dhe qasja e LA-së si platformë, vlerësohen shumë nga  përfituesit e granteve si një ndikim real dhe praktik drejt ndërtimit të kapaciteteve, duke forcuar në këtë mënyrë besueshmërinë e aktorit civil dhe cilësinë e rezultateve të arritura në dobi të komunitetit. Po kështu, trajnimi rezulton të jetë veçanërisht i rëndësishëm për individët, jo vetëm si përcjellje e njohurive, por edhe si nxitës emocional. Ky i fundit mbizotëron edhe me grupet informale, të cilët shprehin nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse dhe empatike. Së fundi, një nga gjetjet kryesore të ciklit të përmirësimit të LA-së i referohet një boshllëku të krijuar nga mungesa e një mekanizmi pasues, pas përfundimit të projekteve, i cili konsiderohet i domosdoshëm si nga individët, ashtu edhe nga grupet informale. Mbështetja e përpjekjeve për të arritur rezultate përtej kohëzgjatjes së një projekti dhe adresimi i dështimeve të projektit si mjet për të trajtuar pengesat dhe mungesën e efikasitetit, në formën e një Thirrjeje plotësisht të dedikuar, do të ishte një kontribut i rëndësishëm nga LA- ja. Këto kanë mundësinë të rrisin  djeshëm legjitimitetin, besueshmërinë dhe tërheqjen e aktorit civil. Më e rëndësishme nga të gjitha është që, përpjekje të tilla janë thelbësore për krijimin e agjentëve të ndryshimit dhe iniciativave me një efekt të drejtpërdrejtë.

Raportin e plotë të realizuar nga ekspertja Znj. Floreta Zhulali mund ta gjeni duke klikuar në link më poshtë.

RAPORTI I VLERËSIMIT TË PËRVOJAVE

#LevizAlbania #DedikuarDemorkacisëVendore #JavaDemokracisëVendore #MbështetjaIndividëve

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153