Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LevizAlbania - Broshura Elektronike 13

LevizAlbania - Broshura Elektronike 13

NW 13 Baner web

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN prezanton për publikun #BroshurënElektronike Nr. 13.

LevizAlbania ka hyrë në fazën e kapitalizimit të njohurime të përfituara gjatë zbatimit 8 vjeçar tashmë dhe përmes produkteve të saj, sikundër është kjo broshurë elektronike synon të informojë publikun mbi arritjet dhe sukseset, por duke u përpjekur të informojë më shumë mbi praktikat e mira dhe mundësitë që këto arritje ofrojnë për tu replikuar nga aktorët e shoqërisë civile në zona të ndryshme të vendit.

Në numrin e 13-të të Broshurës Elektronike të LevizAlbania mund të lexoni mbi nismën ligj-vënëse të zbatuar nga Instituti për Përmirësimin e Zgjedhjeve (INSIZ) i cili ka grumbulluar 22,872 firma qytetarësh të cilët kërkojnë që të shprehin pëlqimin e tyre paraprak për anëtarët e këshillave bashkia. Nismë që tashmë është depozituar në KQZ dhe ka hyrë në rrugën e adresimin institucional.

Gjithashtu, përmes një serie me blogje nga ekspertë të Menaxhimit të Njohurive, janë trajtuar cështje si koalicionet midis organizatave të shoqërisë civile, demokracisë dixhitale dhe qasjes së institucioneve vendore ndaj saj.

Për më shumë ju ftojmë të lexoni #BroshurënElektronike13 të LevizAlbania duke klikuar në këtë link: BROSHURA ELEKTRONIKE 13

LevizAlbania, gjthmonë të angazhuar për demokracinë vendore.

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore #BroshuraElektronike13

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153