Arsyetimi i Propozimit |
Propozimi vjen si nevojë e situatës aktuale ku qytetarët e Bashkisë së Tiranës kryesisht të zonave periferike dhe rurale duhet të udhëtojnë në distanca të gjata deri në marrjen e një shërbimi publik, për shkak se institucionet që ofrojnë shërbime publike nuk janë të shtrira në territor në mënyrë propocionale me numrin e popullsisë dhe llojin e shërbimeve. Situata e krijuar ka ardhur për shkak se popullsia e Tiranës është 3-fishuar prej vitit 1989, është 27-herë fishuar në sipërfaqe dhe është rritur numri i njësive administrative nga 11 në 27 nga reforma Administrative dhe Territoriale e vitit 2015. |
Qëllimi dhe objektivat specifike |
Qëllimi konkreti i këtij projekti është: - Nxjerrja e një analize për distancat e shërbimeve publike në Bashkinë e Tiranës përmes hartëzimit të vendodhjes me aplikacionin statistikor SAS; - Propozimi i politikave advokuese dhe lobuese për ofrimin e shërbimeve në lagjet ku nuk ekzistojnë dhe përmirësimi i kohës në institucionet ekzistuese. Objektivat specifike të këtij projekti janë: - Hartëzimi përmes gjeoteknologjisë i vendodhjes së shërbimeve publike dhe llogaritja e distancave dhe kohës që i duhet qytetarëve në pika të caktuara në qendër dhe periferi; - Analizë e shërbimeve të munguara dhe vendosja në dispozicion të publikut të informacioneve të gjeneruara; - Mobilizimin qytetar dhe presion publik ndaj institucioneve përkatëse me synim përmirësimin e kohës së udhëtimit dhe distancës në marrjen e shërbimeve publike. |
Aktivitetet kryesore |
- Shpallja në një sesion të dedikuar në faqen www.issh.al të algoritmit për llogaritjen e distancës dhe kohës për të aksesuar shërbimet e ndryshme publike në 1000 kordinata të caktuara. - Focus Group në zonat e urbanizuara rishtazi dhe njësitë administrative rurale të Tiranës të gjeneruara nga algoritmi të cilat kanë qasje të dobët në shërbimet publike; - Takime të përbashkëta dhe propozim i politikave advokuese dhe lobuese për institucionet shtetërore të nivelit qendror dhe vendor; - Konferencë përmbyllesë për publikimin e gjetjeve; - Publikimi i videos me konkluzionet e projektit; |
Rezultatet e pritshme |
- Listë të qartë dhe hartë e plotë të shpërndarjes së institucioneve që ofrojnë shërbime publike në Tiranë; - Përmirësimi i shikueshmërisë për publikun përmes vënies në dispozicion të 1000 pikave të koordinatave në raport me distancën dhe kohën e arritjes së shërbimeve publike më të afërta; - Hartimi i një strategjie efikase për të balancuar në vijim, ngritjen dhe funksionimin e institucioneve publike; - Hartimin e nismave proaktive në bashkëpunim me komunitetin për të advokuar në rregullimin e kohës së udhëtimit dhe qasjen në shërbimet publike; - Nxitja e aktorëve politikbërës në ndërrmarjen e nismave dhe investimeve të reja; - Zvogëlimi i hendekut mes zonave që kanë akses të shkurtër dhe të gjatë në shërbimet publike; - - Plane afatshkurtra në buxhetin e bashkisë dhe institucioneve të tjera për investime në funksion të përmirësimit të kohës së udhëtimit në insitutcionet ekzistuese; |
Përfituesit kryesorë |
- Publiku i cili do aksesojnë algoritmin në sesionin e dedikuar të faqes web www.issh.al për të parë distancën e institucioneve të shërbimeve publike në zonën më të afërt; - Qytetarët e Bashkisë së Tiranës në tërësi, por kryesisht banorët e lagjeve të urbanizuara rishtazi të cilët do të kenë institucione të reja publike në të ardhmen. Nga perspektiva gjinore gratë do të jenë përfituese pasi nuk kanë të njëjtat mundësi si burrat në aksesin ndaj institucioneve publike në distanca të gjata; - Insitucionet vendore dhe qendrore të cilët do të ndërtojnë strategji efikase në zonat ku mungon aksesi për ofrimin e shërbimeve për investime në institucionet publike; - Të rinjtë vullnetarë, nga një perspektivë gjinore 50% vajza dhe 50% djem, që do të përfitojnë eksperiencë praktike në implementimin e projektit dhe do të angazhohen sipas legjislacionit shqiptar. |
Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë