Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

 KUR INDIVIDËT KTHEHEN NË AGJENTË NDRYSHIMI NË KOMUNITETIN E TYRE (RASTI)

KUR INDIVIDËT KTHEHEN NË AGJENTË NDRYSHIMI NË KOMUNITETIN E TYRE (RASTI)

IMG 20200922 101016

LevizAlbania po mbështetet përmes Thirrjes për Aplikime Nr.6, nismën individuale “Hapësira Publike të zaptuara dhe Harruara“ e cila zbatohet nga banori i njësisë bashkiake numër 2, Noljan Lole.

Projekti synon të arrijë të ndikojë në vendimmarjen vendore, për të çliruar hapësirat publike që fillimisht janë zaptuar nga qytetarët dhe më pas janë harruar nga institucionet vendore në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë.

Në njësinë bashkiake numër 2, Noljani ka evidentuar fillimisht hapësirat të cilët kërkon të çlirohen nga zaptimi dhe t‘i kthehen qytetarëve, banorëve të lagjes e sidomos fëmijëve të cilët nuk kanë hapësira të mjaftueshme për të kaluar kohë dhe zbavitur me lojëra tradicionale.

Noljani evidenton gjithashtu përmes fakteve dhe fotografive se nisma “Shkollat si Qendër Komunitare“ nuk është zbatuar si duhet pasi në rastin e nëjsisë bashkiake Nr.2, shkolla e Baletit nuk ka funksionuar si qendër komunitare dhe ambjentet e saj nuk janë vënë rregullisht në shërbim të fëmijëve të kësaj njësie.

Për të ndryshuar këtë situatë, grantmarrësi Noljan Lole zhvilloi më 22 Shtator një takim me Administratorin e Njësisë Bashkiake Nr.2 Z.Florjan Pullazi i cili mori përsimër adresimin e kësaj problematike dhe zgjidhjen e atyre rasteve që nuk kanë probleme pronësie. Ai gjithashtu ka premtuar se sygjerimet për krijimin e hapësirave publike në shëbrim të fëmijëve dhe të moshuarve do të merren në konsideratë për tu diskutuar në projekt buxhetin e Bashkisë së Tiranës.

Në kuadër të projektit “Hapësira Publike të zaptuara dhe Harruara“, Noljan Lole ka realizuar dhe një broshurës informuese në të cilën evidentohen pikërisht hapësirat publike të zaptuara nga banorët e kësaj njësie sikundër dhe sheshet brenda godinave të banimit që janë kthyer në sheshe parkimi për automjet.

BROSHURA INFORMUESE - Nolian Lole

Konkurs nga nisma solidare “Face Shield Mask Albania“

Konkurs nga nisma solidare “Face Shield Mask Albania“

produce it 01 4

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC po mbështet përmes instrumentit Reagimi i Shpejtë, nismën individuale të Dea Buzës, e cila është angazhuar të kontribuojë me produkte mbrojtëse si maska dhe veshje të dorezave të dyerve për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Për të rritur angazhimin qytetar dhe kreativitetin e tyre, Dea në kuadër të kësaj nisme ka shpallur konkursin ‘DO-it/PRODUCE-IT’ – ‘BËJE/Prodhoje. Konkursi do të qëndrojë i hapur deri me datën 26 Tetor 23:59. Për të mësuar më shumë rreth këtij konkursi lexo artikullin më poshtë ose kliko KËTU

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #ReagimiShpejtë #DeaBuza #FaceshieldMasks #SDC

KONTEKSTI

Virusi COVID-19 bazuar në të dhënat e OBSH është përhapur në 200 vende në të gjithë botën, duke infektuar mbi 29,000,000 persona dhe ka kushtuar më shumë se 900000 jetë[1]. Ky është një virus që infekton rrugët e frymëmarrjes dhe transmetohet përmes grimcave të pështymes, tështimave dhe kollitjes si edhe nga prekja e sipërfaqeve të kontaminuara. Virusi është përhapur edhe në Shqipëri, ku sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka infektuar 11816 vetë dhe shkaktuar 343 fatalitete në periudhat Mars-Shtator[2]. Shumë pacientë kanë nevojë për shtrimin në spital. Për shkak të natyrës së COVID-19, pajisjet mbrojtëse personale (PPE) siç janë maska për fytyrën, doreza, syze dhe veshje mbrojtëse, janë thelbësore për punonjësit e spitaleve. Mungesa e këtyre pajisjeve rrit mundësinë e shpërndarjes së virusit tek stafi mjekësor. Për shembull, dorezat tradicionale të dyerve kërkojnë përdorimin e duarve për hapjen e tyre. Në rast të kontaminimit të një prej dorezave të dyerve, ajo mund të kthehet në burim infektimit për shumë të tjerë. Maskat të cilat mbulojnë gojën dhe pjesën e hundës, mbrojnë stafin mjekësor nga shpërndarja e virusit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga spërklat e pështymës ose nga rrugët respiratore, por ato nuk arrijnë të mbulojnë të gjithë pjesën e fytyrës. Në këtë rast, përdoret një tjetër pajisje mbrojtëse, e quajtur maskë mbrojtëse linjës së dytë (face shield) e cila garanton mbulimin e gjithë fytyrës. Fatkeqësisht, pandemia ka shkaktuar një vonesë në prodhim, kështu që furnizimi i spitaleve me PPE është i vështirë. Në përballje me këtë krizë, kompani dhe individë të ndryshëm kanë marrë nisma solidare për të mbështetur spitalet. Një ndër alternativat më të përhapura është nëpërmjet printerave 3D. Një ndër këto nisma është FaceShieldMask Albania e mbështetur nga Leviz Albania. FaceShieldMask Albania synon prodhimin e 1000 Maskave dhe 500 mbështetëse për hapjen e dyerve. Synimi i nismës është edhe rritja e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore në teknologjinë e printimit 3D, si dhe përfshirja e grupeve të ndryshme të aktorëve, veçanërisht të rinjve, në prototipizimin dhe krijimin e pajisjeve të reja të cilat mund të printohen me printer 3D.

KONKURSI

Në kërkesë dhe për ti ardhur në ndihme sa më shumë në këtë situatë, dhe për të promovuar kreativitetin, FaceShieldMask Albania ju fton që të merrni pjesë në konkursin e ‘DO-it/PRODUCE-IT’ – ‘BËJE/Prodhoje. Organizimi i konkursit për dizajnimin e produkteve inovatore të printueshme me printer 3D në fushën e mjekësisë. Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup. Fillimisht do të ketë një periudhë regjistrimi prej 4 javësh. Më pas, me pjesëmarrësit do të zhvillohet një ëebinar online, ku do të jepen informacione të ndryshme nga organizatorët. Do të kërkohet dhe një përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë të zhvillojë një prezantim të shkurtër për të ndihmuar me nevojat e stafit mjekësor. FaceShieldMask Albania ju fton të merrni pjesë në konkursin e hapur rajonal për zgjidhje inovative për t’ju ardhur në ndihmë institucioneve shëndetësore dhe arsimore shqiptare. Ky konkurs mbështetet nga Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Thirrja fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat të grupmoshave nga 18 deri në 35 vjeç të profesioneve të ndryshme si: dizenjues, arkitektë, mekanik, inxhinierë etj. të japin një zgjidhje kreative me anë të një objekti të përditshmërisë që të ju vijë në ndihmë institucioneve dhe stafeve mjeksore në luftën kundër Covid-19.

PËRZGJEDHJA E FITUESVE Të gjithë pjesëmarrësit konkurojnë me propozime për një objekt/pajisje të printueshme me printer 3D dhe në funksion të ekipeve mjekësre ose institucioneve arsimore. Objektet e krijuara/prototip duhet të jenë të përmasave 20 x 20 cm ose më të vogla, dhe të mendohen si objekte për printim 3D. Tre (3) idetë e propozuara dhe të vlerëesuara si më të mirat do përzgjidhen nga një juri lokale. Tre projektet më të mira do të printohen nga grupi i FaceShieldMask. Me tej do mbështeten për ta zhvilluar si objekt në të ardhmen që të vijë në ndihme spitaleve dhe institucioneve arsimore.

KRITERET E KUALIFIKIMIT

• Origjinaliteti i objektit;

• Kreativiteti;

• Zgjidhja teknike e objektit;

• Materialiteti; • Kostoja e prodhimit;

AFATET

• Hapja 21/09/2020;

• Webinar me pjësmarrësit [pyetje-përgjigje]; 8-9 tetor;

• Mbyllja 26/10/2020, ora 23.59;

NIS ZBATIMI I 40 PROJEKTEVE TË THIRRJES 6

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga konsorciumi i organizatave “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit”,  zhvilloi ceremoninë e shpalljes së projekteve fituese të Thirrjes Nr.6 për aplikime. 40 aplikantët e kualifikuar për këtë fazë tashmë do të nisin zbatimin e ideve të tyre të përkthyera në projekte konkrete, përmes të cilave do të synojnë të përmirësojnë dhe forcojnë demokracinë në nivel vendor, ndikojnë në performancën e qeverisjes vendore, duke rritur transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e të zgjedhurve vendor.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi

Thirrja për Aplikime numër 6-të solli pranë LevizAlbania, 379 ide të gjeneruara prej organizatave të shoqërië civile, individëve dhe grupimeve informale. 129 prej këtyre ideve u kualifikuan për fazën e Konkursit të Ideve, ku aplikantët prezantuan publikisht, përpara Bordit të Granteve, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile, iniciativat e ideuara prej tyre, qëllimin dhe mënyrën e realizimit.

Bordi i Granteve, bazuar në vlerësimin e impaktit dhe ndryshimit të prekshëm që duhet të sjellin projektet e mbështetura nga LevizAlbania, kualifikoi për në fazën e projekt-propozimit të plotë 63 aplikime, duke i dhënë mundësinë e hartimit të projektit të plotë, fazë kjo jo përfundimtare. Prej 63 projekt-propozivimeve të plota, përsëri Bordi i Granteve, kualifikoi për në fazën e zbatimit konkret të idesë 40 projekte, të cilat u prezantuan për publikun në Ceremoninë e Shpalljes së Fituesve të Thirrjes Nr.6.

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur  për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi, në cilësinë e Kryetarit të Konsorciumit të Organizatave që zbatojnë projektin LevizAlbania, gjatë fjalës përshëndetëse në këtë ceremoni vlerësoi energjinë e organizatave dhe aktorëve të shoqërisë civile të cilët në thirrjen numër 6-të përmes numrit të lartë të aplikimeve treguan edhe njëhëre nevojën për të kontribuar në forcimin e demokracisë vendore. “Thirrja e 6-të e projektit, që shënoi dhe nisjen e fazës së re, tregoi se në çdo cep të vendit, ka ende nevojë për të reaguar në forcimin e demokracisë vendore. 379 aplikimet e mbërritura pranë projektit, të cilat erdhën nga 60 bashki të vendit, janë një sinjal i fortë i faktit se LevizAlbania ja ka dalë të ndezë shkëndijat e aktivizmit dhe aksionit komunitar edhe në zonat më të thella të vendit, dhe njëkohësisht të jetë një projekt ambicioz, i besueshëm dhe që synon të sjellë ndryshimin e vertëtë, atë që ndikon në jetën e qytetarit të thjeshtë”, u shpreh Z. Dobrushi.

Shefja e Sektorëve të Qeverisjes dhe Shëndetësisë në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, Znj. Chantal Nicod, përgëzoi fituesit e Thirrjes Nr.6, duke vlerësuar fillimisht rolin e projektit LevizAlbania. “Ne jemi shumë të lumtur kur shohim se LevizAlbania është kthyer në një program të mirënjhohur dhe të besushëm për shumë qytetarë të këtij vendi. Numri i lartë i aplikimeve (379) në thirrjen e fundit ishte një shenjë e qartë e këtij fakti”, u shpreh Znj. Nicod

Duke vlerësuar rolin e individëve në projektin LevizAlbania dhe numrin e lartë të tyre në Thirrjen Nr.6, Znj. Nicod u shpreh: “Ne besojmë fortë në mundësine e qytetarëve që kthehen në agjentë ndryshimi për shoqërinë e tyre. Ambasada e Zvicrës në Tiranë do të jetë advokuese e fortë e rritjes së mbështetjes së tyre kapilare, duke i vendosur individët dhe grupimet e tyre në qendër të LevizAlbania dhe mundësive të tjera”, tha ajo.

Më pas grantmarrësit e rinj të Thirrjes Nr.6 sollën për të pranishmit “historinë” e angazhimit të tyre në kauzat që i kanë shqetësuar ata si individ, grupe informale apo organizata jo-fitimprurëse.

40 projektet fituese të thirrjes së 6-të të projektit LevizAlbania, që nisin tashmë fazën e zbatimit në terren mbulojnë 31 bashki të vendit me nisma që targetojnë dhe synojnë të përmirësojnë sektorë si: strehimi social, transporti publik, infrastruktura shkollore, menaxhimi i mbetjeve, ndriçimi publik e deri tek forcimi i mbrojtjes për grupet vulnerabël, rritjen e aktivizimit, forcimin e të rinjve, garantimin e aksesit për personat me aftësi të veçanta, etj.

Më shumë informacion mbi 40 projektet fituese të Thirrjes Nr.6 e gjeni KËTU.

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja6 #Angazhohu

Për më shumë informacion vizitoni www.levizalbania.al ose na ndiqni në median sociale @LevizAlbania

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=80#sigProId34c43b8fd8

Sesioni Orientues me Fituesit e Thirrjes Nr:6

Sesioni Orientues me Fituesit e Thirrjes Nr:6

DSC02569 2

LevizAlbania shpalli Thirrjen për Aplikime nr. 6 në 27 Shtator 2019 deri më 21 Tetor 2019. Në këtë thirrje u paraqitën 379 aplikime nga organizata të shoqërisë civile, individë dhe grupe informale. Në kuadër të kësaj thirrje u organizuan tre Konkurse të Ideve, në të cilat u prezantuan 129 aplikantë me projektet e tyre. Prej këtyre, Bordi i Granteve të LA miratoi për të kaluar në fazën e projekt propozimeve të plota 63 aplikantë. Vlerësimi në këtë fazë u krye nga LA dhe Bordi i Granteve i cili në përfundim të procedurave miratoi 41 nga 63 projektet. Me grantmarrësit fitues, LevizAlbania organizon sesionet udhëzuese, në të cilat grantmarrësit informohen në mënyrë të detajuar mbi çështje të ndryshme të menaxhimit të grantit.

Grantmarrësit u informouan mbi rregullat e zbatimit të kontratës së grantit. Grantamrrësit e pranishëm u prezantuan edhe projektet me vlerë të shtuar që zbatohen nga anëtarët e Konsorciumit të LA (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Ndryshim dhe Co-Plan Instituti për Zhvilimin e Habitatit) që shërbejnë si mbështetje për nismat e ndryshme të grantmarrësve:

  1. Klinikat Ligjore;
  2. Platforma mbi financat vendore financatvendore.al;
  3. Mbështetja për rrjetëzim dhe mundësi për coaching;
  4. portavendore.al;

40 projektet fituese të Thirrjes Nr.6 nisin tashmë fazën e implementimit duke synuar forcimin e demokracisë vendore, rritjen e aktivizmit qytetar dhe njëkohësisht duke sjell ndryshimin e prekshëm në qeverisjen vendore, duke rritur transparencën, llogaridhënien, përfshirjen në proceset vendimmarëse, etj.

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshmin #Thirrja6

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=80#sigProId4c749a5acc

 

 

LEVIZALBANIA – Call for Consultancy (EXTENDED DEADLINE)

LEVIZALBANIA – Call for Consultancy (EXTENDED DEADLINE)

LA Call for Consultancy2

LevizAlbania is the Local Democracy project of the Swiss Agency of Development and Cooperation (SDC) implemented by a consortium of (i) Open Society Foundation for Albania (OSFA), (ii) Partners Albanian and (iii) Co-Plan. Since 2015 LevizAlbania has contributed to enhancing local democracy, through grants for Non-for-Profit Organizations (NPOs), informal groups, and citizens, supporting their demand for transparent and accountable local governance, and efficient public services. In Phase II LevizAlbania continues to support civic actors countrywide, including women and youth, through a bottom-up approach. The project supports coalition-building to incite structural and systemic change at local and national level and promote positive practices in support of local democracy. The project uses media as an advocacy tool to amplify the demands of stakeholders. Synergies with other SDC and donor projects maximize results of the support provided to Albanian good governance at local level.

Overall Objective: Contribute to improved evidence-based decision-making in supporting local democracy, civic engagement and activism in Albania.

This consultancy will aim to inform key decision-making of LevizAlbania Consortium, SDC and other donors in Albania, by providing evidence to better support local democracy, civic engagement and activism.

 

Specific Objective 1:  To conduct grants external evaluation (Call for Applications nr. 6 and Rapid Response)

 

The grants external evaluation will provide an overall assessment of the projects implemented through grants awarded in Call for Applications Number 6 and Rapid Response during the first year of the Phase II of Leviz Albania.

The grants external evaluation will be implemented with the expectation that it will contribute to assessing the Outcomes, Results and Outputs of Leviz Albania, identifying challenges of implementation as well as evidencing key lessons learned.  The grants external evaluation will generate and share recommendations for any follow up of Leviz Albania, Consortium and/or SDC to improve the future interventions and strategies.

The grants external evaluation will serve the dual and mutually reinforcing purposes of accountability and learning.  For accountability, the evaluation will assess, and report on, the performance and results achieved (intended or unintended, positive or negative).  For learning, the evaluation will determine the reasons why, and how, certain results occurred the way they did, draw lessons and derive good practices with pointers for learning from them.  Lessons learnt from this final evaluation are intended to be utilized to refine and improve the implementation of future activities of Leviz Albania.  Although both elements of accountability and learning are to be assessed, the emphasis in this evaluation is to be on learning.

The grant external evaluation should be aligned with the standard evaluation dimensions of relevance, efficiency, effectiveness, impact and sustainability.  The three primary objectives are to: (i) Assess the relevance, efficiency, effectiveness, and sustainability of the grant projects; (ii) gather evidence on the Leviz Albania performance and lessons learned; and (iii) Provide recommendations for improving, if necessary, and for replicating good practices.  Specifically, the evaluation should:

  • Assess the achievements of the grant projects vis a vis the project overall objectives and expected results as foreseen in the Project document and yearly work plan and log frame
  • Review the effectiveness of the grant project interventions
  • To assess the relevance of the grant project as according to the Swiss Cooperation Strategy for Albania 2018 – 2021 and Project Document of Leviz Albania Phase II.
  • To assess the possible impact and sustainability of grant interventions
  • To assess the efficiency of resource utilization (human and financial) and project management capacities
  • Identify lessons learned and findings from the grant implementation, draw conclusions and generate recommendations for Leviz Albania
  • Assess and report on:
    • media use by grantees as an advocacy tool
    • gender perspective mainstreaming in grants and effects on reducing gender inequalities
    • use by grantees on the Value-Added Support Services

The evaluation should provide an overall assessment of the 46 grants awarded during year 1 of the Phase II of Leviz Albania. These grants had different implementation periods which extended from February 2020 to April 2021, including projects in 31 municipalities and 5 National Projects.

Specific Objective 2: To conduct an assessment of experiences supporting individuals and informal groups through grant schemes and coaching

The selected consultant is expected to design and lead the conduction of a rigorous assessment of experiences in supporting individuals and informal groups through grant schemes and coaching

The experience assessment should aim to consolidate and disseminate knowledge on if and how the support provided so far to individuals and informal groups (by Leviz Albania but not only) achieves to sustainably increase the activism level by creating a higher number of active citizens.

Specific Objective 3: To develop a tracer system for periodical analysis and coaching of individuals, informal groups and civil society actors

In close collaboration with Leviz Albania, the selected consultant should design and implement a tracer system for periodical analysis and coaching of individuals, informal groups and civil society actors supported with grants. The periodic tracing and analysis of grantees should allow Leviz Albania to improve the ongoing support it provides.

In pursuing these objectives, the selected consultant is expected to maintain a gender equality perspective, complying with the Gender Mainstreaming Policy of Leviz Albania.

The Consultancy should be finalized within a period of 13 months starting from 1st October 2020 to 31st December 2021. A total of 56 working days are estimated for this assignment.

Interested candidates should present:

  • A technical offer (max. 10 pages) comprising:
  • Proven understanding of the objective of the evaluation and the Terms of Reference (ToR);
  • Brief description of the methodology and tools proposed;
  • A chronogram showing details for the realization of each of the phases under each Specific Objective.
  • A financial offer (Cost breakdown)
  • An updated CV
  • At least one previous evaluation report
  • Contacts of 3 references

Applicants should send the complete documentation in electronic form to Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., by September 23th, 2020.

 

For any inquiries please contact LevizAlbania by email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

1. Cost Break Down Template

2. Terms of Reference

Thirrja Nr.6 - Të kualifikuarit nga Konkurset e Ideve (LISTA E PLOTË)

LevizAlbania zhvilloi maratonën e konkurseve të ideve në kuadër të Thirrjes për Aplikime Nr.6. Në thirrjen Nr.6 mbërritën 379 nisma dhe ide të gjeneruarar nga aktorët e shoqërisë civile, grupet informale dhe indivdët e angazhuar për të forcuar demokracinë vendore, përmirësuar qeverisjen lokale përmes aksionev konkrete që sjellin ndryshimin e prekshëm për komunitetet dhe shoqërinë e vendit.

128 koncept ide u kualifikuan për në fazën e konkurseve të ideve të cilat u zhvlluan në qytetin e Tiranës, Elbasanit dhe Korçës.

Bordi i Granteve i përbërë nga Kryetari Z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe Znj. Venera Hajrullahu, ish-Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Kosovar për Shoqërinë Civile, Znj. Jehona Gjurgjeala, Drejtore Ekzekutive e organiztës TOKA (Prishtinë) Znj. Edlira Kasaj, ish-Drejtoreshë e Përgjithshmë e Qendrës për Inovacion “PROTIK“, gazetari i mirënjohur Z. Armand Mero dhe gazetari nga Maqedonia e Veriut Z. Nazim Rashidi, për më tre ditë konsekutive dëgjuan prezantimet e aplikantëve dhe në përfundim të Konkurseve të Ideve, shpallën të kualifikuarit për në fazën pasardhëse, atë të hartimit të projekt propozimit të plotë, fazë e cila do të kalojë sërish për vlerësim në Bordin e Granteve të LevizAlbania. Në të tre konkurset e ideve ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ambasadës Zvicereane të cilët ndoqën nga afër prezantimet e aplikantëve të përzgjedhur për këtë fazë nga projekti LevizAlbania.

Konkurset e Ideve janë një risi e LevizAlbania përmes të cileve aktorët e shoqërisë civile jo vetëm mbrojnë idenë e tyre dhe arsyet e ndërhyrjes, por këto ide bëhen publike dhe për organizatat e shoqërisë civile të pranishme në Konkurs si dhe transmetohen maratonë drejtpërdrejtë në median sociale të projektit LevizAlbania duke i dhënë një peshë specifike transparencës dhe konkurueshmërisë midis ideve.

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe “Co-PLAN Instituti I Habitatit”. LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes agazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, individëve dhe grupeve informale të cilët angazhohen për tu bërë aktorë ndryshimi në komunitet. 

Lista e plotës e koncept ideve të kualikifuara për në fazën pasardhësë të Hartimit të Projekt Propozimit të Plotë.

Të kualifikuarit e Konkursit të Ideve në qytetin e Korçës:

  • Nisma e Luleve
  • Hapësira Kulturore “Uzina” 
  • Instituti për Konsulencë në Marketing dhe Menaxhim
  • Citizens Channel
  • Shoqata Kulturore Shqiptare Ress-Egnatia
  • Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome
  • Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore
  • EuroPartners Development
  • Qendra “Blegtoria dhe Zhvillimi Rural” (BZHR)
  • Instituti për Zhvillim dhe Inisiativa Qytetare
  • Instituti për Studimet Publike & Ligjore
  • New Bridges Berat
  • Insituti Shqiptar i SME-ve - SME Albania
  • Qendra ResPublica
  • Qendra Fokus
  • Sustaining Inclusive Growth
  • European Youth Association
  • Partnerë për Femijët

Të kualifikuarit e Konkursit të Ideve në qytetin e Elbasanit: 

  • Qendra Agenda
  • Durresi Aktiv
  • Grupi ATA
  • Together Foundation / Fondacioni së Bashku
  • Qendra Shqiptare për Qeverisje Mjedisore (ACEG)
  • Milieukontakt Albania
  • Vizion Gruaje
  • Qendra STEPS
  • Levizja MJAFT!
  • Tamam Albania / Bordi Rinor Këshillimor Vorë
  • Qendra Youth Act
  • Qendra Faktoje
  • Qendra Ballkanike për Bashkepunim dhe Zhvillim
  • Të Rinjte për Kulturën
  • LYONET
  • ABC Tirana Club
  • Qendra për Kërkime Historike dhe Antropologjike (QKHA)
  • Assist Albania
  • Qëndresa Qytetare

Të kualifikuarit e Konkursit të Ideve në qytetin e Tiranës: 

  • Shoqata Lëvizja për Zhvillimin e Turizmit Ksamil
  • Qendra Konsumatori Shqiptar
  • Klubi Social Rinor
  • Çobanët e Kelmendit
  • Shoqata Green Centre Albania (GCA)
  • Bicycle Durrës
  • Qendra e Këshillimit të Grave dhe Shërbimeve Sociale në Kukës
  • TID Kruja
  • Qendra Agritra -Vizion
  • Shoqata “Qendra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” Fushë-Arrëz – QSNNN
  • Për ju nëna dhe fëmijë

Individët e kualifikuar në kuadër të Thirrjes Nr.6:

  • Ina Majko
  • Livia Kreko
  • Nikola Gjika
  • Anita Zela
  • Noljan Lole
  • Raxhi Rakipi
  • Lusjen Koci 
  • Pellumb Gjini
  • Spartak Dikellari
  • Behar Dema
  • Elberta Baçuku
  • Dritan Kurti 
  • Aurora Konomi 
  • Albana Nuredini
  • Xhenis Kryekurti

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #Thirrja6 #KonkursiIdeve #OSFA #PartnersAlbania #CoPLAN #SDC

THIRRJE PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE

GS Cover

LevizAlbania projekti i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, i zbatuar nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – OSFA”, “Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Bashkëpunim” si dhe  “Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, shpall Thirrjen për Aplikime për Grante Strategjike.

Duke synuar fuqizimin e aktorëve të shoqërisë civile në nivel vendor për të kërkuar qeverisje më të mirë vendore, LevizAlbania shpall Thirrjen për Aplikime në Instrumentin e Granteve Strategjike dhe fton Organizatat Jofitimprurëse të interesuara të angazhohen për të kontribuar në drejtimet dhe objektivat e përcaktuara në këtë Thirrje.

Të gjitha Organizata Jofitimprurëse, që janë të interesuar të aplikojnë pranë LevizAlbania janë të lutur që për çdo informacion apo paqartësi të na shkruajnë në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 67 603 6732.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj thirrje jeni të lutur të lexoni me kujdes UDHËZUESIN E THIRRJES PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE.

Për të aplikuar do të duhet të plotësoni të gjitha dokumentacionin e kërkuar nga LevizAlbania të cilin e gjeni të listuar më poshtë:

1.Udhëzuesi i Thirrjes për Aplikime - Grante Strategjike

2.Formulari i Projekt Propozimit Grante Strategjike

3.Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt Propozimit të Plotë

Aneks 1 Formulari i Buxhetit për Projektin e Propozuar

Aneks 2 Kalendari i Aktiviteteve të Planifikuara për Zbatimin e Projektit

Aneks 3 Kuadri Logjik i Rezultateve

Aneks 4 Lista e Dokumentave Shoqëruese të Projekt Propozimit të Plotë

Aneks 5 Udhëzues për Aplikantët mbi Perspektivën Gjinore

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #ThirrjePerAplikime #GranteStrategjike

Takimi përmbyllës - “Arti dhe Rinia një binom që mund kotësinë”

Të rinjtë advokuan në Bashkinë Lushnje për më shumë politika rinore

Më mbështetjen e LevizAlbania, organizata “Mendime dhe Inisiativa të Lira“ zbatoi projektin “Rinia I njeh dhe di si ti kërkojë të drejtat qytetare”. Një projekt qe organizata e ideoi dhe zbatoi bashkarasisht me të rinjtë nga qyteti i Lushnjes për 12 muaj duke fuqizuar aktivizmin rinor të cilët nëpërmjet aktiviteteve kulturore, ekzpozitave fotografike dhe shfaqjeve teatrale ngritën zërin dhe advokuan për orientimin rinor të buxhetit të bashkisë, si e vetmja mundësi për të garantuar prosperitet dhe mirëqënie për brezin e ri të qytetit të Lushnjes.

Një BRAVO e madhe për zbatuesit e projektit dhe për të rinjtë energjikë të qytetit të Lushnjes.

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=80#sigProId1c330001a8

 

TË KUALIFIKUARIT PËR NË KONKURSIN E IDEVE 6

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit“, shpall koncept-idetë e kualifikuara për në fazën e konkurseve të ideve.

LevizAlbania, është projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen lokale përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile, qytetarëve aktiv dhe grupimeve komunitare, të cilët përmes ideve të gjeneruara prej tyre synojnë të ushtrojnë presion ndaj institucioneve vendore për më shumë transparencë, llogaridhënie, përgjegjshmëri dhe përfshirje në proceset vendimmarëse.

Thirrjes për Aplikime Nr. 6, aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale iu përgjigjën me 379 aplikime në total, prej të cilave 226 Oganizata Jo Fitimprurëse, 122 individë dhe 31 grupe informale, duke mbuluar 60 nga 61 bashki të vendit. Thirrja për Aplikime Nr. 6 pati tre drejtime, përmes të cilave, projekti LevizAlbania synon zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të demokracisë vendore.

Në këtë kuadër, pas një vlerësimi bazuar në kriterët e vlerësimit të publikuar në Udhëzuesin për Aplikime të Thirrjes Nr. 6, LevizAlbania prezanton Organizatat Jo Fitimprurësë, Individët dhe Grupet Informale të cilët kalojnë në fazën e Konkursit të Ideve.

Konkurset e Ideve, një risi dhe veçori e projektit LevizAlbania, do t‘i japë mundësinë aplikantëve të kualifikuar të prezantojnë përpara Bordit të Granteve, idenë e tyre, nevojën për zbatimin e saj, risitë që sjellin për qytetarët dhe komunitetin.

LevizAlbania do të zhvillojë tre Konkurse të Ideve, në tre qytete të ndryshme të vendit, përkatësisht:

  • Datë 11 Dhjetor 2019 – Në qytetin e Tiranës
  • Datë 12 Dhjetor 2019 – Në qytetin e Elbasanit
  • Datë 16 Dhjetor 2019 – Në qytetin e Korçës

LevizAlbania, vijon të mbetet projekti që mbështet aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale që angazhohen për të forcuar demokracinë vendore përmes nismave qytetare  që gjenerojnë aksion dhe mobilizim qytetar dhe ndikojnë në përmirësimin e qeverisjes vendore duke patur në fokus qytetarët.

LISTA E APLIKANTËVE TË KUALIFIKUAR NË KONKURSIN E IDEVE - THIRRJA 6

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #Thirrja6 #KonkursiIdeve

PROJEKTET FITUESE TË THIRRJES NR 6 NISIN ZBATIMIN

PROJEKTET FITUESE TË THIRRJES NR 6 NISIN ZBATIMIN

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga konsorciumi i organizatave “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, zhvilloi ceremoninë e shpalljes së projekteve fituese të Thirrjes Nr.6 për aplikime. 40 aplikantët e kualifikuar për këtë fazë tashmë do të nisin zbatimin e ideve të tyre të përkthyera në projekte konkrete, përmes të cilave do të synojnë të përmirësojnë dhe forcojnë demokracinë në nivel vendor, ndikojnë në performancën e qeverisjes vendore, duke rritur transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e të zgjedhurve vendor. Thirrja për Aplikime numër 6-të solli pranë LevizAlbania, 379 ide të gjeneruara prej organizatave të shoqërië civile, individëve dhe grupimeve informale. 129 prej këtyre ideve u kualifikuan për fazën e Konkursit të Ideve, ku aplikantët prezantuan publikisht, përpara Bordit të Granteve, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile, iniciativat e ideuara prej tyre, qëllimin dhe mënyrën e realizimit. Bordi i Granteve, bazuar në vlerësimin e impaktit dhe ndryshimit të prekshëm që duhet të sjellin projektet e mbështetura nga LevizAlbania, kualifikoi për në fazën e projekt-propozimit të plotë 63 aplikime, duke i dhënë mundësinë e hartimit të projektit të plotë, fazë kjo jo përfundimtare. Prej 63 projekt-propozivimeve të plota, përsëri Bordi i Granteve, kualifikoi për në fazën e zbatimit konkret të idesë 40 projekte, të cilat u prezantuan për publikun në Ceremoninë e Shpalljes së Fituesve të Thirrjes Nr.6. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi, në cilësinë e Kryetarit të Konsorciumit të Organizatave që zbatojnë projektin LevizAlbania, gjatë fjalës përshëndetëse në këtë ceremoni vlerësoi energjinë e organizatave dhe aktorëve të shoqërisë civile të cilët në thirrjen numër 6-të përmes numrit të lartë të aplikimeve treguan edhe njëhëre nevojën për të kontribuar në forcimin e demokracisë vendore. “Thirrja e 6-të e projektit, që shënoi dhe nisjen e fazës së re, tregoi se në çdo cep të vendit, ka ende nevojë për të reaguar në forcimin e demokracisë vendore. 379 aplikimet e mbërritura pranë projektit, të cilat erdhën nga 60 bashki të vendit, janë një sinjal i fortë i faktit se LevizAlbania ja ka dalë të ndezë shkëndijat e aktivizmit dhe aksionit komunitar edhe në zonat më të thella të vendit, dhe njëkohësisht të jetë një projekt ambicioz, i besueshëm dhe që synon të sjellë ndryshimin e vertëtë, atë që ndikon në jetën e qytetarit të thjeshtë”, u shpreh Z. Dobrushi. Shefja e Sektorëve të Qeverisjes dhe Shëndetësisë në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, Znj. Chantal Nicod, përgëzoi fituesit e Thirrjes Nr.6, duke vlerësuar fillimisht rolin e projektit LevizAlbania. “Ne jemi shumë të lumtur kur shohim se LevizAlbania është kthyer në një program të mirënjhohur dhe të besushëm për shumë qytetarë të këtij vendi. Numri i lartë i aplikimeve (379) në thirrjen e fundit ishte një shenjë e qartë e këtij fakti”, u shpreh Znj. Nicod Duke vlerësuar rolin e individëve në projektin LevizAlbania dhe numrin e lartë të tyre në Thirrjen Nr.6, Znj. Nicod u shpreh: “Ne besojmë fortë në mundësine e qytetarëve që kthehen në agjentë ndryshimi për shoqërinë e tyre. Ambasada e Zvicrës në Tiranë do të jetë advokuese e fortë e rritjes së mbështetjes së tyre kapilare, duke i vendosur individët dhe grupimet e tyre në qendër të LevizAlbania dhe mundësive të tjera”, tha ajo. Më pas grantmarrësit e rinj të Thirrjes Nr.6 sollën për të pranishmit “historinë” e angazhimit të tyre në kauzat që i kanë shqetësuar ata si individ, grupe informale apo organizata jo-fitimprurëse. 40 projektet fituese të thirrjes së 6-të të projektit LevizAlbania, që nisin tashmë fazën e zbatimit në terren mbulojnë 31 bashki të vendit me nisma që targetojnë dhe synojnë të përmirësojnë sektorë si: strehimi social, transporti publik, infrastruktura shkollore, menaxhimi i mbetjeve, ndriçimi publik e deri tek forcimi i mbrojtjes për grupet vulnerabël, rritjen e aktivizimit, forcimin e të rinjve, garantimin e aksesit për personat me aftësi të veçanta, etj. Më shumë informacion mbi 40 projektet fituese të Thirrjes Nr.6 e gjeni KËTU. #LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja6 #Angazhohu Për më shumë informacion vizitoni www.levizalbania.al ose na ndiqni në median sociale @LevizAlbania

Fotogaleri – Të rinjtë e qytetit të Lushnjes kërkojnë ngritjen e Qendrës Rinore përmes artit

Organizata “ Mendime dhe Inisiativa te Lira“ zhvilloi aktivitetin e radhës në kuadër të projektit të mbështetur nga LevizAlbania. Të rinjtë prezantuan punimet e tyre në hollin e Pallatit të Kulkturës “Vaçe Zela“ duke kërkuar në këtë formë përfshirjen në Buxhetin e vitit 2019 nga Bashkia e Lushnjes të ngritjes së Qendrës Rinore, ku ata të kenë mundësi të zhvillojnë aktivitete kulturore dhe artisitike.

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=80#sigProId0dec9c67f8

Devijimi i lumenjve të Matit për interesa të HEC-ve dënon me thatësi fshatrat malorë

Devijimi i lumenjve të Matit për interesa të HEC-ve dënon me thatësi fshatrat malorë

Pëgatiti: Fatjona Mejdini

Gjatë dy muajve të pandemisë si pasojë e COVID-19, banorët e fshatrave të thellë malorë të njësisë administrative Derjan dhe Rukaj në Bashkinë e Matit ndërprenë protestën e nisur që në janarin e vitit 2019 kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve që e marrin ujin nga kjo zonë.

Por kompania Seka Hydropower sh.p.k., e cila në tetor të vitit 2018 ka marrë të drejtën nga Këshilli Kombëtar i Territorit për të ndërtuar hidrocentralet e Sekës dhe Zajsit në zonën malore të Bashkisë së Matit dhe asaj të Mirditës, vijoi e pashqetësuar punën.

Në fund të majit gjithsesi, kur liria e lëvizjes u rikthye, një përfaqësi e banorëve të zonës mbërritën në fshatin Melth dhe Zall-Gjoçaj për t`u përballur me ekskavatorët e kompanisë, të cilët vijonin punën të pashqetësuar. Në emër të ndërtimit të hidrocentraleve ata tashmë kishin prishur një pjesë të peizazhit të zonës dhe ndotur përroin që buron nga fshati Zall-Gjoçaj - pjesë e Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

Melthi dhe Zall-Gjoçaj janë fshatra të vegjël malorë në brigjet e këtij përroi, ku historikisht buron uji i maleve, të cilin banorët e përdorin për ta pirë, ushqyer bagëtinë dhe peshkuar troftë.

Si pasojë e ndërtimit të dy hidrocentraleve, duke shfrytëzuar degët e lumenjve Urak dhe Zalli i Melthit, jo vetëm këto dy fshatra, por edhe të tjerë, si ai i Rukajt, Prellit, Rremullit, Derjanit, Urxallës, Bardullejit, Dukagjinit, Gjoçajt, Lamit të Madh, rrezikojnë të humbasin burimet e tyre ujore. Ndërkaq nga ky projekt preket dhe njësia administrative Selitë në Bashkinë e Mirditës, duke përllogaritur se afërsisht 20 fshatra në të dyja bashkitë janë të rrezikuar të dënohen me thatësirë.

Në mënyrë që uji i lumenjve të shkojë në turbinat e hidrocentraleve që po ndërtohen, kompania është duke futur segmente të degëve të tyre nëpër tuba, duke i transferuar ato përmes tuneleve, duke e devijuar kështu rrjedhën natyrale të ujit dhe dënuar banorët me thatësi.

Adem Gjikola nga fshati Gjoçaj prej 15 vitesh merret me rritjen e bletëve, të cilat mund të ushqehen me mbi 200 llojet e bimëve mjekësore që gjenden në malet përreth.

Por, sipas tij, gjelbërimi i të gjithë zonës do të thahet nga futja e ujit nëpër tuba dhe ata, jo vetëm nuk mund të zhvillojnë më aktivitetet që iu sigurojnë jetesën, por do të detyrohen të shpërngulen nga zona.

“Ndikimi i hidrocentraleve është i tmerrshëm, sepse do të thahet natyra, sepse nga këta lumenj avullon uji në natyrë dhe gjelbëron gjithë vendin. Pa ujë, jo vetëm bleta që nuk jeton, por dhe jetët tona këtu vendosen në pikëpyetje”, - thekson ai.

Sipas tyre, protesta dhe ndalimi me forcë i punimeve është e vetmja rrugë që iu ka mbetur për të rezistuar. Të gjitha institucionet vendimmarrëse i kanë hapur rrugë ndërtimit të këtyre dy hidrocentraleve që pritet të prodhojnë së bashku 14,926 KW energji.

Kjo nismë gjithashtu mbështetet edhe nga Bashkia e Matit.

Të ndodhur përpara kësaj situate, banorët kanë bërë një padi pranë Gjykatës Administrative në Tiranë për të anuluar ngritjen e hidrocentraleve, e cila është ende duke u shqyrtuar.

Në të banorët theksojnë se nuk janë konsultuar nga kompania për ndërtimin e kësaj vepre dhe se ajo shkon në kundërshtim me interesat e tyre. Në nëntor të vitit 2019 kjo gjykatë rrëzoi kërkesën e banorëve të zonës për ndalimin e punimeve të firmës deri në vendimin final.

Mes ujit, pa ujë

Për të mbërritur në fshatrat malorë të njësisë administrative të Derjanit në skajet e Bashkisë së Matit, kufizuar nga bashkitë e Mirditës dhe Dibrës, nuk është e lehtë.

Rruga e shtruar arrin deri në fshatin Shqefën, 20 kilometra në veri të qytetit të Burrelit.

Nga aty udhëtimi drejt fshatrave Urxallë, Dukagjin, Gjoçaj, Melth dhe Zall-Gjoçaj, që preken më së shumti nga devijimi i rrjedhës së lumenjve, është i mundur vetëm përmes makinave që ecin jashtë rruge.

Rruga përshkohet nga male të larta, gjelbërim i dendur, përrenj të kristaltë dhe fshatra, ku ngrenë kryet kullat 100-vjeçare, tradicionale të zonës.

Izolimi dhe mungesa e infrastrukturës ka bërë që në fillimin e viteve `90 kjo zonë të përballet me një emigrim masiv të banorëve drejt Greqisë dhe Italisë, por po kështu dhe një migrim të brendshëm të tyre drejt zonave periferike të Tiranës, si Kamza.

Por një nga problemet më të mprehta që banorët e kësaj zone kanë hasur është mungesa e ujit. Prej 30 vitesh ata kurrë nuk kanë pasur ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre.

Banorët e fshatrave të Matit të cilët kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të zonës: Foto: Fatjona Mejdini

Ilir Likola nga Dukagjini thotë se e ka kaluar jetën rrugëve të emigracionit, për shkak se fshati i tij nuk ofron asnjë mundësi për jetesë normale.

“Jemi plotësisht të izoluar, pa rrugë, qendër shëndetësore, madje zona as nuk mbulohet nga telefonia celulare. Mospasja e ujit nëpër shtëpi na e bën gjendjen edhe më të vështirë.

Gjithë shpresa jonë ishte të furnizoheshim nga burimi i Zall-Gjoçajt, por tani ai ujë do të kalojë për nevoja të hidrocentraleve”, - thekson ai.

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, e kundërshton këtë qëndrim. Prej kohësh ai është shigjetuar nga banorët e zonës se ka vendosur interesat e kompanisë që do të ndërtojë hidrocentralet e Sekës dhe Zajsit përpara interesave të tyre.

Por Malaj thekson se ndërtimi i këtyre dy hidrocentraleve nuk i pengon planet e Bashkisë së Matit për të ndërtuar një ujësjellës që do ta marrë ujin pikërisht nga burimi i Zall-Gjoçajt.

Sipas tij, ky ujësjellës do të furnizojë rreth 10 mijë banorë në 17 fshatra të njësive administrative Derjan, Rukaj dhe Macukull dhe do t`i sigurojë qytetit të Burrelit po kështu ujë 24 orë pa ndërprerje, nga katër që ka aktualisht.

“Hidrocentralet nuk e dëmtojnë planin tonë për ujësjellësin që tani është në fazën finale dhe do të bëjë të mundur që banorët e këtyre fshatrave pas 30 vitesh të kenë më në fund ujë në shtëpitë e tyre”, - thekson ai.

Kryetari i Bashkisë së Matit thekson se burimi i Zall-Gjoçajt është i pasur me ujë dhe vetëm një pjesë e vogël e tij do të shfrytëzohet nga firma që po ndërton hidrocentralin.

Ëndrra me turizëm

Banorët e zonës refuzojnë ta trajtojnë revoltën e tyre ndaj autoriteteve vetëm si një çështje të furnizimit më ujë të pijshëm. Sipas tyre ndërtimi i hidrocentraleve dëmton potencialin e zonës për të zhvilluar turizmin, nevojat e zhvillimit të bujqësisë dhe rezervën e nevojshme ekologjike që e mban zonën të gjelbëruar.

Agim Koleci, një 52-vjeçar nga fshati Melth, emigroi në vitin `91 drejt Greqisë për të siguruar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët. Pas 17 vitesh emigrimi aty ai u vendos në Kamzë, por gjithmonë me ëndrrën se një ditë do të mund të kthehej për të jetuar në fshatin e tij mes maleve, gjelbërimit dhe ujërave të kristalta.

“Gjyshi im më ka lënë trashëgimi në Melth një kullë të ndërtuar në vitin 1938 dhe vitet e fundit kam menduar ta restauroj dhe ta kthej në bujtinë për pushuesit. Por tashmë ujërat që rrjedhin nga mali në këmbët e fshatit Melth do të futen nëpër tuba dhe zona do të dënohet me vdekje, duke u tharë e mbetur e shkretë”, - thotë ai.

Fshati Zall-Gjoçaj pak metra larg Melthit është shpallur Park Kombëtar i kategorisë së dytë që prej vitit 1996, duke pasur elemente karakteristike të florës pishën dhe arrninë, dhe ato të faunës si ariun, ujkun, kaprollin, shqiponjën dhe gjelin e egër. Në nëntor të vitit 2018, parku i Zall Gjoçajt iu bashkëngjit parkut të Lurës, duke formuar atë që sot quhet Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës i shtrirë mes Bashkisë së Matit dhe asaj të Dibrës me një sipërfaqe prej më shumë se 20 mijë hektarësh.

Por në brendësi të këtij parku kompania Seka Hydropower sh.p.k., ka nisur punimet me ekskavatorë për të devijuar rrjedhën natyrore të ujërave, duke shkaktuar zhveshje të peizazhit dhe ndotje të përrenjve malorë përmes.

Plani i përgjithshëm vendor i Bashkisë së Matit, i miratuar në nëntor të vitit 2017, gjithashtu e konsideron njësinë administrative të Derjanit si të përshtatshme për turizëm, nisur nga monumentet gjeonatyrore, duke përfshirë malet e larta, ujëvarat, kanionet e Flimit dhe të Urakës, deri te monumentet e kulturës, si kullat 100-vjeçare të zonës.

Selman Pasha së bashku me gruan e tij jeton në një kullë 300-vjeçare në fshatin Gjoçaj.

Asnjë prej 12 fëmijëve të tij nuk jeton me të dhe perspektiva e turizmit në zonë është e vetmja shpresë se ata do të kthehen një ditë.

“Me planet e qeverisë për të na marrë ujin për hidrocentrale, jo vetëm që kjo zonë nuk ka asnjë perspektivë për turizëm, por edhe ne do të detyrohemi të largohemi duke e lënë kullën dhe gjithçka tjetër të shkretë”, - thotë ai.

Prej disa vitesh tashmë ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në rrjedhat e lumenjve po shkakton kundërshtim dhe alarm te banorët, të cilët përballen me humbjen e mjeteve të jetesës dhe detyrohen të shpërngulen nga zonat ku kanë jetuar historikisht.

Miratimi dhe ndërtimi masiv i këtyre hidrocentraleve nisi në fund të viteve 2000, por dhe me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama në vitin 2013 licencat për ngritjen e tyre nuk u ndalën.

Në afro gjashtë vite kjo qeveri dha rreth 100 licenca hidrocentralesh të reja, në një kohë kur 60 prej tyre kanë qenë nën 2MW, të konsideruara të paleverdishme për prodhimin e energjisë krahasuar me koston e madhe që shkaktojnë në mjedis.

Në verën e vitit 2018 kryeministri Rama deklaroi se në Shqipëri nuk do të ndërtohen më hidrocentrale të vogla nën 2MW. Pak ditë më parë, gjatë prezantimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës në kaskadën e lumit Drin, Rama përsëriti se HEC-et e vogla në vend kishin qenë një praktikë e dëmshme.

“Ato në shumë raste kanë funksionuar si shushunja që thithin pikërisht gjakun e organizmit të vendit duke lënë shpeshherë toka të tëra pa burimin e nevojshëm ujor, duke lënë shpeshherë komunitete pa mundësinë për të punuar tokën si rezultat i tharjes së burimit, duke bërë dëme të mëdha edhe nga pikëpamja e ekosistemit”, - theksoi ai.

Ajo që kryeministri harroi të theksonte është se këto shushunja janë duke kërcënuar aktualisht jetën dhe të ardhmen e banorëve të Matit dhe Mirditës dhe askush nuk po bën asgjë për ta ndalur këtë shkatërrim.

Prodhimi i energjisë në vend:

Në tremujorin e parë të këtij viti prodhimi neto i energjisë në vend arriti vlerën 1.546 GWh. Pjesa më e madhe e këtij prodhimi, në masën 51,6%, erdhi nga hidrocentralet private dhe koncesionare dhe 48% nga hidrocentralet publike në vend. Vlen për t`u shënuar se vetëm 0.4% e energjisë në këtë tremujor u gjenerua nga burime të tjera alternative energjie.

Vetëm në fundin e muajit maj iu hap rruga ndërtimit të një parku fotovolatik në zonën e Karavastasë, një investim prej 100 milionë eurosh nga kompania franceze Voltalia me një kapacitet prodhimi prej 140 MW. Kjo nismë pritet t`i hapë rrugë diversifikimit të energjisë në vend.

Thirrja Nr. 6 e projektit LevizAlbania

LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe përmirësojë qeverisjen vendore, përmes nismave të ideuara nga aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale ka shpallur Thirrjen për Aplikime Nr. 6.

Thirrja për aplikime numër 6-të vjen në kuadër dhe të nisjes së fazës së dytë (2019-2023) të implementimit të projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim për Bashkëpunim, i cili zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: “Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit”.

LevizAlbania inkurajon aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale të aplikojnë online përmes koncept-idesë, duke bërë aktor ndryshimi në komunitetin e tyre dhe ndikuar në përmirësimin e qeverisjes vendore, me insitucione më të përgjegjshme, llogaridhënëse, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

APLIKO duke klikuar kutinë e THIRRJES PËR APLIKIME NR.6 në faqen e internetit www.levizalbania.al.

Aplikimi është I thjeshtë dhe bëhet vetëm online nga komjuteri, tablet apo aparati I telefonit mobile.  

Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 21 Tetor 2019, ora 23:59. Projekti dhe stafi do të zhvillojnë sesionet informuese me organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë grupet e interesuara, kalendari i të cilave do të publikohet në ditët në vijim.

Për më shumë vizito www.levizalbania.al dhe na ndiq në kanalet e media sociale @LevizAlbania.

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #Apliko #Thirrja6

VACANCY: Office Assistant @LevizAlbania

VACANCY: Office Assistant @LevizAlbania

VACANCY: Office Assistant

Location:                                        Tirana, Albania

Organization:                                 LevizAlbania

Employment Type:                        Full time employment

Application deadline:                   16 July 2020

Background information

“LevizAlbania” (LA) is a project of the Swiss Development Cooperation, implemented by the Consortium of three Albanian organizations, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania and Co-Plan for the period 2019 - 2023. LevizAlbania is an innovative project designed to have a catalytic effect on local democracy in Albania. It will enhance local democracy by cultivating a locally rooted, demand-driven and influential civil society at sub-national level across the country.

Responsibilities (general)

OA manages the Office administration and provides support for all employees of the project. She/he is responsible for the office administration, managing the cash box, internal office coordination, support staff and supervise non-professional project staff. She/he must be able to work independently as well as in the group, as part of the office staff. OA must fulfill the responsibilities described below independently, with minimal supervision.

Duties

Office Administration (50%)

  • Responsible for the day-to-day running of the project office;
  • Management of inventory and office correspondence;
  • Responsible for purchases;
  • In charge for coordinating the procurement procedure & document’s file;
  • Manages Office database and services related to communication technology and information as required;
  • Manages, develops and organizes office documentation. Manages and keeps records for copy of every document produced in the office or related to office operation;
  • Responsible for the management of the protocol book and Team Leader decisions;
  • Develops and maintains office archive and office library;
  • Responsible for organizing office activities, staff meetings, hosting visitors;
  • Gives and distributes information about the activity of the project and its partners;
  • Keeps the minutes of staff meetings, Consortium meetings, Grants Board meetings and other Office and Project related meetings.
  • Coordinate the communication and the relationship with the landlord;
  • Manages fuel consumption and coordinates with the driver and finance.

 Office Coordination and staff support (50%)

  • Coordinates the personnel issues and transportation as required;
  • Coordinates and collaborates with staff office to address specific needs related to office equipment, communication and access to information;
  • Translation support for office documents as required;
  • Provides logistics and coordinates administrative support for training, assists Short Term Experts in their activity and support other events or activities as well;
  • Contributes to Grants Program administrative and logistic coordination.
  • Assists the finance in gathering information, relevant to financial matters and personnel administration;
  • Facilitates the administrative and logistic aspects of all processes of Granting scheme: application phase, competition ideas, evaluation, decision making and contracting, implementation and reporting;
  • Responsible for all documentation related to Open Calls and registration of applicant files;
  • Registers all applicants in the GMS system;
  • Acts as executive assistant of the Team Leader;
  • Develops and maintains professional contacts with third parties related to office services, equipment, and other services;
  • Carries out any other duties as assigned by the Team Leader.
  • Manages and oversees driver and cleaning services

Education: University degree in economic studies.

Experience

  • Minimum 3 years working experience in Finance or office assistance;
  • Previous experience with procurement procedures (highly preferable).

Knowledge and professional skills and personal

  • Very good coordination skills (individual and group);
  • Ability to work in a team (communication, division of resources and capacity, etc.);
  • Good skills of time management;
  • Working knowledge of English writing and speaking;
  • Good skills in computer programs (Microsoft Office package etc.)

 Language Requirements: Strong skills in written communications in English particularly in issue-based papers and reporting; Excellent spoken English is also required.

Compensation offered: Remuneration budgeted for the position is as per the industry standards. Offers shall be commensurate with the qualifications, experience and salary history of the selected candidate.

APPLICATION PROCEDURES: The application should include a cover letter and the CV in English. Other supporting documents are welcomed. Please indicate in e-mail subject specification about your application: Application – Office Assistant - Name Surname. The application should arrive not later than 16 July 2020 via email to: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Only short-listed candidates will be contacted for interviews.

 LevizAlbania is an equal opportunity employer and welcomes applications from all interested groups without any discrimination!

02 LA Footer ANG

Co-PLAN prezanton raportin mbi Financat Publike Vendore 2019

Co-PLAN prezanton raportin mbi Financat Publike Vendore 2019

Co-PLAN, Instituti I Zhvillimit të Habitatit organizoi më 5 Qershor, webinar “Financat Publike Vendore – Prezantimi i Status Raportit për Vitin 2019. Projekti Financat Publike Vendore zbatohet nga Co-PLAN dhe mbështetet nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Monitorimi i vazhdueshëm i zhvillimeve në financat publike vendore është një hap i rëndësishëm në vlerësimin e kapacitetit financiar të tyre në funksion të ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Gjithashtu, një kuptim më i mirë i raportit kompetenca – burime financiare të disponueshme informon hartimin e politikave efektive dhe eficiente në qeverisjen vendore, lehtëson dialogun ndërmjet niveleve të qeverisjes, informon mbi kapacitetet huamarrëse, përmirëson llogaridhënien, transparencën dhe besimin e komunitetit në përfaqësuesit vendorë.

Status raporti i financave vendore ka për qëllim të paraqesë një panoramë të përgjithshme të financave publike vendore për 61 bashkitë, në fund të vitit 2019. Performanca financiare e bashkive në kahun e të ardhurave dhe në shpërndarjen e tyre në funksion të ofrimit të shërbimeve publike përbën një moment të rëndësishëm në fund të reformave decentralizuese të ndërmarra përgjatë katër viteve të fundit (RAT[i], SNDQV 2015-2020, etj.), zhvillimin e zgjedhjeve vendore në muajin qershor 2019 dhe nën presionin e shtuar mbi bashkitë në vijim të fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjithashtu, ecuria e financave publike vendore do të analizohet gërshetuar me informacione nga burime të tjera (Instat, Ministria e Financave dhe Ekonomisë etj.) me qëllim paraqitjen e faktorëve që mund të kenë kontribuar në ecurinë e treguesve për të ardhurat dhe shpenzimet vendore.

Status Raporti i Financave Publike Vendore për Vitin 2019, paraqet në kapitullin e dytë një analizë të detajuar të ecurisë së burimeve financiare vendore sipas kategorive; në kapitullin e tretë trajtohen shpenzimet e kryera nga qeverisja vendore me fonde të veta dhe me fonde të kushtëzuara, ndërthurur me natyrën ekonomike dhe funksionale të shpenzimeve. Në vijim, disa rezultate dhe rekomandime për të ardhmen.

Për të mësuar më shumë rreth këtij raporti, ju mund ta shkarkoni atë në këtë link: Financat_Publike_Vendore_Status_Raport_2019

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #CoPLAN #FinancatPublikeVendore #StatusRaport

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153