Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Vlora jep dritën jeshile për administratorët e pallateve, shoqëria civile fiton kauzën e saj

Vlora jep dritën jeshile për administratorët e pallateve, shoqëria civile fiton kauzën e saj

Hendeku i krijuar ne Bashkinë Vlorë sa i përket mungesës së administratorëve të pallateve, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi 11 vite më parë, pritet të zgjidhet me anë të krijimit të shoqërive private të administratorëve të parë që do të certifikohen , duke i dhënë qytetit të Vlorës një model sesi mund të menaxhohet situata në mbarë territorin, por edhe duke hapur një portë të re punësimi në një sektor tërësisht të paeksploruar. Më në fund edhe Vlora do të ketë administratorët e saj të parë të pallateve. Kjo u bë e mundur  si pasojë e angazhimit të një grupimi qytetarësh aktivistë të mbështetur nga Leviz Albania, që arritën të vinin në lëvizje Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe pushtetin lokal.

Edhe pse Vlora listohet ndër qytetet me të mëdha të vendit, me numër të lartë popullsie me rreth 188.922 banorë, e  përqendruar kryesisht në zonën urbane, në të gjitha objektet me bashkëpronësi, sikurse janë pallatet, banorët përballen çdo ditë me problematika që kërkojnë impenjimin e tyre për zgjidhje.

224184785 224655279525261 5856367672343219612 n

Mungesa e ujit të pijshëm, shpesh bolierët, pompa në hyrje, janë “hallet” e përbashkëta, për të cilat banorët duhet të mblidhen, të flasin të vendosin apo të financojnë. Tek shumë prej tyre, kjo iniciativë i takon atij që është më aktivi apo atij që jeton në katet e fundit dhe që uji nuk i shkon ose që rëndohet nga zhurma e pompave, pesha e depozitave mbi tarracë, amortizimi i strukturës së saj etj.

“Duhet t’i mblidhja vetë mbeturinat, të cilat një prej komshinjve të rinj kishte lënë në hyrje të pallatit. Mua më shqetëson papastërtia, duhet të kishte një përgjegjës në pallat, dikush që ka kohë të impenjohet për mirëmbajtjen dhe të mirën e përbashkët”, i tha Portës Vendore, Dritan Mema, banor i lagjes “Pavarësia” në Vlorë.

Vlora ka në total 3200 pallate, ku një pjesë e tyre është e ndërtuar pas viteve 2000. Problematika është kryesisht në pallatet e reja të ndërtuara gjatë viteve të fundit, për shkak të mungesës së komunikimit, pasi në to jetojnë familje të cilat e kanë shtëpi pushimi, shtëpi për ta shfrytëzuar për turizëm, apo emigrantë dhe shtetas të huaj.

“ Komunikimi nuk është më i detyrueshëm si shenjë mirësjellje në komunitet”, thekson një i moshuar në hyrje të qytetit.

Në Vlorë është e rrallë të gjesh struktura që kanë administrator pallati, të autorizuar nga banorët. Ndodh vetëm në objektet kur një person punësohet kryesisht nga kompania ndërtuese, pasi jo të gjitha objektet janë shitur. Në këto godina, hyrja në parking bëhet vetëm në mënyrë të autorizuar, ashensorët mirëmbahen e po ashtu pastërtia është standard, por ky nuk është një trend shumë i përhapur.

Your Voice Shkresa

Sipas ligjit të vitit 2009, administratori luan rolin e urës lidhëse midis bashkisë dhe komunitetit. Ai lehtëson qytetarët në disa detyra kur bëhet fjalë për pronën e tyre, si dhe ndërmjetëson banorët me pushtetin vendor për çështjen të ndryshme. Në ligjin “ Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit” në nenin 20, pika c përcaktohen qartë detyrat për administratorin, ku një ndër to është: “ndërmarrja e kontrolleve periodike, teknike dhe higjieno-shëndetësore për gjendjen e pronës e të objekteve në bashkëpronësi, si sistemi i mbrojtjes kundër zjarrit, sistemi i ngrohjes qendrore, ashensorëve, tarracave, sistemi i ndriçimit, prania e insekteve dhe e parazitëve etj. dhe i veprimeve për të zhdukur dëmtimet e pronës apo praninë e faktorëve, që mund të përbëjnë rrezik për epidemi sëmundje etj”.

Liza Tare, teknike ndërtimi liston faktorët të cilët i dëmtojnë objektet ndërtimor deri në amortizimin total të tyre. “Ndër pjesët që dëmtohet më tepër e para është tarraca, atë e dëmton më tepër uji dhe kryesisht depozitat e ujit që janë vendosur aty prej vitesh. Po nuk u riparua në kohë amortizimi arrin deri në dëmtimin e strukturës”, theksoi Tare për Portën Vendore.

Ekspertja sqaron se rol luan edhe mirëmbajtja e linjave të ujërave të bardha dhe të zeza, pasi dëmtohen kolonat, por edhe për këtë duhet të përgjigjen qytetarët dhe këtu është i domosdoshëm roli i mirëmbajtësit. Sipas opinionit të Tares, por edhe asaj çfarë parashikon ligji, një mirëmbajtës nuk është thjesht person i dashur i komunitetit, por ai duhet të jetë edhe njohës i mirë i disa sektorëve që lidhen kryesisht me strukturën ndërtimore, por edhe aftësi menaxheriale dhe ato të komunikimit, Ndaj për ta është i nevojshëm kualifikimi.

11 vjet pas miratimit të ligjit për administratorët e pallateve, ende në regjistrin e bashkisë nuk figuron zyrtarisht asnjë administrator. Pavarësisht nevojës për një administrator, i cili do të menaxhonte punët publike të komunitetit ku jeton, ligji për funksionimin e administratorëve ka mbetur vetëm në letër. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli thekson se kjo ka ardhur si pasojë e kërkesave strikte që parashikon ligji. “ Ne jemi përpjekur prej kohësh të ndërtonim regjistrin e administratorëve të pallateve, por jemi përballur me mungesën e dokumentacionit të të interesuarve. Ligji parashikon që një administrator që të miratohet i tillë duhet të ketë formim profesional e kualifikim, por deri më tani askush nuk e ka pasur”, tha kreu i bashkisë Dritan Leli.

Prej kohësh, banorë dhe qytetarë aktivë kanë kërkuar formalizimin/certifikimin si adminstratorë në Bashkinë e Vlorës, por përherë përgjigjja ishte e njëjtë: Nuk plotësonin të gjitha kushtet që parashikonte ligji, konkretisht kualifikimin! Përballë këtij problemi, ata i janë drejtuar zyrës së formimit profesional, por pa arritur të marrin një zgjidhje, pasi një kurs i tillë formimi nuk ekzistonte. Përballë kësaj situatë, ata më dashamirësit vijuan të japin kontributin e tyre në komunitet, të tjerë u tërhoqën.

Ne këto kushte një grup qytetarësh të angazhuar u organizuan në një grup komunitar dhe ndërmorën iniciativën për nisjen e një fushate nën siglën “Your Voice: Lagjja ime, Administratori i pallatit tim", fushatë jo vetëm ndërgjegjësimi për rëndësinë e administratorit të pallatit, por edhe për zgjidhjen e pengesave administrative e institucionale që mbanin “peng” zbatimin e ligjit në Vlorë.

Ideja e tyre u vlerësua pozitivisht nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC, dhe me mbështetjen e tij, u bë i mundur fillimi i zbatimit të kësaj Iniciative. Grupimi i qytetarëve aktivistë, krahas fushatës së gjerë ndergjegjësuese, iu drejtua edhe një sere institucioneve. Pasi konstatuan se bashkia nuk i regjistronte administratorët e pa kualifikuar, iu drejtuan Qendrës së Formimit Profesional duke i përcjelle të gjithë informacionin e grumbulluar nga puna e tyre paraprake.  Kërkesat e tyre u përcollën me pas në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Ndërkohe fushata me qytetarët vazhdoi dhe në bashkëpunim me komunitetin, u përzgjodhën administratorët e parë, 10 prej të cilëve depozituan kërkesën për regjistrim, sapo të çelej kursi.

Si rezultat i punës së tyre këmbëngulëse, Ministria e Ekonomisë dhe e Financave urdhëroi Drejtorinë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional, në ditët e para të muajit dhjetor 2021, për Çeljen e Kurseve të formimit profesional për administratorë pallati . Në shkresën përcjellëse të Ministrisë saktësohet se i hapet rruga ligjore regjistrimit të Administratorëve të zgjedhur pranë Bashkisë Vlorë, për menaxhimin e hapësirave të përbashkëta në ndërtesat me bashkëpronësi. “Sipas Urdhrit dt 06. 12. 2021, prot. 3754/4, Drejtoria Rajonale e Ofrimit të Formimit Profesional Publik Vlorë, ngarkohet ta zbatojë atë”, thuhet në shkresën e Ministrisë dërguar në adresë të grupimit qytetar në fillim të muajit të kaluar.

Kjo arritje është rezultat i një pune këmbëngulëse të Grupit qytetar "Your Voice" gjatë 10 muajve të angazhimit të tyre qytetar. Shpresa Gjergji, drejtuese e grupimit qytetar i tha Portës Vendore se kur nisën të punonin nuk e dinin se situata në terren do të ishte shumë më e rëndë nga sa e kishin menduar. “ Menduam se puna jonë do të fokusohej vetëm në rajonin nr 1. Në terren kuptuam se situata në shumë pallate, kryesisht të rinj ishte tërësisht e pamenaxhuar. Në asnjë prej tyre nuk kishte administrator dhe asnjë nuk ishte në dijeni të ligjit dhe detyrimit për zbatimin e tij”, shtoi Gjergji.

Për nëntë muaj kohëzgjatje të fushatës, nga janari 2021 deri më shtator 2021, ky grupim u bë shkak për përmirësimin e situatës në terren, pasi nëpërmjet punës së tyre fillimisht u arrit krijimi i "Task-force" në Bashkinë Vlorë (ngritja e grupeve të punës për të ndjekur dhe ndihmuar procesin e përzgjedhjes e funksionimit të Administratorit të pallateve në ndërtesat me bashkëpronësi), dhe më pas u dakordësua me pushtetin vendor për njohjen e administratorëve të zgjedhur. Por mbi të gjitha është arritur të zgjidhet pengesa burokratike që mbante pezull njohjen zyrtare të administratorëve, duke arritur ligjërisht marrëveshje për çeljen e kurseve të administratorëve në Qendrën e Formimit Profesional.

Klajdi Myzaferi, drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë, tha se tashmë ka nisur të ketë interes për regjistrim dhe janë depozituar 10 kërkesat e para, aq sa janë të nevojshme për hapje e kursit. “ Aktualisht jemi në fazën e përzgjedhjes së mentorit apo instruktorit të certifikuar dhe pritet që kursi të çelet deri në fund të Janarit”, tha Myzaferi për Portën Vendore, teksa sqaroi se kurset do të zgjasin 4 muaj nga ku do të certifikohen edhe administratorët e parë.

Nisja e kurseve sigurisht që do të sjellë një përmirësim të menjëhershëm të situatës, por nuk do të arrijë të përmbushë të gjitha nevojat për administratorë të kualifikuar. Në këtë kontekst, Shpresa Gjergji, drejtuese e “ Your Voice” tha se zgjidhja e vetme janë krijimet e shoqërive të administratorëve, të cilat do të drejtohen nga administratorë të kualifikuar.

“Kemi sugjeruar krijimin e shoqërive të Administratorëve, pasi është e vetmja mundësi për të përmirësuar situatën në kohë reale. Krijimi i kompanive të këtij lloji do të jetë edhe një mundësi punësimi për shumë persona, të cilët mund të drejtohen nga persona të kualifikuar dhe mund të trajnohen gjatë kësaj kohe”, përfundoi Shpresa Gjergji për Portën Vendore.

Adresimi i problematikës së mungesës së administratorëve dhe veçanërisht angazhimi i shoqërisë civile në Vlorë, ka ndezur dritë jeshile për përmirësim të ndjeshëm të situatës në terren, ku rezultatet e prekshme do të nisin të shihen pranverën e këtij viti.

*Ky artikull është realizuar nga gazetarja Jerola Ziaj / portavendore.al 

LEVIZALBANIA - THIRRJA PËR APLIKIME Nr. 9

LEVIZALBANIA - THIRRJA PËR APLIKIME Nr. 9

Thirrja 9 Banner 02 1

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, Instituti i Zhvillimit të Habitatit shpall “Thirrjen për Aplikime Nr.9”. 

LevizAlbania synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje cilësore. 

LevizAlbania fton Organizatat Jo-Fitimprurëse Rinore dhe/ose për të Rinjtë, Grupet Infomale dhe Individëd të aplikojnë me koncept-ide në Thirrjen për Aplikime Nr. 9 me qëllim: përmirësimin e demokracisë vendore dhe përgjegjshmërisë së autoriteteve në nivel vendor.

Rritja e aktivizmit rinor është një nga instrumentat kryesor që mundëson ndryshime strukturore, edhe në nivel vendor, përsa i përket marrëdhënies së qytetarëve me komunitetin dhe qeverisjen. 

Prandaj, fokusi i Thirrjes për Aplikime Nr.9 të LevizAlbania është mbështetja dhe potencimi i të rinjve aktiv në komunitet që përhapin ndjenjën komunitare, mbështesin aktivizmin qytetar dhe ndërmarrin nisma konkrete për zgjidhjen e problemeve të hasura në komunitet.

Të interesuarit ftohen të dërgojnë KONCEPT IDE bazuar në drejtimet e mëposhtme:

Drejtimi 1: Aktivizëm rinor në adresimin e problematikave konkrete dhe rritjen e pjesëmarrjes rinore në nivel vendor.

Drejtimi 2: Komunitete aktive në ripërtëritjen e vlerave mjedisore në nivel vendor.

Drejtimi 3: Të rinjtë në aksione komunitare.

Grupet e targetuara: Të rinjtë në bashki periferike, komunitetet lokale në zonat rurale, gratë dhe vajzat, dhe grupet e margjinalizuara.

Afati i Aplikimit në Thirrjen Nr.9 është data 13 Janar 2022, ora 23:59

Aplikimi në Thirrjen Nr.9 të LevizAlbania realizohet vetëm onlinë në www.levizalbania.al 

Ceremonia e projekteve fituese të Thirrjes Nr.8

Ceremonia e projekteve fituese të Thirrjes Nr.8

C 18

LevizAlbania zhvilloi ceremoninë e shpalljes së projekteve fituese të Thirrjes për Aplikime Nr.8 dhe Granteve Strategjike të shpalluara fituese nga Thirrja Nr.2 e këtij instrumenti.

E kthyer tashmë në një traditë, edhe këtë vit ceremonia e shpalljes së projekteve mblodhi aktorë të shoqërisë civile, aktivistë, konsorciumin e projektit LevizAlbania, përfaqësuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC dhe Ambasadës Zvicerane.

Përfituesit kryesorë, ishin ata që sollën për të pranishmit nevojën dhe rëndësinë e nismave si ato të mbështetura nga LevizAlbania nëpërmjet thirrjes për Aplikime Nr.8.

LEXO DHE: Projektet fituese të Thirrjes për Aplikime Nr.8 të LevizAlbania

Në fjalën e saj, Drejtoresha Ekzekutive e “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” Znj. Juliana Hoxha, në emer të konsorciumit të LevizAlbania i uroi sukses fituesve të LevizALbania. “Ne jemi shumë të kënaqur me këtë thirrjes, pasi edhe pse janë 23 projekte fituese përmes tyre do të mbulohen 29 bashki me aktivitete advokuese, ndërgjegjësuese, pasi ka projekte që do të punojnë në më shumë se një bashki. Ajo që është për tu vlerësuar pasi do të kemi mundësi të shkojmë në bashki të vogla, si Libohovë; Gjirokastër; Krujë; Delvinë; Shijak; Dropull; Këlcyrë; Memaliaj; Ura Vajgurore; Selenicë; Konispol dhe Finiq. Është për tu vlerësuar që në këtë thirrje në vijojmë të mbështesisim iniciatiava që shkojnë në mështetje të grupeve vulnerabël, të atyre që kanë më shumë nevojë për mbështetjen e komunitetit“, u shpreh Znj. Hoxha.

Ndërsa Znj. Erisa Lame, Oficere Programi për Çështjet Politike dhe Demokracinë në Ambasadën, në fjalën e saj përgëzoi organizatat, individët dhe grupimet informale për angazhimin në kuadër të forcimit të demokracisë vendore. “Qeveria Zvicerane është shumë e lumtur që mbështet nismat tuaja, angazhim që shkon në forcimin edhe më shumë të demokracisë vendore. Unë dua t‘ju përgëzoj për idetë tuaja inovatore të cilat do ti japin një hov të madh aktivizmit qytetar në vendin tonë. Shpresojmë që puna dhe arritjet tuaja të frymëzojnë edhe më shumë qytetarë të tjerë për tu angazhuar si aktivistë dhe aktorë ndryshimi në komunitetet e tyre“, u shpreh znj. Lame.

Gjatë kësaj cermonia u prezantuan edhe projektet strategjike të shpalluara fituese nga Thirrja për Aplikime Nr.2 e këtij instrumenti që LevizAlbania ka nisur të implementojë gjatë fazës së dytë të zbatimit të projektit. Projektet strategjike në fjalë në themelin e tyre kanë si objektiv kryesorë krijimin dhe mbështetjen e rrjetëzimit midis organizatave të shoqërisë civile në nivel kombëtar duke adresuar përmes një qasje strategjike problematika që lidhen me mjedisin, ndotjen akustike dhe median.

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga konsorciumi I tre organizatave të suksesshme shqiptare si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Parterët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, që prej 2015 është angazhuar në mbështetjen e aktorëve të shoqërisë civiele, por edhe të individëve dhe grupimeve informale të cilat janë të angazhuar në kërkim të forcimit të demokracisë vendore, përmirësimit të qeverisjes lokale, rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe përfshirjes qytetare në proceset e qeverisjes vendore.

LevizAlbania – Dedikuar Demokracisë Vendore

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=20#sigProId88d996c498

Nis zbatimin projekti stratgjik: “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”

Nis zbatimin projekti stratgjik: “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”

INCA

Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në vendin tonë nuk është ende i integruar si duhet në politikat kombëtare dhe veçanërisht në ato lokale. Mospërfshirja e komunitetit dhe OSHC në vendimmarrjet lokale vjen përgjithësisht si pasojë e kapaciteteve të ulëta dhe mungesës se njohurive në grupet e komunitetit lokal dhe mungesës se koordinimit midis organizatave të shoqërisë civile që i përfaqësojnë. Nga ana tjetër komunitetet lokale nuk janë të mirë informuara mbi mundësitë e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore si potenciale për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave lokale të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës duke sjellë menaxhim jo të mirë të burimeve natyrore. Fuqizimi i zërit qytetar përmes rrjetëzimit të OSHC-ve lokale dhe kombëtare mbetet një nga sfidat për përmirësimin e demokracisë së brishtë dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe kombëtar.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) në bashkëpunim me Klubin Ekologjik - Lezhë, Shoqatën Horizont EU - Lushnje, Shoqatën Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit-Kukës, kanë nisur zbatimin e projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”. Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të projektit “Projekti LëvizAlbania”.

Projekti synon të kontribuojë për ndërtimin e një qytetarie (lëvizje komunitare) aktive, partnere e njohur në procesin e qeverisjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel lokal dhe kombëtar. Ai do të nxisë dhe mbeshtesë koalicionet e organizatave përmes qasjes së shkëmbimit te informacionit  dhe rrjetëzimit për të arritur objektiva konkretë sa i përket demokracisë dhe angazhimit qytetar në nivel vendor në bashkinë e Lezhës, Divjakës dhe Hasit. Kjo nismë do të forcojë legjitimitetin rrjeteve lokale dhe zgjerojë hapësirën ndërvepruese për të ndërmarrë veprime konkrete mbi çështje të zhvillimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore lokale me rëndësi për komunitetet që ata përfaqësojnë.

Gjatë këtij takimi u prezantuan objektivat dhe rezultatet e pritshme të projektit, si dhe informimi mbi rëndësine e bashkëpunimit gjithëpërfshirës midis organizatave të shoqërisë civile rreth ndikimeve direkte dhe indirekte që do të ketë zbatimi i projektit në forcimin e kapaciteteve të tyre.

Ky aktivitetet u realizua nga INCA Albania në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale”, me mbështetjen financiare të Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Qendra T’REJA mbështetur nga LevizAlbania përmes Thirrjës së Reagimit të Shpejtë dedikuar situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Qendra T’REJA mbështetur nga LevizAlbania përmes Thirrjës së Reagimit të Shpejtë dedikuar situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

QTreja RR LA Covidc

 

Përmes mbështjes së dhënë nga LevizAlbania nëpërmjet instrumentit “Reagimi i Shpejtë”, Qendra TREJA zbatoi projektin “Mbështetje për të gjithë” në bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Pogradec duke synuar ndihmesën e familjeve në nevojë për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19 gjatë vitit 2020.

Përmes nxitjes së bashkive të targetuara për rishikimin e buxhetit për të përcaktuar një fond të vecantë Qendra TREJA ja doli:

Të ndikonte në miratimine tre vendimeve nga Bashkia Tiranë për krijimin e lehtësirave fiskale për biznesin e vogël;

Të miratonte vendimin e Bashkisë së Elbasanit për përdorimin e fondit të emergjencave për ofrimin e paktove ushqimore për familjet në nevojë gjatë pandemisë COVID-19.

Për rrjedhjojë:

3000 njësi të biznesit të vogël në Tiranë përfituan nga lehtësirat fiskale;

500 pako ushqimore u shpërndanë për familjet në nevojë në Bashkinë Elbasan;

584 familje në nevojë në Bashkinë e Pogradecit përfituan pakot e ndihmës ushqimore dhe higjenike.

#LevizAlbania #QendraTreja #ImpaktiNismaveTona

Përmes mbështjes së dhënë nga LevizAlbania nëpërmjet instrumentit “Reagimi i Shpejtë”, Qendra TREJA zbatoi projektin “Mbështetje për të gjithë” në bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Pogradec duke synuar ndihmesën e familjeve në nevojë për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia COVID-19 gjatë vitit 2020.

Përmes nxitjes së bashkive të targetuara për rishikimin e buxhetit për të përcaktuar një fond të vecantë Qendra TREJA ja doli:

Të ndikonte në miratimine tre vendimeve nga Bashkia Tiranë për krijimin e lehtësirave fiskale për biznesin e vogël;

Të miratonte vendimin e Bashkisë së Elbasanit për përdorimin e fondit të emergjencave për ofrimin e paktove ushqimore për familjet në nevojë gjatë pandemisë COVID-19.

Për rrjedhjojë:

3000 njësi të biznesit të vogël në Tiranë përfituan nga lehtësirat fiskale;

500 pako ushqimore u shpërndanë për familjet në nevojë në Bashkinë Elbasan;

584 familje në nevojë në Bashkinë e Pogradecit përfituan pakot e ndihmës ushqimore dhe higjenike.

#LevizAlbania #QendraTreja #ImpaktiNismaveTona

Projektet fituese të Thirrjes për Aplikime Nr.8 të LevizAlbania

Projektet fituese të Thirrjes për Aplikime Nr.8 të LevizAlbania

Th8 Fituesit web c

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare “Fondacioni Shoqeria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-PLAN, Instituti i Zhvillimit të Habitatit” shpall projektet fituese të Thirrjes për Aplikime Nr.8.

Thirrja për Aplikime Nr.8 e LevizAlbania kaloi nëpërmjet proceseve publike dhe transparente që prej aplikimit online dhe deri tek hartimi i projekt-propozimeve të plota prej aplikantëve të kualifikuar nga Konkurset e Ideve që projekti zhvilloi.

Thirrja për Aplikime Nr.8 grumbulloi në total 229 aplikime duke mbuluar të gjithë territorit e vendit me ide dhe iniciativa qytetare, të grupeve informale dhe organizatat të shoqërisë civile të cilat në fokusin e tyre kishin forcimin e demokracisë vendore, përmirësimin e qeverisjes lokale dhe rritjen e angazhimit qytetar në kuadër të përfshirjes në vendimmare.

LevizAlbania zhvilloi Konkurset e Ideve, mekanizmi unikal i projektit në të cilin idetë e kualifikuara për në këtë fazë prezantohen publikisht përpara bordit të granteve të LevizAlbania, bord në përbërjen e të cilit janë personalitete të shquara të shoqërisë civile dhe gazetarisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Konkurset e Ideve u zhvilluan në Tiranës si rrjedhojë e situatës së krijuar prej pandemisë COVID-19 me qëllim ruajtjen e masave parandaluese për mospërhapjen e coronavirusit, ato u tramenstuan LIVE në kanalet e komunikimit në median sociale të projektit LevizAlbania. Prej nisjes së zbatimit të projektit LevizAlbania (2015), janë zhvilluar 24 konkurse të ideve për 8-të thirrje për aplikime, duke sjellë për publikun 1680 ide të gjeneruara nga qytetarët e thjeshtë, grupet informale dhe organizatat e shoqërisë civile e të bëra publike për të gjithë të interesuarit nëpërmjet 192 orëve transmetim LIVE.

Nga 71 koncept idetë e kualifikuara në Konkurset e Ideve 43 prej tyre u kualifikuan për në fazën e hartimit të projekt-propozimit me kusht, fazë në të cilën përsëri Bordi i Granteve të LevizAlbania mori në vlerësim një për një të gjitha projekt-propozimet e plota.

Në përfundim të këtij procesi dinamik dhe ambicioz, LevizAlbania prezanton projektet fituese të Thirrjes për Aplikime Nr.8 të cilat mund ti mësoni duke klikuar në linkun më poshtë.

PROJEKTET FITUESE TË THIRRJES PËR APLIKIME NR.8

LevizAlbania inkurajon të gjitha organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupet informale që nuk arritën të kalojnë në këtë fazë të aplikojnë në thirrjet e ardhshme të projektit që ka ndikuar në konsolidimin e demokracisë vendore, rritjen e angazhimit qytetar e komunitar dhe përmirësuar qeversijen vendore përmes qytetarisë aktive.

 

Vendimmarrja dhe Parimet e Financave Vendore (Porta Vendore)

Vendimmarrja dhe Parimet e Financave Vendore (Porta Vendore)

Vendimmarrja dhe Parimet e Financave Vendore

Burimi: Porta Vendore

Vendimmarrja

Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore i propozon këshillit të njësisë prioritetet strategjike të zhvillimit të njësisë, politikën fiskale vendore, programin buxhetor afatmesëm dhe projektbuxhetin vjetor, huamarrjen vendore, si dhe rregulla, procedura ose masa të nevojshme për sigurimin e qëndrueshmërisë së sistemit të menaxhimit financiar të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Projektbuxhetin vjetor kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore e paraqet për miratim në këshill, jo më vonë se data 30 nëntor e vitit buxhetor.

Këshilli i njësisë së vetëqeverisjes, jo më vonë se data 25 dhjetor, miraton projektbuxhetin. Çdo anëtar i këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore mund të propozojë ndryshime të argumentuara të projektbuxhetit të paraqitur nga kryetari. Në rastin kur buxheti nuk miratohet brenda këtij afati, prefekti i kërkon kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore thirrjen e një mbledhjeje të dytë të këshillit, e cila duhet të mbahet jo më vonë se data 5 janar e vitit pasardhës. Nëse edhe në këtë rast këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore nuk arrin të miratojë buxhetin, Këshilli i Ministrave vendos shpërndarjen para kohe të tij. Në rast të mosmiratimit të buxhetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, as në këtë rast, kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore zbaton procedurat për buxhetin e përkohshëm vendor, sipas legjislacionit në fuqi.

Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore merr masa për të publikuar buxhetin vjetor, përfshirë dokumentacionin shoqërues të tij, në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në faqen zyrtare të njësisë së vetëqeverisjes vendore jo më vonë se 15 ditë pas miratimit nga këshillat e njësive përkatëse.

Kryetari i njësisë, si rregull, është nëpunës autorizues për menaxhimin e financave publike vendore. Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore mund ta delegojë këtë kompetencë, me shkrim, te zëvendëskryetari ose te një nga zëvendëskryetarët e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Këshilli Konsultativ i Vetëqeverisjes Vendore me Qeverisjen Qendrore – është forumi kryesor në të cilin qeverisja qendrore konsultohet me njësitë e vetëqeverisjes vendore për projektligjet, projektvendimet e Këshillit të Ministrave, projektpolitikat dhe projektstrategjitë që rregullojnë ose kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të njësive të vetëqeverisjes vendore; funksionet dhe/ose kompetencat e deleguara pushtetit vendor, transferimi i funksioneve ose kompetencave të reja dhe propozimet e politikave për çështje që prekin interesat e pushtetit vendor, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Parimet e Financave Vendore

Parimi i shumëllojshmërisë së burimeve – Politikat kombëtare financiare garantojnë mjaftueshmërinë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe bazohen në parimin e shumëllojshmërisë së burimeve të të ardhurave.

Parimi i mjaftueshmërisë – Funksionet dhe kompetencat që u delegohen njësive të vetëqeverisjes vendore shoqërohen kurdoherë me mjetet e nevojshme financiare për realizimin e tyre.

Parimi i pavarësisë në krijimin e të ardhurave – Njësive të vetëqeverisjes vendore u garantohet me ligj e drejta për krijimin e të ardhurave në mënyrë të pavarur.

Parimi i sigurisë financiare – Në rast se ndryshimet në politikën fiskale shoqërohen me ulje të niveleve, normave dhe bazës së taksave vendore apo të pjesës së të ardhurave të njësive të qeverisjes vendore nga taksat e ndara, Ministria e Financave është e detyruar të marrë masat për kompensimin e uljes, nëpërmjet rritjes së transfertave financiare dhe mundësive për huamarrjen vendore dhe/ose formave të tjera.

Parimi i mungesës së deficitit – Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore harton, miraton, zbaton dhe administron çdo vit buxhetin e vet, pa deficit, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon administrimin e zbatimin e sistemit buxhetor dhe ligjin për financat vendore.

Për më shumë informacion vizitoni portën e infomracionit mbi cështjet vendore: www.portavendore.al 

 

Raporti, 1/3 e bashkive më probleme dhe vështirësi financiare

Raporti, 1/3 e bashkive më probleme dhe vështirësi financiare

B. Gilaj/Porta Vendore

Një e treta e bashkive në Shqipëri e kanë mbyllur vitin 2020 me vështirësi ose me probleme financiare për shkak të detyrimeve të prapambetura. Borxhi aktual i 61 bashkive në vend arrin në 7 miliardë lekë, i cili përbën 49% të totalit të detyrimeve financiare të qeverisjes së përgjithshme. Veçanërisht, statusi i vështirësisë financiare është përkeqësuar shumë për 5 bashki, nga bashki pa probleme financiare në bashki me probleme dhe në vështirësi financiare. Të dhënat janë publikuar nga një raportin mbi statusin e vështirësive financiare të njësive vendore të vetëqeverisjes vendore, i cili u përgatit në kuadër të projektit “Financat Lokale”, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

Viti 2020 duhet të konsiderohet një vit i veçantë dhe i jashtëzakonshëm, duke pasur parasysh dëmtimin që shkaktoi tërmeti i fundvitit 2019 dhe situata pandemike COVID 19 mbi proceset e menaxhimit të financave vendore në Shqipëri. “Si i tillë viti 2020 nuk rekomandohet të merret si bazë krahasimi kur trajtohen trendet e performancës financiare të NJVQV-ve në vite. Në kushtet e burimeve të limituara financiare, bashkitë u detyruan të shkurtojnë shpenzimet vendore, të rialokonin fondet, duke u përpjekur nga njëra anë të mbajnë vetëm shërbimet jetike për komunitetin, dhe nga ana tjetër, të mbajnë nën kontroll riskun e krijimit/rritjes së detyrimeve të prapambetura. Këto emergjenca të papritura dhe me mjaft ndikim rezultuan në “progres të ngecur” për shumë bashki dhe regresion për disa prej tyre”, deklarohet në raportin e realizuar në kuadër të projektit “Financat Lokale”mbështetur nga Sekretariati Zvicerian i Shtetit për Çështje Ekonomike SECO.

Në këtë studim, bashkitë janë ndarë në tre kategori sa i përket detyrimeve të prapambetura: Bashki pa probleme financiare (që kanë detyrimet e prapambetura deri në nivelin 15% të totalit të shpenzimeve vjetore); Bashki me probleme financiare, që kanë detyrimet e prapambetura nga 16-25%;  dhe Bashki me vështirësi financiare, që kanë detyrimet e prapambetura nga 26-70%.

Sipas raportit, i cili ka marrë në studim stokun e detyrimeve të prapambetura deri në fund të dhjetorit 2020 për njësitë e qeverisjes vendore, rezulton se 10 bashki janë në vështirësi financiare, 11 bashki me probleme financiare dhe 37 bashki pa probleme financiare, që kanë mundur të mbajnë në nivel të ulët stokun e detyrimeve të prapambetura, pavarësisht vështirësive financiare qe shkaktoi kriza pandemike e vitit 2020.

body 1

Bashkitë me vështirësi dhe probleme financiare

Sipas të dhënave të marra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat janë publikuar në raport,10 bashki që kanë vështirësi financiare janë Roskoveci, Lezha, Tepelena, Këlcyra, Belshi, Pogradeci, Kuçova, Poliçani, Kavaja dhe Vora. Ndërkohë, 11 bashki të tjera, konkretisht Kamëz, Divjakë, Klos, Cërrik, Selenicë, Finiq, Tropojë, Delvinë, Kukës, Dimal dhe Dibër) kanë probleme financiare. “Vihet re se bashkitë që demonstrojnë probleme financiare apo janë në vështirësi financiare janë më së shumti bashkitë me shpenzime të planifikuara për frymë për vitin 2020 nën mesataren prej 20,130 lekë për banor”, theksohet në raport.

Body 2

Në 21 bashkitë me probleme apo vështirësi financiare, 25.89% e detyrimeve janë të natyrës së shpenzimeve korrente, 61.73% të natyrës së shpenzimeve kapitale, 11.78% të natyrës nga vendimet gjyqësore dhe 0.82% hua afatgjatë.

Në dallim nga viti 2019, vihet re një reduktim i detyrimeve të natyrës së shpenzimeve korrente dhe një rritje të detyrimeve shpenzime kapitale. “Të gjitha bashkitë me detyrime mbi 15% ndaj shpenzimeve të miratuara kanë më shumë detyrime të natyrës së shpenzimeve kapitale. Bëjnë përjashtim Bashkia e Kavajës, Tepelenës dhe Finiqit, ku pjesa më e madhe e detyrimeve është e natyrës së shpenzimeve korrente, respektivisht 72.67%, 70.43% dhe 55.32%. Po ashtu përjashtim bëjnë Bashkia e Pogradecit, Dibrës dhe e Lezhës, ku pjesa me e madhe e detyrimeve është e natyrës së vendimeve gjyqësore, respektivisht 65.27%, 57.03% dhe 38.09%”, deklarohet në raport.

Bashkitë me borxhet më të larta

Nisur nga kriteri i udhëzimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që llogarit nivelin e situatës financiare në referencë me shpenzimet vjetore të planifikuara, Bashkia e Vorës ka një stok të detyrimeve të prapambetura në nivelin e 75% të shpenzimeve të miratuara, dhe Bashkia e Kavajës në nivelin e 70% të shpenzimeve të miratuara, duke shënuar një status me vështirësi financiare.

Statusi i vështirësisë financiare është përkeqësuar shumë për 5 bashki, nga bashki pa probleme financiare në bashki me probleme financiare, si Delvin,a dhe në vështirësi financiare si Kuçova, Belshi dhe Këlcyra. Veçanërisht, Bashkia e Vorës, nga një bashki pa probleme financiare në 2019, klasifikohet si një bashki në vështirësi financiare në 2020 me një tregues shumë pranë statusit të vështirësisë serioze financiare.

Detyrimet e prapambetura deri në dhjetor 2020 për Bashkinë Vorë janë ekzaktësisht 74.76% e shpenzimeve totale të miratuara në Bashkinë e Vorës, më shumë se 25%, duke dëshmuar për një situatë me vështirësi financiare shumë pranë 80% në një situatë me vështirësi serioze financiare. “Situata është mbi mesataren e vëzhguar mes të gjitha bashkive, e cila është në nivelin 14.5%. Në përqindje të shpenzimeve faktike 2020, detyrimet e prapambetura janë 204.42%. Po kështu treguesi detyrimeve të prapambetura përkeqësohet për bashkinë e Kavajës me tregues mbi 100% dhe për bashkinë e Roskovecit, Poliçanit me tregues mbi 50%”, deklarohet në raport.

Bashkitë pa probleme financiare

Në raport vlerësohet se 37 bashki të vendit kanë mundur të mbajnë në nivel të ulët stokun e detyrimeve të prapambetura, pavarësisht vështirësive financiare të vitit 2020. “Vlen të përmendim në mënyrë të veçantë bashkitë Shkodër, Dropull dhe Patos që figurojnë me 0% detyrime financiare të prapambetura dhe 18 bashkitë: Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Maliq, Shijak, Gramsh, Mallakastër, Vau i Dejës, Prrenjas, Kolonjë, Fushë-Arrëz, Mat, Përmet, Bulqizë, Krujë, Libohovë që figurojnë me 1 deri 6 % të detyrimeve financiare të prapambetura ndaj shpenzimeve të miratuara”, deklarohet në raport.

Krahasuar me vitin 2019, pavarësisht krizës pandemike, rezulton se ka një reduktim në vlerë absolute të totalit të detyrimeve financiare të prapambetura në nivel vendor. Pra, 38 bashki kanë reduktuar stokun e detyrimeve të prapambetura gjatë vitit 2020. Ndërkohë, Bashkia e Kavajës me vështirësi serioze financiare, apo bashkitë me vështirësi financiare si Dimal e Kukës kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për përmirësim të statusit të vështirësisë financiare gjatë vitit 2020, kjo referuar shpenzimeve vjetore të miratuara.

Cilat bashki rritën borxhin në vitin 2020?

Ndërkohë, 20 bashki kanë pësuar rritje të stokut të detyrimeve gjatë vitit 2020. Situata financiare është përkeqësuar për bashkitë e Lezhës dhe e Roskovecit duke u klasifikuar si bashki në vështirësi financiare në fund të vitit 2020, ndërsa bashkia e Divjakës klasifikohet për herë të parë si një bashki me probleme financiare. Në këto 20 bashki, për nëntë prej tyre, stoku i detyrimeve është rritur me deri 5% dhe për 5 bashki stoku është rritur nga 5%-10%.

body 3

Stoku i detyrimeve financiare është rritur më shumë se 10% për gjashtë bashki. Statusi i vështirësisë financiare është përkeqësuar shumë për pesë bashki, nga bashki pa probleme financiare në bashki me probleme financiare si Delvina dhe në vështirësi financiare, si Kuçova, Belshi, Këlcyra.

Body 4

Në përfundim të këtij raporti, grupi i punës ka ngritur dhe disa shqetësime, duke dhënë rekomandimet përkatëse si për bashkitë, ashtu edhe për institucionet e qeverisjes qendrore. “Nga përpunimi i të dhënave të raportuara vihen re raportime të pashoqëruara me analizën dhe trajtimin e riskut të krijimit/shtimit të detyrimeve të prapambetura. Është e domosdoshme trajnimi i bashkive mbi rëndësinë e dorëzimit të informacionit në kohë dhe me saktësi. Ministria e Financave dhe Ekonomisë mund të përcaktojë qëndrimin e saj sipas përgjegjësive që i jep ligji, të miratojë politika mbështetëse për secilën nga bashkitë me probleme financiare, apo të parashtrojë rekomandime të dedikuara lidhur me mundësinë e uljes së nivelit të detyrimeve të prapambetura nëpërmjet përmirësimit të menaxhimit financiar, vetëm nëse bashkitë dërgojnë raporte të plota (jo vetëm tabelare) me analizë të thelluar të riskut”, rekomandohet në përfundim të studimit.

Po ashtu, rekomandohet që të gjitha bashkitë e vendit të ndërtojnë dhe miratojnë deri në fund të vitit 2021 planin e detajuar të menaxhimit të riskut të krijimit/shtimit të detyrimeve të prapambetura dhe të raportojnë mbi bazën e këtij plani sipas kërkesave të listuara më sipër.

Një pikë e veçantë rekomandimi është kryerja e një investigimi më të thelluar dhe monitorim i vazhdueshëm në bashkitë Vorë, Këlcyrë dhe Kavajë, të cilat kanë një përkeqësim të theksuar të situatës financiare. “Me qëllim e parashtrimin e rekomandimeve për një ulje të detyrimeve të prapambetura dhe për menaxhim më të mirë financiar, lind e domosdoshme që në vijim të mblidhet informacion përshkrimor nga bashkitë, si në rastin e përmirësimit të statusit të vështirësisë në p.sh bashkitë e Kavajës, Dimalit apo Kukësit, ashtu edhe në rastin e përkeqësimit të statusit në bashkitë e Vorës, Këlcyrës, Kuçovës dhe Belshit”, deklarohet në raportin e përgatitur në kuadër të projektit Financat Lokale.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në krah të PAK. Fitohen betejat e para ndaj institucioneve që nuk zbatojnë ligjin

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në krah të PAK. Fitohen betejat e para ndaj institucioneve që nuk zbatojnë ligjin

ima 1210x642

Aksesi për personat me aftësi të kufizuara në institucionet publike mbetet një ngërç, i cili vijon prej vitesh, ndonëse fryma e ndërgjegjësimit ka filluar të gjejë zbatim pranë tyre. Megjithatë shqetësues mbetet fakti që edhe pse që prej 6 vitesh ka një VKM ku deklarohet se të gjitha investimet e reja duhet të krijojnë aksesueshmëri për PAK, në shumë raste, kjo VKM nuk merret parasysh.

Në 6 mujorin e parë të vitit 2021, Komisioneri ka trajtuar gjithsej 28 çështje (këtu përfshihen ankesat dhe çështjet e filluara kryesisht nga ana e Komisionerit) me pretendim diskriminimi për shkak të aftësisë së kufizuar.

Nga këto, 11 prej këtyre çështje kanë patur si objekt të tyre mungesën e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. Ndërsa sa i përket problematikave të trajtuara Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi informon se janë gjeografikisht probleme të konstatuara në qytetet kryesore të Shqipërisë, lidhur me shërbimin e Postës Shqiptare, por edhe mungesën e aksesueshmërisë në shërbimin e transportit publik në Bashkitë Durrës, Vlorë dhe Kamëz ose gjithashtu edhe mungesën e aksesueshmërisë në qendrat e votimit, në Bashkitë Durrës, Shijak, Krujë dhe Tiranë, gjatë Zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 Prillit 2021.

Sa i takon vendimeve që ky institucion ka ndërmarrë, lidhur kjo edhe me shqetësimet që përcillen nga aktivistë dhe drejtues të shoqërisë civile për mosrespektimin e ligjit nga ana e institucioneve qendrore e vendore, në përgjigjen zyrtare referuar Portës Vendore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi bën me dije se:

“Në 6 mujorin e parë të vitit 2021, Komisioneri ka marrë 5 vendime, duke konstatuar diskriminimin e personave me aftësi të kufizuar për shkak të mungesës së aksesueshmërisë. Konkretisht: Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara, për shkak të mungesës së aksesueshmërisë nga ana e Postës Shqiptare sh.a, në lidhje me ofrimin e shërbimeve nga ana e saj pranë Zyrës Postare Qendër Shkodër. Në rastin e Zyrës Postare Nr.14, Tiranë, Posta Shqiptare sh.a mori për sigurimin e aksesueshmërisë gjatë kohës që ankesa ishte në shqyrtim pranë Komisionerit dhe për rrjedhojë, Komisioneri ndërpreu procedurën e shqyrtimit pasi ishte përmbushur objekti dhe qëllimi për të cilin ankuesi kishte paraqitur ankesën. Konstatimin e diskriminimit të palës ankuese (zgjedhës me aftësi të kufizuar) për shkak të mungesës së aksesueshmërisë në një prej qendrave të votimit nga Bashkia Tiranë. Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara për shkak të mungesës së aksesueshmërisë në ofrimin e shërbimit të transportit publik nga Durrës. Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara për shkak të mungesës së aksesueshmërisë në ofrimin e shërbimit të transportit publik nga Bashkia Kamëz. Konstatimin e diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar për shkak të mungesës së standardeve të aksesueshmërisë në ofrimin e shërbimit për pajisjen me dokumentat biometrikë të identifikimit, nga Aleat sh.p.k dhe Ministria e Brendshme”, thuhet në përgjigjen e këtij institucioni për Portën Vendore.

Në lidhje me zbatimin e vendimeve të Komisionerit ka pasur një sërë rezultatesh gjatë periudhës së 6 mujorit të parë të 2021.

–  Posta Shqiptare sh.a, pas vendimit të Komisionerit, mori masa për sigurimin e aksesueshmërisë në filialin e saj në qytetin e Shkodrës.

–  Aleat sh.p.k, pati një reagim të menjëhershëm dhe angazhim për marrjen e masave për zbatimin e vendimit të Komisionerit, ndryshe nga Ministria e Brendshme, e cila nuk ka reaguar dhe nuk ka informuar Komisionerin lidhur me masat për zbatimin e vendimit.

Ndërkohë, komisioneri bën të ditur se çështjet e tjera vazhdojnë të jenë në shqyrtim dhe nuk ka akoma një vendimmarrje nga institucioni. “Vendimet e marra nga Komisioneri, kundër Bashkisë Durrës, Kamëz dhe Tiranë, janë ende në proces dhe pritet që këto institucione të informojnë Komisionerin brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, lidhur me masat për zbatimin e vendimeve”, thuhet në përgjigje.

Pavarësisht ligjeve dhe konventave në favor të personave me aftësi të kufizuar, sërish kjo kategori e shoqërisë has pengesa në aksesin ndaj shërbimeve në vendin tonë. E pyetur nga Porta Vendore, Suela Lala, drejtuese e Fondacionit Së Bashku, tha se ka një diskriminim nga shumica e institucioneve, megjithëse viteve të fundit, falë punës shumë të madhe të organizatave që merren me të drejtat e këtij target-grupi gjërat kanë filluar të ndryshojnë paksa.

“Ndër vite kuptohet se ndërgjegjësimi, por edhe puna e të gjitha organizatave ka çuar në një përmirësim të situatës së aksesueshmërisë, mjafton të përmendim rrugët e Tiranës, që në rrugët kryesore janë ulur trotuaret dhe kjo ka përmirësuar jetën, jo vetëm të personave me aftësi të kufizuar, por edhe nënave me fëmijë, që e kanë më të lehtë të lëvizin në rrugët e qytetit. Por kuptohet që është ende shumë pak, në raport me kohën. Kujtojmë që jemi në mandatin e dytë të mandatit të kryebashkiakut Veliaj dhe vetëm këto mund të përmendim si sukses. Ndërkohë, aksesueshmëria në transport publik vijon të jetë problem. Ende ka rrugë dhe investime që bëhen pa marrë parasysh aksesin e PAK”, shprehet Lala për Portën Vendore, e cila shton se kjo bie në kundërshtim dhe me VKM-në nr. 1704 e 23 dhjetorit 2015, që thotë se ndalohet çdo investim publik nëse nuk ka të përfshira të gjitha elementët e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuar. “Në këtë prizëm kemi amfiteatrin te liqeni, i cili është i paaksesueshëm, Kalaja e Tiranës dhe me dhjetëra projekte të tjera që nuk marrin parasysh aksesin e PAK”, përmend ajo disa nga investimet që janë kryer pas nxjerrjes së kësaj VKM-je, por që nuk e kanë marrë në konsideratë.

Por, mungesa e aksesueshmërisë për PAK vihet re edhe në investime të tjera. Fondacioni Së Bashku, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Leviz Albania, bëri një monitorim në qarkun Durrës dhe Bashkinë Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve, mbi pengimin e të drejtës për të votuar të mijëra personave me aftësi të kufizuar që nuk mundën dot ta aksesojnë procesin për shkak të problematikave me rampat, fletët e votimit etj. “PAK u mohohet e drejta e votës ditën e zgjedhjeve, por këto janë institucione që shërbejnë në çdo ditë të vitit duke iu mohuar aksesueshmërinë personave me aftësi të kufizuar në 365 ditë të vitit. Në qarkun Durrës dhe Bashkinë Tiranë kemi dërguar një sërë ankesash dhe jemi në pritje të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, shprehet ajo.

Një tjetër rast që Fondacioni Së Bashku ka dërguar pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhet me Bashkinë e Shkodrës. Konkretisht, para disa muajsh ngriti një ankesë tek Komisioneri lidhur me rampën e papërshtatshme që ndodhej në Postën Qendrore të Shkodrës, e cila tashmë, sipas Komisionerit ka marrë zgjidhje.

Suela Lala, drejtuese e Fondacionit Së Bashku, tregon se janë duke u marrë edhe me raste të tjera të evidentuara, teksa i kanë ngritur në trajtën e ankesave tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e që kanë lidhje me qendrat e votimit.

LevizAlbania - Broshura Elektronike Nr.11 (Tetor 2021).

LevizAlbania - Broshura Elektronike Nr.11 (Tetor 2021).

 Newsletter Web LA Copy

LevizAlbania ju prezanton me Broshurën Elektronike Nr.11 (Tetor 2021).

 

Broshura elektronike e projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, Instiuti i Zhvillimit të Habitatit, sjell të përmbledhur informacionin për periudhën Korrik – Shtator 2021.

 

Në brendësi të broshurës elektronike do të keni mundësi të informoheni mbi aktivitetin e projektit si dhe të disa prej projekteve të mbështetura nga instrumenti “Reagimi i Shpejtë”, në thirrjen e dedikuar për trajtimin e problematikave të krijuara në sistemin arsimor nga pandemia COVID-19.

 

LEXO BROSHURËN ELEKTRONIKE Nr.11 (Tetor 2021)

 

LevizAlbania është projekti që i është dedikuar demokracisë vendore duke mbështetur nisma, ide dhe aksione që gjenerohen nga qytetarët, grupimet informale, aktorët e shoqërisë civile, të cilët përbëjnë masën kritike përmes të cilës mund të vijë ndryshimi i synuar. Ne synojmë të përmirësojmë qeverisjen lokale dhe forcojmë demokracinë vendore përmes angazhimit direkt të qytetarëve në aksione konkrete.

 

Për cdo infomracion vizitoni www.levizalbania.al dhe na ndiqni në kanalet e medias sociale @LevizAlbania

KONKURSET E IDEVE, FESTA E DEMOKRACISË VENDORE

KONKURSET E IDEVE, FESTA E DEMOKRACISË VENDORE

Fituesite KI TH8copy

LevizAlbania, zhvilloi konkurset e ideve të thirrjes numër 8-të për aplikime. 67 koncept ide të gjeneruara nga aktorët e shoqërisë civile, grupimet informale të qytetarëve dhe individët, paraqitën përpara Bordit të Granteve iniciativat e tyre përmes të cilave synojnë të sjellin ndryshimin e demokracisë vendore, adresojnë problematikat e komunitetit dhe ndikojnë qeverisjen vendore përmes aksioneve me bazë komunitare.

Për shkak të situatës pandemike COVID-19, konkurset e ideve të thirrjes numër 8-të u zhvillluan për tre ditë me radhë në kryeqytet. Aplikantët pjesëmarrës prezantuan dhe sollën në mënyrë konkrete idetë e tyre përpara Bordit të Granteve, në përbërjen e të cilit ishin Anëtarët e Konsorciumit të projektit LevizAlbania, ekspertë të shoqërisë civile dhe medias nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Përfaqësuesit e Ambasadës Zvicerane dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC ishin prezent gjatë tre ditëve të prezantimit. Znj. Chantal Nicod, Drejtuese e Sektorit të Qeversijes dhe Shëndetit në Ambasadën Zvicerane u shpreh gjatë fjalës përshëndetëse se konkurset e ideve janë një moment i rëndësishëm për demokracinë vendore. “Jemi mbledhur këtu për të festuar demokracinë, për të mbështetur dhe angazhuar të gjithë qytetarët në demokraci. Jemi mbledhur për të festuar angazhimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve nga vetë qytetarët. Është shumë e rëndësishme që të gjithë aplikantët të përfaqësojnë komunitetet ku ata jetojnë. Është shumë e rëndësishme për ekipin tonë por edhe për Ambasadën Zvicerane që të mbështesim masën kritike” – u shpreh Znj. Nicod.

Konkurset e Ideve janë një instrument unikal dhe novator që projekti LevizAlbania ka përqafuar që prej Thirrjes Nr.1 për aplikime. Një instrument që mundëson një proces transparent konkurimi dhe vlerësimi, të ekuilibuar, të drejtë e për më tepër krijon sinergjinë e domosdoshme midis aktorëve të shoqërisë civile. Përmes Konkurseve të Ideve, LevizAlbania ka bërë të mundur që qytetarët nga të 61 bashkitë e vendit të njihen me ndërhyrjet që realizohen në zonat e tyre.

Në përfundim të konkurimit, Bordi i Granteve të LevizAlbania vlerësoi si ide që kalojnë në fazën pasardhëse atë të hartimit të projekt-propozimit të plotë 43 aplikime prej të cilave, 29 nga Organizatat Jo-Fitimprurëse, 8 nga individët dhe 6 ide nga grupimet informale të qytetarëve.

NJIHUNI ME KONCEPT-IDETË E KUALIFIKUARA PËR NË FAZËN PASARDHËSE

Faza e hartimit të projekt propozimit të plotë nga aplikantët e kualifikuar nuk është një fazë përfundimatare, prandaj ajo është cilësuar si miratim me kusht, pasi projekti LevizAlbania do të vlerësojë të gjithë dokumentacionin e aplikantëve dhe projekt-propozimin e plotë, në të cilin do të duhet të reflektohen të gjitha komentet dhe sugjerimet e Bordit të Granteve. Për të ridëgjuar të gjithë komentet e Bordit të Granteve mjafton të vitizoni kanalin e LevizAlbania në #Facebook, aty gjenden të gjitha videot e Konkursit të Ideve.

LevizAlbania në ditët në vijim do të organizojë një Sesion Udhëzues me të gjithë konkurentët e kualifikuar për në fazën e Projekt Propozimit të Plotë dhe çdo komunikim me aplikantët e kualifikuar do të realizohet përmes rrugëve zyrtare të projektit.

REGJISTRIMI NË SESIONIN UDHËZUES PËR PROJEKT PROPOZIMET E PLOTA (OJF, INDIVDË, GRUPE INFORMALE)

REGJISTRIMI I APLIKANTËVE INDIVID DHE GRUPE INFORMALE PËR PJESËN FINANCIARE

Sqarim informues: Aplikantët e kualifikuar nën kategorinë “Individë dhe Grupime Informale” duhet të bashkohen në ZOOM në date 4 Tetor 2021, ora 12:00 ditë në të cilën aktivizohet dhe takimi në Zoom Meeting.

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Co-PLAN, Instituti i Zhvillimit të Habitatit.

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=20#sigProId13a8a6017a

 

 

Koncept idetë e kualifikuar për Konkursin e IDEVE të Thirrjes Nr.8

Koncept idetë e kualifikuar për Konkursin e IDEVE të Thirrjes Nr.8

Web LA

 

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit“, shpalli thirrjen për aplikime Nr.8 në datë 21 Maj 2021, thirrje që qendroi e hapur deri më 20 Qershor 2021.

Thirrjes së LevizAlbania e cila pati tre drejtime kryesore, aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale iu përgjigjën me 274 aplikime në total, ide në bazën e  e të cilave synonohej forcimi e demokracisë vendore dhe përmirësimin e performancës së qeversisjes vendore dhe të zgjedhurve vendorë.

71 koncept ide nga organizatat e shoqërisë civile, gripimet informale dhe individët janë përzgjedhur nga projekti LevizAlbania për të vijuar në fazën pasaardhëse të atë Konkursit të Ideve. Konkurset e Ideve do të zhvillohen në qytetin e Tiranës për tre ditë konsekutive nga data 21 Shtator deri më 23 Shtator.

Konkurset e Ideve, mekanizmi inovator i aplikuar nga LevizAlbania që në thirrjen për aplikime Nr.1 do të duhej të zhvillohej në tre qytetete të ndryshme, por situata e krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe ruajtja e masave mbrojtjëse për të gjithë pjesëmarreëist e ka detyruar projektin LevizAlbania t’i zhvillojë këto konkurse vetëm në qytetin e Tiranës.

Konkurentët e përzgjedhur për në këtë fazë janë njoftuar në rrugë zyrtare përmes postës elektornike të projektit LevizAlbania.

Për të mësuar më shumë rreth koncept-ideve të kualifikuara për në fazën e Konkursit të Ideve klinkoni në dokumentin e linkuar më poshtë.

IDETË E KUALIFIKUARA NË KONKURSIN E IDEVE TË THIRRJES NR.8

Për më shumë informacion mbi LevizAlbania dhe projektet e zbatuara përgjatë thirrjeve për aplikime mund të vizitoni faqën tonë të internetit në kategorinë NISMA TË MBËSHTETURA ose të klikoni hartën interkative brenda kësaj kategorie.

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja8 #KonkursiIdeve #TeKualifikuarit #DedikuarDemokracisëVendore

Pozicion Vakant: Manaxher i Programit të Granteve

Pozicion Vakant: Manaxher i Programit të Granteve

GM HIRINGGG

Pozicion Vakant: Manaxher i Programit të Granteve

Vendi:                                     Tiranë, Shqipëri

Organizata:                            LevizAlbania

Lloji i punësimit:                       Me kohë të plotë

Afati i fundit i aplikimit:           26 Shtator 2021

Projekti LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare të suksesshme, "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-Plan" për periudhën 2019-2023. LevizAlbania kontribuon në forcimin e demokracisë vendore, nëpërmjet granteve për Organizatat Jofitimprurëse (OJF-të), grupet joformale dhe qytetarët, në mbështetje të kërkesës së tyre për qeverisje vendore transparente dhe llogaridhënëse, si dhe për shërbime publike efikase. LevizAlbania mbështet aktorët e shoqërisë civile në mbarë vendin, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, nëpërmjet qasjes nga poshtë-lart. Projekti mbështet krijimin e koalicioneve për t'i dhënë shtysë ndryshimit strukturor dhe sistemik në nivel vendor dhe kombëtar, promovon praktikat e mira dhe përdorimin e medias si mjet për advokim për të forcuar kërkesat e aktorëve të shoqërisë civile.

Përgjegjësitë

Merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e proceseve të grantdhënies të LevizAlbania. Ai/Ajo duhet të ketë aftësi për të analizuar zhvillimet e demokracisë vendore dhe të shoqërisë civile, të kuptojë sfidat e ndryshme të monitorimit të nivelit vendor e qendror, si dhe të vlerësojë aplikimet dhe grantet. Ai /Ajo ka përgjegjësi për të raportuar në mënyrë periodike për procesin e grantdhënies si dhe për të analizuar rezultatet.

Detyrat (Përmbledhje e funksioneve kyç)

  • Siguron hartimin e plotë të Skemës së Granteve, duke iu përgjigjur nevojave të projektit;
  • Harton Thirrje për Propozime (paketën e plotë), është përgjegjës për vlerësimin e koncept ideve dhe projektpropozimeve të plota të paraqitura si dhe jep rekomandime për Bordin e Granteve;
  • Bashkëorganizon sesionet informuese për aktorë të shoqërisë civile;
  • Kontribuon në organizimin dhe zhvillimin e Konkurseve të Ideve;
  • Siguron menaxhim efektiv të Programit të Granteve, në mënyrë të tillë që të respektohen rregullat e grantit dhe detyrimet kontraktore;
  • Monitoron zbatimin teknik të granteve, për të siguruar përputhshmërinë me metodologjinë dhe planin e aktiviteteve të propozuara, përfshirë manaxhimin e afateve kohore dhe produkteve;
  • Monitoron dhe merr pjesë në aktivitetet e grantmarrësve si dhe realizon vizita monitoruese në terren;
  • Koordinon me Menaxherin e Financës raportimin financiar të grantmarrësve dhe disbursimin e fondeve;
  • Jep rekomandime për të përmirësuar procesin e grantdhënies, bazuar në kuadrin e zbatimit të granteve dhe mesimeve të nxjerra;
  • Kontribuon në hartimin e dokumentave të ndryshëm të punës dhe raporteve (Plane Pune, Plane Monitorimi, raporte periodike, etj.);
  • Jep këshilla strategjike, inpute teknike dhe rekomandime për orientimin e projektit;

Arsimi i kërkuar:

Diplomë Universitare Masters, në fusha të lidhura me qeverisjen dhe zhvillimin demokratik, të tilla si shkenca politike, ekonomike, drejtësi apo shkenca të tjera sociale.

Eksperienca dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të paktën 5 vjet eksperiencë në administrimin e proceseve të grantdhënies;
  • Përvojë e mire në zhvillimin e propozimeve për grante;
  • Aftësitë dhe eksperienca në projekte me median do të jetë vlerë e shtuar;
  • Aftësi për të përgatitur me cilësi të lartë, dokumente të shkurtër politikash, raporte analitike, kërkime teknike që reflektojnë praktika të mira mbi qeverisjen demokratike dhe përfshirjen e qytetarëve;
  • Njohuri të mira të proceseve të Monitorimit dhe Vlerësimit, si dhe një përvojë e mirë në punën me OJF dhe/ose nismat qytetare.
  • Aftësi në trajnim, lehtësim procesesh, planifikim strategjik dhe ndërtim partneritetesh;
  • Aftësi krijuese dhe ndërpersonale, si dhe aftësi për të punuar në një mjedis shumëkulturor dhe shumëetnik, me ndjeshmëri dhe respekt për diversitetin;
  • Të tregojë aftësi për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie pune efektive me dhe mes niveleve dhe llojeve të ndryshme të stafit dhe palëve të treta;
  • Aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit, përpunim të dhënash, shkrim raportesh, kërkime, etj.

Aftësi gjuhësore: Aftësi shumë të mira komunikimi në të shkruar në anglisht, veçanërisht në përgatitjen e dokumenteve dhe raportevedhe aftësi shumë të mira në të folur në anglisht.

Pagesa e ofruar: Pagesa e parashikuar për pozicionin është në përputhje me standartet e sektorit. Oferta do të jetë në përputhje me kualifikimet, eksperiencën dhe historikun e pagesës së kandidatit të përzgjedhur.

PROCEDURAT E APLIKIMIT: 

Aplikimi duhet të përfshijë një letër kërkesë (cover letter) si dhe një CV në anglisht, si dhe të paktën dy letra reference specifike për pozicionin. Mund të paraqiten edhe dokumenta të tjerë. Ju lutemi, vendosni në email subjektin për aplikimin tuaj: Aplikimi – Manaxher i Programit të Granteve – Emri Mbiemri. Aplikimi duhet të arrijë jo më vonë se data 26 shtator 2021, përmes adresës së emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontaktohen për intervista.

LevizAlbania është një punëdhënës që garanton mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjitha grupet e interesuara, pa asnjë diskriminim!

LeviAlbania - POZICION VAKANT: MENAXHER FINANCE

LeviAlbania - POZICION VAKANT: MENAXHER FINANCE

POZICION VAKANT: MENAXHER FINANCE

Vendndodhja:                                 Tiranë, Shqipëri

Organizata:                                      Projekti LevizAlbania

Lloji i punësimit:                             Me kohë të plotë

Afati i fundit i aplikimit:                12 Shtator 2021

Projekti LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare të suksesshme, "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-Plan". Faza e parë e projektit është zbatuar nga muaji Korrik 2015 deri Qershor 2019, ndërsa faza e dytë mbulon periudhën Korrik 2019 – Qershor 2023. LevizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile me bazë në komunitet, që ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje vendore cilësore.

Përgjegjësitë/Detyrat (Përmbledhje e funksioneve kryesore) 

Krijimi, menaxhimi dhe mirëmbajtja e sistemit financiar

  • Përgjegjës për zhvillimin e procedurave, ruajtjen dhe hedhjen e të dhënave, kontabilitetin, librin e përgjithshëm të llogarive, pasqyrat financiare dhe të gjitha fazat e menaxhimit financiar që nevojiten për të përmbushur kërkesat ligjore Shqiptare dhe të donatorit;
  • Përgjegjës për kontrollin i ditarit të arkës dhe perditësimin e nevojave të likuiditetit;
  • Përgjegjës për të gjitha llogaritë e pagueshme, transaksionet bankare, shkrimin e çeqeve dhe rakordimin e pasqyrave të bankës;
  • Ndjek dhe përgatit përllogaritjen e pagave të stafit dhe sigurimeve shoqërore/shëndetësore;
  • Ndjek dhe përgatit pagesat e qirasë dhe shërbimeve të tjera;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit financiar të granteve, regjistrit të të gjitha transaksioneve financiare;
  • Nëse nevojitet, MF do të trajnohet mbi përdorimin dhe mirëmbajtjen e SMG (sistemi i menaxhimit të granteve)
  • Ndjek ecurinë e të gjitha raportimeve financiare të granteve në proces dhe ato që janë të mbyllura, dhe në mënyrë periodike përgatit raportet financiare përkatëse;
  • Përgatit buxhetin vjetor të projektit;
  • Përgatit kontratat e konsulentëve/ekspertëve ose proceseve të tjera (prokurim)
  • I rekomandon Drejtorit Ekzekutiv miratim ose ndryshim në çdo kontratë me detyrime financiare për projektin; 

Administrimi i Granteve dhe Asistenca Teknike

  • Përgatit dhe ndjek disbursimet për grantet;
  • Ndjek raportimin financiar të granteve;
  • Monitoron përdorimin/zbatimin e fondeve/buxhetit të granteve;
  • Kur nevojitet, kontrollon zbatimin financiar të granteve
  • Vlerëson aftësitë menaxhuese financiare të grantmarrësve dhe siguron asistencë teknike sipas nevojës për të siguruar që grantmarrësi është në gjendje t’i përmbahet rregulloreve për menaxhimin financiar, kontabilitetin dhe raportimin financiar;
  • Shqyrton raportet financiare të grantmarrësve dhe jep rekomandime për veprime të mëtejshme ose asistencë teknike;
  • Ofron asistencë teknike, sipas kërkesës, për të zgjidhur çështjet që lidhen me raportet financiare ose auditimin e grantmarrësve.

Koordinimi dhe raportimi

  • Komunikon dhe koordinon me partnerët e konsorciumit OSFA, Partners Albania dhe Co-Plan dhe punon drejtëpërsëdrejti e në bashkëpunim me menaxherin e finances të OSFA, me SDC (Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim) lidhur me raportimin financiar, disbursimin e fondeve, rekoncilimin e shpenzimeve, situatën e përgjithshme financiare të organizatës dhe nevojat për trainim mbi menaxhimin financiar;
  • Përgatit rregullisht raporte financiare për konsorciumin dhe SDC;
  • Bashkëpunon dhe koordinon me SDC dhe institucionet përkatëse për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e SDC;
  • I paraqet Drejtorit Ekzekutiv raportet financiare, analizat dhe parashikimet e nevojshme për planifikimin strategjik.
  • I paraqet Drejtorit Ekzekutiv, në kohën e duhur, informacione dhe raporte për konsolidimin dhe parashikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Punon me Drejtorin Ekzekutiv për të krijuar dhe zhvilluar një strategji të qendrueshme, me vlerë të shtuar, për projektin;
  • Përgatit, harton dhe/ose kontrollon informacionin financiar të nevojshëm për projektin, konsorciumin, SDC, etj.;
  • Kryen detyra të tjera, të caktuara nga Drejtori Ekzekutiv

Arsimimi I kërkuar: Diplomë universitare (Master) në financë, kontabilitet.

Eksperienca dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të paktën 5 vjet eksperiencë pune në menaxhim financiar, kontabilitet. 
  • Njohje shumë e mire e kuadrit ligjor që lidhet me çështjet financiare të OJF në Shqipëri (taksa, standartet financiare, të kontabilitetit);
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe koordinimi;
  • Aftësi për tu përshtatur dhe për të qenë fleksibël;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe aftësi vet/organizuese;
  • Aftësi për të punuar në harmoni me njerëz me background të ndryshëm kulturor;
  • Të jenë krijues, me aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për të punuar në një mjedis pune shumëkulturor dhe shumëetnik, me ndjeshmëri dhe respekt për diveristetin;
  • Aftësi të provuara për të zhvilluar dhe për të mbajtur marrëdhënie pune efektive me nivele dhe tipe të ndryshme të stafit të projektit apo partnerë të tjerë;
  • Aftësi të shkëlqyera përdorimi të kompjuterit në paketën Microsoft Office, veçanërisht në Excel (formula, pivot tables, etj.).

Aftësi gjuhësore: Aftësi shumë të mira komunikimi në të shkruar në anglisht, veçanërisht në përgatitjen e raporteve financiare dhe aftësi shumë të mira në të folur në anglisht.

Pagesa e ofruar: Pagesa e parashikuar për pozicionin është në përputhje me standartet e sektorit. Oferta do të jetë në përputhje me kualifikimet, eksperiencën dhe historikun e pagesës së kandidatit të përzgjedhur.

PROCEDURAT E APLIKIMIT: 

Aplikimi duhet të përfshijë një letër kërkesë (cover letter) si dhe një CV në anglisht. Mund të paraqiten edhe dokumenta të tjerë. Ju lutemi, vendosni në email subjektin për aplikimin tuaj: Aplikimi – Manaxher Finance I Projektit – Emri Mbiemri. Aplikimi duhet të arrijë jo më vonë se data 12 shtator 2021, përmes adresës së emailit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Aplikantët që morën pjesë në konkursin për këtë pozicion në Maj 2021, janë të mirëpritur të aplikojnë sërish. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listen e shkurtër do të kontaktohen për intervista.

LevizAlbania është një punëdhënës që garanton mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjitha grupet e interesuara, pa asnjë diskriminim!

THIRRJA PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE NR.4

THIRRJA PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE NR.4

Thirrja 4 Web

 

THIRRJA PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE NR.4 - ‘PJESËMARRJA DHE VULLNETARIZMI RINOR NË NIVEL VENDOR’

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-PLAN" synon forcimin dhe përmirësimin e demokracisë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të shoqërisë civile dhe individëve.

LevizAlbania fton organizatat jofitimprurëse (OJF) të aplikojnë në Thirrjen Nr. 4 për Aplikime, Grante Strategjike Pjesëmarrja dhe Vullnetarizmi Rinor në Nivel Vendorme qëllim: rritjen e pjesëmarrjes dhe vullnetarizmit rinor në nivel vendor si instrument për qytetari të angazhuar dhe zhvillim më të qëndrueshëm.  Për të aplikuar në instrumentin e Granteve Strategjike Organizatat Jo-fitimprurëse duhet të vijnë në formën e koalicionit të përbërë nga të paktën tre organizata që në këtë fazë të aplikimit. 

LevizAlbania, nëpërmjet Granteve Strategjike, mbështet krijimin e një mjedisi mundësues për forcimin e aktorëve të shoqërisë civile, formalë dhe jo-formalë, dhe rritjen e angazhimit qytetar me qëllim institucionalizimin e llogaridhënies dhe qeverisjes pjesëmarrëse në nivel vendor.

Thirrja e 4-të për Grante Strategjike e LevizAlbania ka pesë (5) drejtime dhe në të mund të aplikojnë vetët organizatat e shoqërisë civile.

Drejtimet e Thirrjes Nr.4 për Grante Strategjike janë:

Drejtimi 1:      Formësimi i Karrierës Përmes Pjesëmarrjes në Komunitet (1 grant);

Drejtimi 2:      (Ri)jetëzimi i Qendrave Rinore (1 grant);

Drejtimi 3:      Aktivizëm Përmes Vullnetarizmit (1 grant);

Drejtimi 4:      Rrjeti Vendor i Studentëve të Shkëlqyer (1 grant);

Drejtimi 5:      Zotërimi i Vlerave Mjedisore (1 grant).

MADHËSIA E GRANTEVE DHE AFATI I ZBATIMIT

  • Afati maksimal i zbatimit të projektit është 18 muaj;
  • Kufiri maksimal i 1 (një) granti strategjik është 60,000 CHF;
  • Në Thirrjen për Aplikime Nr. 4 lejohet aplikimi i OJF-ve me vetëm një projekt propozim.

Afati i fundit për aplikime në Thirrjen Nr. 4 për “Grante Strategjike” është data 30 Shtator 2021, ora 23:59. Në këtë thirrje mund të aplikojnë vetëm organzatat e shoqërisë civile dhe aplikimi behet përmes dërgimit të dokumentacionit të kërkuar nga LevizAlbania në adresën e postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Të gjithë të interesuarit për aplikime në këtë thirrje duhet të tregojnë kujdes të veçantë në leximin dhe konsultimin e plotë të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të cilin mund ti referohen formateve të përgatitura nga projekti LevizAlbania që gjenden më poshtë:

Gjatë periudhës që Thirrja për Aplikime për Strategjike NR.4 do të qëndrojë e hapur, LevizAlbania do të organizojë një sesion informues online, për secilin nga Drejtimet e kësaj thirrje.

Në sesionet informuese janë të ftuara organizata të shoqërisë civile dhe do të diskutohet mbi fushat dhe prioritetet përkatëse, procedurat e Thirrjes, si dhe do t’i jepet përgjigje pyetjeve që kanë të interesuarit mbi Thirrjen Nr. 4 për Aplikime. Sesioni informues do të zhvillohet në 10 Shtator, 2021 ora 11.00. Sesioni do të zhvillohet përmes platformës Zoom dhe për tu bërë pjesë e tij duhet të regjistroheni duke klikuar në këtë link:

Menjëherë pas regjistrimit në Zoom Webinar do t’ju dërgohen të kredencialet për të qenë pjesë e sesionit informues online dedikuar Thirrjes Nr. 4 për Aplikime, Grante Strategjike ‘Pjesëmarrja dhe Vullnetarizmi Rinor në Nivel Vendor’.

Për të mësuar më shumë rreth nismave strategjike të mbështetura nga LevizAlbania KLIKONI KËTU

Organizatat e interesuara për të aplikuar dhe që përmbushin kriteret e pranueshmërisë inkurajohen të kontaktojnë LevizAlbania për çdo pyetje në: +35544500153; +355676036732; ose email në  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

THIRRJA PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE NR.3

THIRRJA PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE NR.3

la web Thirrja 3

 

THIRRJA PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE NR.3 - ‘DEMOKRACIA DIGJITALE NË NIVEL VENDOR’

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare: "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-PLAN" synon forcimin dhe përmirësimin e demokracisë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të shoqërisë civile dhe individëve.

LevizAlbania fton organizatat jo fitimprurëse (OJF) të aplikojnë në Thirrjen Nr. 3 për Aplikime, Grante Strategjike ‘Demokracia Digjitale në Nivel Vendor’ me qëllim ‘normalizimin’ dhe zgjerimin e demokracisë digjitale si instrument për rritjen e pjesëmarrjes qytetare dhe transparencës së qeverisjes vendore. 

LevizAlbania, nëpërmjet Granteve Strategjike, mbështet krijimin e një mjedisi mundësues për forcimin e aktorëve të shoqërisë civile, formalë dhe jo-formalë, dhe rritjen e angazhimit qytetar me qëllim institucionalizimin e llogaridhënies dhe qeverisjes pjesëmarrëse në nivel vendor.

Thirrja e 3-të për Grante Strategjike e LevizAlbania ka dy (2) drejtime dhe në të mund të aplikojnë vetët organizatat e shoqërisë civile.

Drejtimet e Thirrjes Nr.3 për Grante Strategjike janë:

Drejtimi 1: E-pjesëmarrje: mundësimi i aktivizmit digjital në nivel vendor (1 grant);

Drejtimi 2: Teknologji dhe qytetarë të zgjuar për demokracinë vendore (1 grant

MADHËSIA E GRANTEVE DHE AFATI I ZBATIMIT

  • Afati maksimal i zbatimit të projektit është 18 muaj;
  • Kufiri maksimal i 1 (një) granti strategjik është 60,000 CHF;
  • Në Thirrjen për Aplikime Nr. 3 lejohet aplikimi i OJF-ve me vetëm një projekt propozim.

Afati i fundit për aplikime në Thirrjen Nr. 3 për “Grante Strategjike” është data 30 Shtator 2021, ora 23:59. Në këtë thirrje mund të aplikojnë vetëm organzatat e shoqërisë civile dhe aplikimi behet përmes dërgimit të dokumentacionit të kërkuar nga LevizAlbania në adresën e postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Të gjithë të interesuarit për aplikime në këtë thirrje duhet të tregojnë kujdes të veçantë në leximin dhe konsultimin e plotë të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm për të cilin mund ti referohen formateve të përgatitura nga projekti LevizAlbania që gjenden më poshtë:

Gjatë periudhës që Thirrja Nr. 3 për Aplikime, Grante Strategjike do të qëndrojë e hapur, LevizAlbania do të organizojë një sesion informues online, për secilin nga Drejtimet e Thirrjes. Në sesionet informuese janë të ftuara organizata të shoqërisë civile dhe do të diskutohet mbi fushat dhe prioritetet përkatëse, procedurat e Thirrjes, si dhe do t’i jepet përgjigje pyetjeve që kanë të interesuarit mbi Thirrjen për Aplikime Nr. 3. Sesioni informues do të zhvillohet në 9 Shtator, 2021 ora 11.00. Sesioni do të zhvillohet përmes platformës Zoom dhe për tu bërë pjesë e tij duhet të regjistroheni duke klikuar në këtë link:

SESION INFORMUES NË ZOOMKLIKO & REGJISTROHU

Menjëherë pas regjistrimit në Zoom Webinar do t’ju dërgohen kredencialet për të qenë pjese e sesionit informues online dedikuar Thirrjes Nr. 3 për Aplikime, Grante Strategjike ‘Demokracia Digjitale në Nivel Vendor’.

Për të mësuar më shumë rreth nismave strategjike të mbështetura nga LevizAlbania KLIKONI KËTU

Organizatat e interesuara për të aplikuar dhe që përmbushin kriteret e pranueshmërisë inkurajohen të kontaktojnë LevizAlbania për çdo pyetje në: +35544500153; +355676036732; ose email në  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

LEVIZALBANIA, DEDIKUAR DEMOKRACISË VENDORE NË SHQIPËRI

LEVIZALBANIA, DEDIKUAR DEMOKRACISË VENDORE NË SHQIPËRI

Cover web

E kthyer tashmë në një traditë e përvitshme, LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC organizoi për të pestin vit rradhazi “Javën e Demokracisë Vendore”. Projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe rrisë aktivizimin qytetar në drejtim të mirëqeverisjes lokale, organizoi në bashkëpunim me grantmarrës të LevizAlbania dhe anëtarët e konsor- ciumit të projektit 14 aktivitete të shpërndara në 9 qytete në 6 ditë prej 31 Majit deri më 5 Qershor.

Secila prej ditëve të “Javës së Demokracisë Vendore” trajtoi çështje dhe tematika në fokusin e të cilave ishte roli qytetar dhe i shoqërisë civile. Ditët tematike synuan të sjellin për publikun dhe audiencën e targetuar çështje si: vullnetarizmi, financat vendore dhe shërbimet, angazhimi qytetar, fuqizimi i të rinjve, mjedisi i përbashkët dhe në ditën përmbyllëse të “Javës së Demokracisë Vendore”, LevizAlbania bashkë me grantmarrës e qytetarë zhvilluan aktivitetin “Jep shembullin tënd”, një aksion pastrimi në zonën e Lumit Mat.

Konferenca Kombëtare e Vullnetarizmit 1.0 çeli siparin e “Javës së Demokracisë Vendore”. Përmes mbështetjes nëpërmjet projekteve strategjike të LevizAlbania, organizata “Përtej Barrierave” zhvilloi konferencën e parë kombëtare mbi vullnetarizmin, një tryeze e cila synoi dhe ia doli të ngrinte diskutimin dhe debatin mbi përfshirjen e vullnetarizmit në komunitet dhe përfitimet që i sjell shoqërisë kjo ndërthurje, dhe se si mund të nxitet më tej vullnetarizmi në Shqipëri.

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, anëtar i konsorciumit të LevizAlbania, zhvilloi sipas traditës konferencën vjetore mbi financat vendore në të cilin u prezantua fillimisht raporti vjetor i parave publike të menaxhuara nga njësitë e qeverisjes vendore. Autonomia vendore është një element kyç i decentralizimit, prandaj sa më e madhe të jetë kjo autonomi aq më e mirë  është. Me  një  panel ekspertësh e teknikësh të qeverisjes vendore dhe çështjeve financiare, konferenca e Co-PLAN preku gjithashtu efektin e pandemisë në vitin financiar vendor 2020.

Në po të njëjtën ditë tre organizata që kanë zbatuar projektet e mbështetura nga LevizAlbania u transferuan në qytetin e Gramshit, ku u zhvillua diskutimi i hapur me publikun mbi “Buxhetin e Bashkisë Gramsh, rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të tyre”. Instituti AGENDA, Euro Partners Development dhe Instituti i Kërkimeve Urbane sollën për publikun dhe qytetarët e Gramshit informacione dhe të dhëna mbi përparësitë kryesore të buxhetit 2021 për Bashkinë Gramsh, transparencën e treguar nga bashkia në proceset konsultuese për buxhetin si dhe monitorimin e shërbimeve publike të ofruara prej saj.

Në ditën e tretë fjalën e kishin ata, aktivistët e shoqërisë civile, indivdët dhe grupet informale. “Word Fair” ose panairi i fjalës ishte aktiviteti i ideuar nga LevizAlbania dedikuar shembujve konstruktiv që kanë sjellë ndryshimin e prekshëm për komunitetet e tyre, por për mbi të gjitha për angazhimin qytetar si detyrim për të kontribuar për komunitetin dhe bërë bashkë zërin qytetar. Panairi i Fjalës u zhvillua në Tiranë pranë “Parkut Rinia”, duke synuar vendosjen e kontaktit dhe komunikimit drejtpërdrejt me qytetarët, proces që njohu regres gjatë periudhës së pandemisë por edhe për shkak të shumëllojshmërisë së formave të komunikimit modern. Panairi Fjalës ia doli që të tërhiqte vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve të thjeshtë në zonën e Parkut Rinia. Historitë personale, impakti që ka sjellë tek aktivistët zbatimi i nismave në terren, nevoja për më shumë aktivizëm dhe komunikimin me njëritjetrin ishin disa nga historitë e treguara në panairin e fjalës së aktivistëve.

Mjedisi ynë i përbashkët ishte tematika e ditës së pestë të “Javës së Demokracisë Vendore 2021”. Tre aktivitete të vendosura në pjesën veriore të vendit, Shkodër, të organizuara nga “Gratë Artizane në Vaun e Dejsë”, “Organizata GO2” dhe “Forumi i Liqenit të Shkodrës”, arritën që ta kthenin mjedisin dhe kontributin e qytetarëve dhe aktivistëve në mbrojtje të tij në qendër të vëmendjes së aktiviteteve publike. Kultivimi i kulturës dhe edukimi i brezave të rinj përmes formave inovative në mbrojtje të mjedisit mbetet një nevojë e domosdoshme, kontributi për të cilën nuk duhet kursyer. “Dita e Krimbit të Mëndafshit” dhe hapja  ekspozitës  fotografike nga Forumi “Liqeni i Shkodrës” ishin aktivitetet e veçanta të kësaj dite.

Dita katërt e “Javës së Demokracisë Vendore” iu dedikua “fuqizimit të të rinjve”. Me aktivitete të shtrira në Cërrik, Lezhë dhe Elbasan. Dita e të rinjve kulmoi me aktivitetin e organizuar nga Parterët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim “Youth Speak UP”. I mbajtur në Kalanë e Elbasanit, akiviteti i veçantë vendosi në qendër të rinjtë dhe nevojën e tyre për të folur dhe ngritur për të “levizur për ndryshimin”.

Ndryshe nga vitet e mëprashme, “Java e Demokracisë Vendore 2021” nuk u zhvillua në pesë ditë por në gjashtë. Ditën e fundit LevizAlbania ia dedikoi mjedisit dhe mbrojtjes së tij. Një aktivitetet i ideuar tërësisht nga projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, i cili u bazua në  modelin  “JEP SHEMBULLIN TËND”. Stafi i LevizAlbania dhe shumë të rinj e të reja që iu përgjigjën thirrjes së LevizAlbania, u bashkuan në aksionin e pastrimit në zonën e “Lumit Mat” si dhe aktivitetit për promovimin e turizmit në këtë zonë historike të vendit tonë. Aktiviteti u vendos pranë “Urës së Zogut” ku dhjetra të rinj u angazhuan dhe pastruan ambJentin si dhe u bënë pjesë e turit me kanoe për të njohur pasuritë natyrore dhe potencialet turistike të kësaj zonë.

LevizAlbania i është dedikuar demokracisë vendore dhe në funksion të përmirësimit dhe fuqizimit të saj ka bërë bashkë aktorë të shoqërië civile, grupimet informale dhe individët. Përmes instrumentave tradicionale dhe inovative të grantdhënies, LevizAlbania, ka angazhuar dhe mbështetur më shumë se 300 nisma të cilat kanë sjellë vit pas viti ndryshimin e prekshëm për komunitetet dhe zonat ku janë zbatuar. Java e Demokracisë Vendore është momenti kulmor i prezantimit të këtyre nismave e arritjeve nga ata, aktorët e ndryshimit, motorët e aktivizimit dhe qytetarisë aktive, aktivistët.

Java e Demokracisë Vendore ashtu si LevizAlbania, që është markë e njohur në mbarë vendin, është moment që i dedikohet qytetarëve, aktivizimit, demokracisë, transparencës, rritjes së përgjegjshmërisë prej të zgjedhurve vendor, e për mbi të gjitha rolit të qytetarëve aktiv në forcimin e demokracisë vendore.

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=20#sigProId2c3dad57bc

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=20#sigProIdfe771b323d

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=20#sigProId27940f177b

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=20#sigProIdb0615aeeba

 

 

 

 

 

#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore #JavaDemokracisëVendore2021

Nis zbatimi i projektit “Rekuperimi mësimor dhe social i nxënësve nga pasojat e Covid-19”   

Nis zbatimi i projektit “Rekuperimi mësimor dhe social i nxënësve nga pasojat e Covid-19”   

WhatsApp Image 2021 07 06 at 15.04.38 Copy

Në datën 28 Qershor të vitit 2021, u nis zbatimi i projektit “Rekuperimi mësimor dhe social i nxënësve nga pasojat e Covid-19”, me mbështetjen financiare të Lëviz Albania. Projekti zbatohet në qytetin e Shijakut nga Matilda Vora, psikologe shkollore dhe aktiviste me eksperience të gjatë në fushën e arsimit dhe e angazhuar për mireqenien e komunitetit e saj.    

Projekti synon të mbyllojë boshllëqet mesimore dhe sociale të nxënesve të klasave të para dhe të dyta, të cilat janë shkaktuar nga përballja në një hark kohor të shkurtër me dy situata të vështira për arsimin: fillimisht situata e tërmetit dhe direkt më pas e Covid-19. Gjithastu synon të përgatisë nxënësit për të filluar vitin e ardhshëm shkollor 2021-2022 nëpermjet një shkollë verore, duke plotësuar mangësitë mësimore dhe fuqizuar nxenesit në aspektin psiko-social.

Përfituesit kryesore të këtij projekti janë 30 fëmijë, të cilët po marrin pjesë në shkollën verore gjatë muajit të Korrikut 2021. Kjo shkollë do te zhvillohet nga data 1- 27 korrik duke përjashtuar ditët e diela. Do të ngrihen dy klasa mësimore respektivisht 15 nxënës në klasën e parë dhe 15 nxënës në klasën e dytë. Për të përforcuar dhe përmirësuar njohuritë e nxënësve realizohen çdo ditë orë mësimore për secilën nga lëndët: gjuhë shqipe/ abetare, matematikë, dituri natyre, dhe aktivitete psiko-sociale sipas një orari të paracaktuar ditor, 9:00-13:00. I gjithë zbatimi i këtij projekti po realizohet në ambjentet e gjimnazit "16 Shtatori", ndërtese e cila është e sapo rindërtuar dhe e pajisur me ambjente mësimore, sportive, teknologjike. Në kuadër të promovimit të vullnetarizmit, po aktivizohen 4 nxënës nga gjimnazi i qytetit të Shijakut, të cilët kanë pasur eksperienca të mëparshme si vullnetarë.

Gjatë këtyre ditëve fëmijët kanë të ndërthurur orët mësimore dhe veprimtaritë psiko- sociale. Në ditët pasuese fëmijët do të angazhohen edhe në veprimtari që nxisin angazhimin qytetar dhe kontributin në komunitet. Në këtë aktivitet nxënësit do të përfshihen dhe angazhohen në kujdesin dhe sistemimin e ambjentit të gjimnazit pritëse.

View the embedded image gallery online at:
https://www.levizalbania.al/sq/lajme?start=20#sigProId987a65b439

JAVA E DEMOKRACISË VENDORE 2021 NGA 31 MAJ DERI NË 5 QERSHOR

JAVA E DEMOKRACISË VENDORE 2021 NGA 31 MAJ DERI NË 5 QERSHOR

 

FB Cover

Java e Demokracisë Vendore - LevizAlbania

“2021: Viti i angazhimit qytetar”

31 Maj – 5 Qershor 2021

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga nga konsorciumi i tre organizatave shqipare "Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", "Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim" dhe "Co-PLAN" do të organizojë për të pestin vitë “Javën e Demokracisë Vendore”.

E kthyer tashmë në një traditë e përvitshme, Java e Demokracisë është ktyer në eventin dedikuar debatit dhe diskutimeve mbi demokracinë vendore, qeverisjen e duhur lokale, aktivizmin qytetar, shoqërinë civile, etj.

Përmes #LDW2021, LevizAlbania synon të sjellë bashkë aktorë të ndryshëm, duke filluar nga student, mësues, aktivistë, vullnetarë, grupe informale dhe organizatë me bazë në komunitet, të cilët do të kontribuojnë me pikëpamjet, shqetësimet dhe propozimet e tyre, e deri tek organizatat më të konsoliduara dhe ekspertët që sjellin njohuritë dhe rekomandimet e tyre.

#LDW2021 do të organizohet me ditë tematike, secila me veprimtari që nxisin dialogun e hapur dhe që kanë si emërues të përbashkët rolin e e angazhimit qytetar në trajtimin e çështjeve të rëndësishme. #LDW2021 do të shërbejë si një platformë për ndarjen e njohurive, përmes të cilës LevizAlbania ka mundësinë t’u jape zë arritjeve, të shpërndajë produkte e të tregojë mbi aktorët e angazhuar të shoqërisë civile.

Ditët tematike

Dita 1: Vullnetarizmi

Dita 2: Financat vendore dhe shërbimet

Dita 3: Angazhimi Qytetar

Day 4: Fuqizimi i të rinjve

Day 5: Mjedisi ynë i përbashkët

Day 6: Dhënia e një shembulli të mirë

Mëso më shumë rreth aktiviteteve të #JDV2021 duke kliikuar programin e plotë:

PROGRAMI I PLOTË I JAVËS SË DEMOKRACISË VENDORE 2021

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #JavaDemokraciseVendore2021 #JDV21

Qeveritë shqiptare dhe zvicerane nënshkruajnë marrëveshjen për projektin që mbështet demokracinë vendore dhe aksionin civil

Qeveritë shqiptare dhe zvicerane nënshkruajnë marrëveshjen për projektin që mbështet demokracinë vendore dhe aksionin civil

WhatsApp Image 2021 05 21 at 3.09.20 PM

Një marrëveshje e nënshkruar sot formalizon bashkëpunimin zvicerano-shqiptar për forcimin e aksionit civil në nivel vendor përmes LevizAlbania – një projekt që financon nisma për përmirësimin e demokracisë dhe shërbimeve në nivel bashkie

Zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Zv. Shefi i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Patrik Meier nënshkruan sot një marrëveshje e cila siguron zbatimin e projektit LevizAlbania – një program grantesh që financon aksione civile dhe nisma qytetare për më shumë demokraci dhe shërbime më të mira në nivel vendor.

“Nënshkrimi i sotëm formalizon fazën e dytë këtij projekti, që do të zgjasë deri në 30 qershor 2023. Totali i parashikuar për t’u shpenzuar për fazën e dytë kap shumë 6.9 milionë franga zvicerane. Ky projekt ka synim kryesor forcimin e mirëqeverisjes në nivel lokal, me përfshirjen e aktorëve të shoqërisë civile. Duke pasur mbështetjen e palës zvicerane që përfaqëson një model të përkryer të vetëqeverisjes lokale, ne jemi të sigurt se ky projekt do të realizojë më si miri qëllimet e përcaktuara”, tha Zv. Ministrja Romina Kuko.

Marrëveshja dypalëshe siguron që të dy qeveritë do të bashkëpunojnë për drejtimin dhe zbatimin e projektit të granteve drejt një demokracie të përmirësuar në nivel vendor. Një gamë e gjerë aksionesh, nismash dhe projektesh të mbështetur dhe të financuar nga LevizAlbania përfshijnë rritje të transparencës, menaxhimin më të mirë financiar, dhe shërbime të reja në nivel bashkie. Nisma të tjera adresojnë përfshirjen sociale, çështjet e rinisë, kulturën dhe mjedisin.

“Ne e shohim angazhimin civil si thelbësor për demokracinë. Prania dhe aksioni i aktorëve të shoqërisë civile është shumë i nevojshmë për të siguruar që vendimet merren për interesin më të mirë të qytetarëve dhe të publikut. Grupet dhe individët civilë aktivë sjellin para zyrtarëve të zgjedhur shqetësime dhe zgjidhje të cilat nuk mund dhe nuk duhet të injorohen”, tha Patrik Meier, Zv. Shef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës.

LevizAlbania synon të aftësojë aktorët civilë që të ndikojnë qeverisjen vendore dhe të përmirësojnë demokracinë dhe dhënien e shërbimeve nga bashkitë. Ky është një projekt I Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që siguron mbështetje për organizata, grupe informale dhe individë aktivë në fushën e aksionit civil, deri në vitin 2023.

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

+355 44 500 153