POZICIONI: ZËVENDËS DREJTUES SKUADRE DHE EKSPERT I MENAXHIMIT TË NJOHURIVE
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Organizata: LevizAlbania
Lloji i punësimit: Punësim me kohë të plotë
Afati i aplikimit: 13 Mars 2022
Sfondi
“LëvizAlbania” është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga tre organizata shqiptare, përkatësisht Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-Plan. Projekti është në fazën e dytë të zbatimit (qershor 2019 - qershor 2023). LevizAlbania është një projekt novator i krijuar për të mbështetur demokracinë lokale në Shqipëri. Ai është i angazhuar të zgjerojë demokracinë lokale duke kultivuar një shoqëri civile me rrënjë lokale që drejtohen nga kërkesa dhe kanë ndikim në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, ai do të ndërmarrë projekte strategjike dhe advokimin në nivel kombëtar për të mundësuar një mjedis për përmirësimin e demokracisë lokale. LëvizAlbania mbështet OJQ-të, grupet joformale dhe individët që janë aktivë në nivelin lokal që të ndërveprojnë me komunitetet dhe institucionet lokale. Mbështetja ofrohet nëpërmjet instrumenteve të ndryshme të granteve: Grante që drejtohen nga kërkesa; Nisma të Veprimit në Komunitet dhe Instrumenti i Reagimit të Shpejtë. Në Fazën II, LevizAlbania ka prezantuar Instrumentin e Granteve Strategjike që synon të ofrojë mbështetje për organizata dhe koalicione të qëndrueshme për të nxitur veprime të përbashkëta dhe advokim strategjik me qëllim trajtimin e sfidave sistematike, apo për të krijuar monitorim dhe njohuri për çështje me interes të lartë publik. Ndërhyrjet e mbështetura nga LevizAlbania gjatë vitit të parë të Fazës II kanë angazhuar më shumë se 6,300 qytetarë që të bëhen aktivë në përmirësimin e komuniteteve të tyre dhe kanë promovuar barazinë mes të rinjve, grave dhe grupeve dhe komuniteteve të disavantazhuara.
Përgjegjësitë (Të përgjithshme)
Zëvendësdrejtuesi i skuadrës do të jetë përgjegjës për udhëheqjen programatike dhe orientimin strategjik të instrumentave të grantimit të LevizAlbania. Në bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e LevizAlbania, ai/ajo do të sigurojë sinergjinë dhe harmonizimin mes granteve dhe veprimtarive të LevizAlbania, si dhe komunikimin e arritjeve dhe rezultateve të LevizAlbania. Eksperti i Menaxhimit të Njohurive (EMNJ) do të jetë përgjegjës për të zbatuar strategjinë ekzistuese të menaxhimit të njohurive të LevizAlbania dhe për të siguruar përmbushjen e suksesshme të planit të veprimit të LevizAlbania për menaxhimin e njohurive dhe të rezultateve. EMNJ do të mbikëqyrë në vijimësi zbatimin e sistemit të menaxhimit të njohurive.
Përgjegjësi/detyra specifike të menaxhimit të përgjithshëm (Përmbledhje e funksioneve kyçe)
- Siguron ekspertizë teknike gjatë planifikimit dhe zbatimit të programit të Planeve Vjetore të Operacionit të LevizAlbania në një standard profesional të lartë.
- Mbështet Drejtuesin e LevizAlbania në zbatimin dhe rishikimin e sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit të projektit.
- Në bashkëpunim me Ekspertin e Medias dhe Komunikimit siguron komunikimin aktiv dhe cilësor të rezultateve të projektit dhe komunikim për zhvillim.
- Zhvillon dhe ruan aleanca strategjike dhe marrëdhënie të mira me median dhe palët e tjera të interesit.
- Gjurmon dhe komunikon me projekte të tjera që mbështesin qeverisjen vendore, demokracinë lokale dhe angazhimin civil me qëllimin për të shmangur mbivendosje dhe për të siguruar sinergji.
- Kryen detyra të tjera të nevojshme.
Përgjegjësitë/detyrat specifike për menaxhimin e njohurive (Përmbledhje e funksioneve kyçe)
- Koordinon, lehtëson dhe mbikqyr punën e ekspertëve të MNJ bazuar në detyrimet e tyre kontraktuale.
- Koordinon, mbikëqyr dhe finalizon zbatimin e Platformës së Njohurive për Angazhimin Qytetar të LA.
- Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e MNJ dhe produktet e granteve strategjike që janë në zbatim.
- Mbikëqyr dhe koordinon aktivitetet e MNJ dhe produktet e granteve në zbatim për Thirrjen 8 dhe 9.
- Organizon dhe mbikëqyr trajnimin e stafit të LA dhe partnerëve në lidhje me MNJ.
- Drejton hartimin e një strategjie gjithëpërfshirëse kapitalizimi dhe shpërndarjeje për grantet e LA-së të dhëna gjatë fazës 1 dhe 2, si dhe të planit të veprimit.
- Të udhëheqë zbatimin e procesit të kapitalizimit dhe të shpërndarjes së LA dhe të koordinojë aktivitetet e nevojshme mes gjithë aktorëve.
Kualifikim dhe përvojë
- Diplomë e avancuar universitare (niveli Master) e lidhur me qeverisjen demokratike, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, ekonomi, drejtësi, studime zhvillimore, shkenca sociale ose fusha të tjera të përshtatshme nga universitetet më me emër.
- Përvojë pune e drejtpërdrejtë në kapacitet menaxhues të projektit për të paktën 5 vite.
- Përvoja të suksesshme të njohjes dhe përfshirjes me OSHC-të dhe nismat civile.
- Përvoja të mëparshme me menaxhimin e njohurive, kapitalizimin, shpërndarjen do të ishte një avantazh.
- Njohuri të mira rreth qeverisjes lokale në Shqipëri.
- Përvojë në menaxhimin e burimeve njerëzore.
- Përvojë e provuar në planifikimin strategjik.
- Përvojë në menaxhimin e riskut.
- Aftësi të treguara në drejtim, negocim dhe delegim.
- Përvojë e provuar në menaxhimin e ndryshimit.
- Përvoja të mira pune në vendimmarrje, aftësi komunikimi, punë në ekip.
- Aftësi në delegim, monitorim dhe arritje.
- Aftësi të shkëlqyera në gjuhën angleze të folur dhe të shkruar, veçanërisht në përgatitjen e raporteve.
- Fleksibilitet për të udhëtuar dhe marrë pjesë në takime jashtë orarit të zakonshëm të punës.
Shpërblimi i ofruar:
Pagesa e buxhetuar për pozicionin është në nivelin e standardeve të sektorit. Oferta duhet të jetë në përpjesëtim me kualifikimet, përvojën dhe historinë e pagave të kandidatit të përzgjedhur.
Procedurat e aplikimit:
Kandidatët e përshtatshëm që janë të interesuar për këtë pozicion mund të aplikojnë jo më vonë se data 13 mars 2022 në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me: i) një CV të përditësuar; ii) një Letër Motivimi; iii) dy referenca specifike për këtë pozicion. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze. Janë të mirëpritura edhe dokumente të tjera mbështetëse rreth përvojave të mëparshme. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervista.
Për më shumë informacion na kontaktoni nëpërmjet email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose numrit të telefonit: +355 44 500 153.
LevizAlbania është një punëdhënës që jep mundësi të barabarta dhe mirëpret aplikime nga të gjitha grupet e interesuar pa kurrfarë diskriminimi!