LevizAlbania projekti qe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave të suksesshme shqiptare si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, ka hyrë në fazën e kapitalizmit të arritjeve të 8 viteve të zbatimit.
Të përkushtuar në forcimin e demokracisë vendore përmes aksioneve dhe ideve të gjeneruara nga aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale, ia kemi dalë të forcojmë jo vetëm demokracinë vendore por edhe rolin aktiv të qytetarëve në kërkim të një qeverisje vendore cilësore, transparente, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse.
Ia kemi dal të jemi prezent në 61 bashkitë e vendit dhe të mbështesim zbatimin e 309 projekteve/nismave që kanë kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e demokracisë në nivel vendor.
E gjithë kjo eksperiencë dhe dije e përfituar nga LevizAlbania dhe grantmarrësit e saj tashmë është tërësisht publike dhe në funksion të gjithë aktorëve të shoqërisë civile, qytetarëve, institucioneve vendore dhe qendrore, donatorëve të tjerë që operojnë në Shqipëri, përmes Platformës së Menaxhimit të Njohurive për Angazhimin Qytetar.
Platforma në ONLINE dhe e aksesueshme për të gjithë të interesuarit në këtë link: https://km.levizalbania.al/
https://www.levizalbania.al/sq/lajme/levizalbania-prezanton-platformen-e-menaxhimit-te-njohurive-per-angazhimin-qytetar#sigProIdc239d473c1
Për të ndjekur aktivitetin e prezantimit të platformës shiko videon më poshtë.
LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.
#LevizAlbania – gjithmonë të dedikuar për një demokraci vendore funksionale dhe cilësore.