LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizoi më 28 Shkurt 2022 forumin e diskutimit “Gazetaria vendore në kohë krizash – Roli dhe sfidat e medias dhe gazetarëve në garantimin e informacionit dhe ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve vendore në periudha krize".
Në këtë tryeze ku pjesëmarrja ishte e gjerë nga aktorët e shoqërisë civile, organizatat mediatike, gazetarëve dhe institucioneve publike u diskutuan dhe ngritën disa çështje që lidhen me rolin e medias dhe gazetarëve në kohë krizash.
Shqipëria, përgjatë viteve 2019-2022 u përball më dy kriza të mëdha, sikundër ishte tërmeti i 26 Nëntorit 2019 dhe viti 2020, i cili tashmë njihet prej të gjithëve si “Viti i pandemisë COVID-19“.
Në këto dy situata të paprecedenta mediat dhe gazetarët si dhe shoqëria civile u përpoqën dhe angazhuan për të luajtur një rol pozitiv në përcimin e informacionit tek qytetarët, ushtrimin e presionit tek institucionet vendore dhe qëndrore, me qëllim transparencën mbi vendimmarrjet e askokohe.
LevizAlbania, përmes mbështetjes së dhënë ndaj organizatave të shoqërisë civile, para dhe gjatë periudhës së krizave në fjalë, ka synuar pikërisht rritjen e aksesit në informacion nga këto organizata dhe qytetarët e angazhuar prej tyre në aksione dhe nisma konkrete.
Gjatë fjalës së hapjes, Drejtori Ekzekutiv i LevizAlbania, Z.Erton Kashta, u ndal tek rëndësia e mbështetjes së medias si instrument informues dhe advokues. “Media, në të gjitha format e saj, është një instrument i rëndësishëm për ndarjen e informacionit, të njohurive dhe për ngritjen e zërit për të gjitha aspektet që ndikojnë në shoqëri. Grantet nëpërmjet LevizAlbania kanë mbështetur edhe gazetarët si individë dhe janë parë me përparësi si një mjet për fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre” – shpreh Z. Kashta.
Z. Erton Kashta, Drejtor Ekzekutiv i projektit LevizAlbania
Projekti LevizAlbania në qasjen e tij strategjike ka mbështetur dhe krijimin e platformës “PortaVendore.al“, një portal unik i dedikuar çështjeve vendore i cili është kthyer në një portë informacioni për qytetarët të cilët informohen përmes artikujve gazetaresk, analizave të thelluara gazetareske dhe tekniko-profesionale si dhe i ofrhet informacion mbi qeverisjen vendore, si funksionon, ndryshimet legjislative etj.
“Përtej mbështetjes së medias si komponent i projekteve, LevizAlbania ka përdorur një instrument të Shërbimeve si Vlerë e Shtuar (Value Added Services), nëpërmjet Portës Vendore që është portali i mbështetur në angazhimin e gazetarëve vendorë për të përcjellë lajme ,raporte, studime të pavarura dhe cilësore. Puna me Portën Vendore tashmë në vitin e pestë. Me anë të angazhimit të gazetarëve me Portën Vendore, Granteve Individuale dhe gjithashtu komponentit të medias për të gjitha projektet është synuar krijimi i sinergjisë mes aktorëve për të përmirësuar marrjen e informacionit, përpunim cilësor dhe të pa-anshëm dhe shpërndarjen e duhur të informacioneve, raporteve dhe studimeve“, u shpreh Z. Kashta.
Në emër të Komisionerit për të Drejtën e Informimit, në tryezë ishte e pranishme Znj. Elona Hoxaj e cila solli të dhëna dhe statistika mbi zbatueshmërinë e ligjit për të drejtën e informimit. Sipas saj vetëm gjatë vitit 2021 janë administruar nga Komisioneri 1000 ankesa prej të cilave 700 kanë marrë përgjigje dhe informacion në momentin e parë që komisioneri ka nisur procedurën e hulumtimit. “Gjatë periudhës së pandemisë, ndryshe nga shumë vende të tjera që modifikuan dhe ndryshuan afatin e kthtimit të përgjigjeve në kuadër të të drejtës së informimit, Shqipëria nuk e bëri këtë. “ Ndryshe nga vende të tjera të botës kur afati për marrjen e informacionit u zgjerua për shkak të pandemisë, në Shqipëri nuk u shty dhe u bënë përpjekje për të garantuar funksionimin e instrumenteve të marrjes së informacionit nga institucionet në kohët si para pandemisë (10 ditë)“, u shpreh Znj. Hoxhaj.
Znj. Elona Hoxaj, Institucioni i Komisionerit për të Drejtën e Informimit
Në forumin e organizuar nga LevizAlbania aktorët e shoqërisë civile dhe gazetarët e pranishëm ngritën shqetësimet dhe problematikat konkrete në lidhje me aspektin e të drejtës së informimit, efektivitetit të ligjit në praktike dhe nevojave për ndryshim.
Disa nga deklarimet e të pranishmëve në forumin e LevziAlbania:
Gjatë diskutimeve të formumit, përfaqësuesja e Kominisionerit për të Drejtën e Informimit e pranishme bëri me dije se aktualisht janë hartuar disa propozime për ndrushime në ligjin për të drejtën e informimit, brenda të cilit adresohen një pjesë e shqetësimeve të ngritura gjatë diskutimeve të forumit. “Është punuar bashkërisht me aktorët e shoqërisë civile dhe i mirëpresim sugjerimet dhe konsultimet e mëtejshme me të gjitha palët. Kapacitetet njerëzore tonat janë të pamjaftueshme dhe kërkojmë edhe mirëkuptimin për disa çështje që lidhen me shqyrtimin e kërkesave“, u shpreh Znj. Hoxhaj.
Por cilat ishin disa nga konkluzionet e forumit të organizuar nga LevizAlbania? Ja disa prej tyre të renditura më poshtë:
- Gazetaria vendore ka shërbyer si një instrument advokimi në duart e aktorëve të shoqërisë civile, për të nxitur institucionet në nivel vendor dhe qendror;
- Ka nevojë për zhvillimin e trajnimeve tematike për gazetarët në mënyrën e formulimit të kërkesave të informacionit;
- Të ketë module dhe formate specifike sipas profilit të institucionit për të përmirësuar dhënien pro aktive të informacioneve, në kuadër të programeve institucionale të transparencës;`
- Të krijohen mekanizma ku për disa lloje më urgjente të informacionit të mund të ketë procedurë të përshpejtuar pasi natyra e lajmit është e tillë që kërkon informacione të besueshme në kohën reale që ngjarjet ndodhin;
- Të rishikohet vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për anonimitetin në dhënien e informacionit që lidhet me vendime / transkripte të seancave gjyqësore, të hapura për publikun;
- Formatet e dhënies së informacionit të programeve institucionale të transparencës, për bashkitë, të jenë të ndryshme nga institucionet e tjera të qeverisjes qendrore;
- Të shikohet mundësia e kthimit të gjobave dhe sanksioneve në tituj ekzekutiv që të mund të mblidhen tërësisht nga Komisioneri në rastet e shkeljeve të vërtetuara;
- Të rishikohen mekanizmat aktuale të ligjit për vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës për dhënien e informacionit në institucione pasi vlerësohen jo të mjaftueshme;
- Të kete një konsultim sa më të gjerë të draftit të ligjit të ri të përgatitur nga Komisioneri;
LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare si Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN, mbetet e vendosur dhe angazhuar për të mbështetur aktorët e shoqërisë civile, organizatat mediatike dhe gazetarët në tërësi në kuadër të rritjes së transparencëes prej institucioneve vendore, me qëllim forcimin e demokracisë në nivel vendor, rritjen e përgjegjeshmërisë në qeverisjen vendore dhe ushtrimin e presionit pozitiv e konstruktiv për një qeversije vendore sa më cilësore.
Në nuk e ke ndjekur LIVE forumin e LevizAlbania mund ta shikosh të plotë në videon më poshtë:
#LevizAlbania #DedikuarDemokracisëVendore #GazetariaNeKoheKrizash
Fotogaleria e aktivitetit të LevizAlbania
https://www.levizalbania.al/sq/lajme/forumi-i-levizalbania-gazetaria-vendore-ne-kohe-krizash#sigProId181d5eaed6