Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

900 MASKA PËR MJEKËT E QENDRAVE SHËNDETËSORE VENDORE

900 MASKA PËR MJEKËT E QENDRAVE SHËNDETËSORE VENDORE

Dea Buza, grantmarrësja e LevizAlbania që zbatoi projektin “Faceshield Masks Albania“ mbështetur përmes instrumentit Reagimi i Shpejtë, i ka dorëzuar Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor 900 maska mbrojtëse të prodhuara përmes printerave 3D. Maskat e prodhuara dhe të dorëzuara më 12 Janar 2021 do të shpërndahen nga operatori në institucionet publike shëndetësore në nivel vendore, si Qendrat Shëndetësore dhe Spitalet Rajonale.

8 Copy

Foto: Dea Buza zbatuesja e projektit  "Face Shield Masks Albania"

Dea Buza e nisi këtë iniciative në mënyrë vullnetare në periudhën e mbylljes së plotë kur pandemia Covid19 sapo kishte mbërritur në vendin tonë në muajin Mars. Më pas ajo aplikoi pranë LevizAlbania në instrumentin Reagimi i Shpejtë, me idenë e saj inovatore për të prodhuar maska për ekipet mjeksorë të qëndrave shëndetësore në nivel vendor, si dhe doreza plastike për dyert e institucioneve publike me qëllim uljen e transmetueshmërisë së virusit.

Gjatë “Javës së Demokracisë Vendore 2020“, kryefjala e të cilës ishtë pandemia #Covid19, Dea dhuroi një set me maska për Qëndrën Shëndetësore të Saukut dhe doreza plastike për dyert në Shkollën 9-vjecare “Sandër Prosi“ po në Sauk, Tiranë.

121309340 1804232159715992 557246129290986974 o

Foto: Qendra Shendetësore Sauk ku u dorëzuan maskat në kuadër të #JavaDemokracisëVendore2020

Tashmë që Dea e përfundoi projektin e mbështetur nga LevizAlbania, ndjenja e vullnetarizmit u finalizua me dhurimin gjithashtu të 50 maskave dhe 460 dorezave plastike si dhe një prej prinetarëve 3D për Universitetin e Mjekësisë Tiranë. Qëllimi i këtij akti final të projektit të Deas është trashëgimi i metodave inovative tek studentët e mjekësisë duke synuar rritjen e kapaciteteve të studentëve në implementimin e praktikave inovative sikundër është printimi 3D për nevojat që mund të kenë në të ardhmen.

4

Foto: Gjatë dorëzimit të maskave, dorezave dhe printerit 3D pranë Universiteti i Mjekësisë Tiranë

Face Shield Masks Albania u zbatua nga Dea Buza dhe u mbështet ngfa LevizAlbania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillimi dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Konsorciumi i tre organizatave “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partners Albania për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN Instituti i Zhvillimit të Habitatit“.

Galeria e Fotove

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #ReagimiShpejte #DeaBuza #Covid19

Pazari i Ri, Pallati Nr. 74, Kati 2, Tiranë

info@levizalbania.al

+355 44 500 153