Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

VACANCY: DEPUTY TEAM LEADER | Head of Operations

VACANCY: DEPUTY TEAM LEADER | Head of Operations

VACANCY:   DEPUTY TEAM LEADER / Head of Operations

Location:                                      Tirana, Albania

Organization:                              LevizAlbania

Employment Type:                     Full time employment

Application deadline:                 16 October 2020

Background information

“LevizAlbania” (LA) is a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation, implemented by three Albanian organizations, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania and Co-PLAN. The project is in its second phase of implementation (July 2019 – June 2023). LevizAlbania is an innovative project designed to support local democracy in Albania. It is engaged to enhance local democracy by cultivating a locally rooted, demand-driven and influential civil society across the country. At the same time, it will undertake strategic projects and national-level advocacy to enable an environment for an improved local democracy.  LevizAlbania supports NPOs, informal groups and individuals that are active at the local level, interacting with local communities and local institutions. The support is provided through different granting instruments: Demand Driven Grants; Community Action Initiatives, and Rapid Response actions. LevizAlbania in Phase II has introduced the Strategic Grants instrument aiming to provide support to solid organizations and coalitions in fomenting joint actions and strategic advocacy to address systemic challenges, or generating monitoring and knowledge on issues of high public interest. LevizAlbania’s supported interventions during the first year of Phase II have engaged more than 6,300 citizens in becoming active for improved services to their communities, and promoting equality among youth, women and disadvantaged groups and communities.

Responsibilities (General)

The Deputy Team Leader will act as Head of Operations and will be responsible for the strategic orientation and management of all LevizAlbania granting instruments. In close cooperation with LevizAlbania team, DTL will ensure synergy and harmonization of interventions amongst all instruments as well as achievement and communication of LevizAlbania results.

Responsibilities/Duties (Summary of key functions)

  • Provides strategic leadership, innovation and quality implementation of all LevizAlbania grant giving instruments.
  • Provides technical expertise during the programmatic planning and implementation of the LevizAlbania’s Yearly Plans of Operation to a high professional standard.
  • Provides technical input into the design, implementation and evaluation of Calls for Proposals and other project activities (i.e.: democracy week), across the LevizAlbania portfolio.
  • Supervises and guides the work of long-term experts, in content and technical aspects
  • Prepares the Terms of Reference and supervises the work of short-term experts.
  • Supports the Team Leader in the implementation and review of LevizAlbania’s Monitoring and Evaluation system.
  • In cooperation with Media & Communication Expert, ensures an active and qualitative communication of project results and communication for development. 
  • Develops and maintains strategic alliances and good relations with media and other stakeholders.
  • Keeps track and establishes communication with other projects supporting local governance, local democracy and civic engagement, aiming to avoid overlaps and ensure synergy.
  • Performs other relevant tasks and duties as needed.

Qualification and experience

  • Advanced university degree (Masters) related to democratic governance, political science, international relations, economics, law, development studies, social sciences, or other relevant fields from most reputable universities.
  • Minimum 7 years of direct work experience in project management capacity.
  • A distinguish record on know how & involvement with CSOs and civic initiatives.
  • Very good knowledge of local governance in Albania
  • Long proven experience in human resources management.
  • Proven experience in strategic planning.
  • Experience in risk management.
  • Demonstrated skills in influencing & leading, negotiation & delegation. 
  • Proven experience in change management.
  • Good work record on decision-making, communication skills, team work.
  • Skilled in delegating, monitoring and accomplishment.
  • Excellent skills in written and spoken English is required, particularly in preparing reports.
  • Flexibility to travel and attend meetings out of normal working hours.

Compensation offered:

Remuneration budgeted for the position is as per the industry standards. Offers shall be commensurate with the qualifications, experience and salary history of the selected candidate.

Application procedures:

Eligible candidates interested in this position are requested to apply not later than 16 October 2020 to This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. with an update CV and a Cover Letter in English, including three specific references related to this position. Other supporting documents on the previous experiences are welcomed. Only short-listed candidates will be contacted for interviews.

For more information contact via: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. or landline: +355 44 500 153.

LevizAlbania is an equal opportunity employer and welcomes applications from all interested groups without any discrimination!

PETICION QYTETAR DREJTUAR BASHKISË DURRËS

PETICION QYTETAR DREJTUAR BASHKISË DURRËS

 

120129300 175680034042791 6980142429212001015 o

Në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat” me mbështetjen financiare të Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, është nënshkruar një  peticion nga 300 banorë, 162 femra dhe 138 meshkuj që banojnë pranë zonës së Stadiumit, në Durrës.

Grantmarrësja individuale Livia Kreko ka dorëzuar në bashki kërkesën me objekt: “Shqyrtimi i Peticionit në mbrojtje të interesave publike, në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat” për marrjen e masave për realizimin e investimeve të menjëhershme për përmirësimin e sistemit të ndriçimit publik në rrugët: “Abaz Çelkupa“, “Hysen Kërtusha“ dhe “Mujo Ulqinaku“ në lagjet Nr.12 dhe Nr.16, drejtuar Këshillit Bashkiak dhe Kryetarit të Bashkisë Durrës.

Kërkesat specifike në peticion që iu adresuan Bashkisë Durrës si organi kompetent janë:

1. Të marrë masa për realizimin e investimeve të menjëhershme për përmirësimin e sistemit të ndriçimit publik në rrugët: Abaz Çelkupa, Hysen Kërtusha dhe Mujo Ulqinaku në lagjet nr.12 dhe nr.16.

2. Të përfshihet në planifikimin e buxhetit 2021-2023 investime të drejtpërdrejta me shërbimin e ndriçimit publik për të gjithë qytetin, në vlerë më të lartë nga ajo e parashikuar.

3. Investimet e reja të jenë projekte për ndriçim eficient dhe inteligjent te përdorimit të energjisë alternative, për të ulur shkarkimin e karbonit në mjedis.

4. Investimet e reja të jenë në përputhje me objektivin e Planit të Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2020 që përcakton: “Të përfshihet prespektiva gjinore në procesin e planifikimit dhe zbatimit të projekteve e iniciativave në zhvillimin urban, transport e mjedis”.

Livia Kreko po zbaton nismën individuale “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat“ mbështetur nga LevizAlbania përmes Thirrjes për Aplikime Nr.6.

Bashkitë nuk paguajnë kontratat e rrugëve, 47% e borxheve në zërin “Investime”

Bashkitë nuk paguajnë kontratat e rrugëve, 47% e borxheve në zërin “Investime”

Bashkitë kanë thelluar borxhet gjatë vitit 2019, duke qenë të paafta të paguajnë kryesisht detyrimet për punët e kontraktuara në infrastrukturë. Ministria e Financave evidenton në Raportin e Buxhetit Faktik 2019, të dorëzuar tashmë në Kuvend, se 47% e totalit të detyrimeve të papaguara që pushteti vendor ka, i përket zërit të “Investimeve”. Në total, ky borxh kontabilizohet për vitin 2019 në 8.1 miliardë lekë.

“Në kuadër të evidentimit të detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi, si dhe monitorimit të shlyerjes së tyre, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka vazhduar monitorimin e tyre edhe përgjatë vitit 2019. Për periudhën deri në dhjetor të vitit  2019, rezulton se stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit dhjetor 2019, i cili parashikohet të shlyhet në një periudhë afatmesme është rreth 8.1 miliard lekë.  Vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është rritur me rreth 1.9 miliard lekë, krahasuar me vlerën e detyrimeve të raportuar në tremujorin e tretë të vitit 2019, dhe është rritur me rreth 1.4 miliard lekë krahasuar me stokun e detyrimit në fund të vitit 2018”, vlerëson dikasteri i Financave në raportin dërguar deputetëve.

Sipas kategorive, zëri “Investime” zë peshën më të madhe të stokut të detyrimeve me rreth 47%, “Mallra dhe Shërbime” me rreth 23%, “Vendime Gjyqësore” me rreth 13%, dhe “Të tjera” me rreth 11%. Në raport shpjegohet se pesha që zë stoku i detyrimit të mbetur në kategorinë “Vendime Gjyqësore” është ulur në 13%, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019 që ishte 17%, ndërkohë që pesha që zë stoku i detyrimit të mbetur në kategoritë e tjera mbetet thuajse në të njëjtat nivele.

Detyrimet e prapambetura vjetore, sipas kategorive (ne %)

Ministria e Financave thekson se sipas informacionit të njësive të vetëqeverisjes vendore, stoku i detyrimit të mbetur është rritur ndjeshëm për arsye të cilat lidhen më së shumti me procedurat e likuidimit për mbylljen e vitit fiskal dhe gjithashtu një pjesë e detyrimeve janë krijuar si pasojë e fatkeqësisë natyrore të ndodhura gjatë tremujorit të katërt të vitit  2019. Detyrimet e krijuara rishtazi lidhen kryesisht me kategorinë “Investime”, “Mallra dhe Shërbime” dhe “Vendime Gjyqësore”.

“Në përbërjen e detyrimeve për investime peshën më të madhe e zënë investimet për infrastrukturën vendore, dhe rikonstruksion ndërtesash. Megjithatë, një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në dhjetor 2019 janë në proces likuidimi dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim”, theksohet në raport.

Të dhënat e detajuara në Ministrisë së Financave, të paraqitura në grafikun e mëposhtëm tregojnë ecurinë e detyrimeve të prapambetura përgjatë periudhës 2015-2019. Siç vihet re nga kurba, ka pasur një luhatje të tyre nga njëri vit në tjetrin. Në fund të vitit 2015, vlera e detyrimit ka qenë në shumën 11.8 miliardë lekë, shumë  e cila ka ardhur duke u ulur. Por në vitin 2019, stoku i borxhit u rrit sërish nga 6.7 miliardë lekë në vitin 2018 në 8.1 miliardë lekë një vit më pas. Një detyrim i mbartur për këtë vit, që ligjërisht pushteti vendor është i detyruar ta shlyejë, por që praktikisht do ta ketë shumë të vështirë, duke pasur parasysh efektet e pandemisë, që ka goditur jo pak buxhetin e bashkive.

IMAZH 2

Duke iu referuar detyrimeve në total, rezulton se bashkia e cila ka vlerën më të lartë të detyrimeve të lindura është Bashkia Tiranë, me një vlerë prej 1.7 miliardë lekë në total, e ndjekur nga Bashkia Kavajë me vlerë prej 766.2 milionë lekë, Bashkia Kamëz me vlerë 408.3 milionë lekë, Bashkia Pogradec me vlerë 404.5 milion lekë, Bashkia Lezhë me vlerë 360.5 milion lekë.

Stoku i detyrimit të mbetur i Bashkisë Tiranë zë peshën më të madhe ndaj totalit të detyrimit në masën 22%. Në grafikun e mëposhtëm, që reflekton të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave paraqitet detyrimi për frymë sipas bashkive. Vihet re se, Bashkia Kavajë është bashkia me detyrimin më lartë për frymë, e ndjekur nga bashkia Konispol, Poliçan, Finiq, Rrogozhinë dhe Libohovë.

IMAZ 3

Pandemia “godet” buxhetin e bashkive

Pandemia e COVID 19 ka tronditur jo pak buxhetin e pushtetit vendor. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se për 8 mujorin e parë të këtij viti, të ardhurat e 61 bashkive në vend janë në nivele të ulëta. Kështu, për periudhën janar-gusht 2020, vendorët mblodhën 14.9 miliardë lekë, me rënie 2.4 miliardë lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Sipas dikasterit të Financave, Në 8 mujorin e vitit 2019, vendorët arkëtuan 17.3 miliardë lekë të ardhura.

IMAZ 4

IMAZ 5

Ekspertët shpjegojnë se një ecuri e tillë është pasojë e karantinës në muajt mars e prill, si dhe ndikimit që pandemia e COVID 19 vijon të japë në ekonominë e gjithësecilit dhe atë të përbashkët. “Fakti që bizneset kanë qenë mbyllur do të thotë që nuk kanë pasur aktivitet dhe nuk kanë gjeneruar fitim, rrjedhimisht nuk janë paguar taksa e tatime. Nga ana tjetër, edhe përkeqësimi i situatës financiare të familjeve ka ndikuar dhe kjo është përkthyer në pamundësi për të paguar. Disa bashki kanë bërë shtyrje të pagesës së taksave apo edhe heqje të disa taksave. Por kjo nuk ka dhënë ndonjë rezultat të madh, pasi janë ndihmuar kryesisht kategori si pensionistët, njerëzit me ndihmë ekonomike, impakti i kontributit të së cilëve në totalin e taksave është i vogël”, argumenton për Porta Vendore Merita Toska, eksperte për financave vendore.

Qartazi duket se me një performancë të tillë në pjesën më të madhe të vitit buxhetor dhe më një pandemi, fundi i së cilës ende nuk dihet, 61 bashkitë nuk do ta kenë të lehtë të ushtrojnë funksionet e tyre dhe jo më të paguajnë borxhet, të cilat nuk kanë arritur t”i zerojnë as në periudha më të “lumtura”. 

Burimi PortaVendore

THIRRJA 7 – TË KUALIFIKUARIT PËR NË KONKURSIN E IDEVE

THIRRJA 7 – TË KUALIFIKUARIT PËR NË KONKURSIN E IDEVE

KI Kualifikuar TH7

 

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë“, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim“ dhe “Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit“, shpalli thirrjen për aplikime në datë 15 Korrik 2020, thirrje që qëndroi e hapur deri më datën 5 Gusht 2020.

Thirrjes së LevizAlbania e cila pati tre drejtime kryesore, aktorët e shoqërisë civile, individët dhe grupimet informale iu përgjigjën me 319 aplikime në total, përmes të cilave synohej forcimi i demokracisë vendore dhe përmirësimi i performancë së qeversisjes vendore.

Projekti LevizAlbania kaloi në procesin e vlerësimit të 319 koncept idetë, prej të cilave 83 ide të gjeneruara prej aktorëve të shoqërisë civile janë kualifikuar për në fazën pasuese, atë të Konkursit të Ideve.

LevizAlbania do të zhvillojë tre konkurse të ideve përkatësisht në datat 5, 6 dhe 7 Tetor 2020, informacioni i detajuar për të cilat do ti përcillet aplikantëve të kualifikuar në rrugë zyrtare elektronike.

Për të mësuar më shumë rreth koncept ideve të kualifikuar për në fazën e Konkursit të Ideve, gjeni më poshtë dy materialet PDF të ndarë dy kategori: a) OJF dhe b) Individët dhe Grupime Informale.

ORGANIZATAT JO FITIMPRURËSE - KONCEPT IDETË E KUALIFIKUARA PËR NË KONKURSIN E IDEVE - THIRRJA 7

INDIVIDË DHE GRUPIME INFORMALE - KONCEPT IDETË E KUALIFIKUARA PËR NË KONKURSIN E IDEVE - THIRRJA 7

LevizAlbania falenderon aplikantët e shumtë të Thirrjes Nr.7 dhe inkurajon të gjithë aplikantët që nuk janë kualifikuar në këtë thirrje të aplikojnë në thirrjet e ardhshme të projektit LevizAlbania.

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja7 #KonkursiIdeve #TeKualifikuarit

 KUR INDIVIDËT KTHEHEN NË AGJENTË NDRYSHIMI NË KOMUNITETIN E TYRE (RASTI)

KUR INDIVIDËT KTHEHEN NË AGJENTË NDRYSHIMI NË KOMUNITETIN E TYRE (RASTI)

IMG 20200922 101016

LevizAlbania po mbështetet përmes Thirrjes për Aplikime Nr.6, nismën individuale “Hapësira Publike të zaptuara dhe Harruara“ e cila zbatohet nga banori i njësisë bashkiake numër 2, Noljan Lole.

Projekti synon të arrijë të ndikojë në vendimmarjen vendore, për të çliruar hapësirat publike që fillimisht janë zaptuar nga qytetarët dhe më pas janë harruar nga institucionet vendore në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë.

Në njësinë bashkiake numër 2, Noljani ka evidentuar fillimisht hapësirat të cilët kërkon të çlirohen nga zaptimi dhe t‘i kthehen qytetarëve, banorëve të lagjes e sidomos fëmijëve të cilët nuk kanë hapësira të mjaftueshme për të kaluar kohë dhe zbavitur me lojëra tradicionale.

Noljani evidenton gjithashtu përmes fakteve dhe fotografive se nisma “Shkollat si Qendër Komunitare“ nuk është zbatuar si duhet pasi në rastin e nëjsisë bashkiake Nr.2, shkolla e Baletit nuk ka funksionuar si qendër komunitare dhe ambjentet e saj nuk janë vënë rregullisht në shërbim të fëmijëve të kësaj njësie.

Për të ndryshuar këtë situatë, grantmarrësi Noljan Lole zhvilloi më 22 Shtator një takim me Administratorin e Njësisë Bashkiake Nr.2 Z.Florjan Pullazi i cili mori përsimër adresimin e kësaj problematike dhe zgjidhjen e atyre rasteve që nuk kanë probleme pronësie. Ai gjithashtu ka premtuar se sygjerimet për krijimin e hapësirave publike në shëbrim të fëmijëve dhe të moshuarve do të merren në konsideratë për tu diskutuar në projekt buxhetin e Bashkisë së Tiranës.

Në kuadër të projektit “Hapësira Publike të zaptuara dhe Harruara“, Noljan Lole ka realizuar dhe një broshurës informuese në të cilën evidentohen pikërisht hapësirat publike të zaptuara nga banorët e kësaj njësie sikundër dhe sheshet brenda godinave të banimit që janë kthyer në sheshe parkimi për automjet.

BROSHURA INFORMUESE - Nolian Lole

Konkurs nga nisma solidare “Face Shield Mask Albania“

Konkurs nga nisma solidare “Face Shield Mask Albania“

produce it 01 4

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC po mbështet përmes instrumentit Reagimi i Shpejtë, nismën individuale të Dea Buzës, e cila është angazhuar të kontribuojë me produkte mbrojtëse si maska dhe veshje të dorezave të dyerve për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19. Për të rritur angazhimin qytetar dhe kreativitetin e tyre, Dea në kuadër të kësaj nisme ka shpallur konkursin ‘DO-it/PRODUCE-IT’ – ‘BËJE/Prodhoje. Konkursi do të qëndrojë i hapur deri me datën 26 Tetor 23:59. Për të mësuar më shumë rreth këtij konkursi lexo artikullin më poshtë ose kliko KËTU

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #ReagimiShpejtë #DeaBuza #FaceshieldMasks #SDC

KONTEKSTI

Virusi COVID-19 bazuar në të dhënat e OBSH është përhapur në 200 vende në të gjithë botën, duke infektuar mbi 29,000,000 persona dhe ka kushtuar më shumë se 900000 jetë[1]. Ky është një virus që infekton rrugët e frymëmarrjes dhe transmetohet përmes grimcave të pështymes, tështimave dhe kollitjes si edhe nga prekja e sipërfaqeve të kontaminuara. Virusi është përhapur edhe në Shqipëri, ku sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka infektuar 11816 vetë dhe shkaktuar 343 fatalitete në periudhat Mars-Shtator[2]. Shumë pacientë kanë nevojë për shtrimin në spital. Për shkak të natyrës së COVID-19, pajisjet mbrojtëse personale (PPE) siç janë maska për fytyrën, doreza, syze dhe veshje mbrojtëse, janë thelbësore për punonjësit e spitaleve. Mungesa e këtyre pajisjeve rrit mundësinë e shpërndarjes së virusit tek stafi mjekësor. Për shembull, dorezat tradicionale të dyerve kërkojnë përdorimin e duarve për hapjen e tyre. Në rast të kontaminimit të një prej dorezave të dyerve, ajo mund të kthehet në burim infektimit për shumë të tjerë. Maskat të cilat mbulojnë gojën dhe pjesën e hundës, mbrojnë stafin mjekësor nga shpërndarja e virusit në mënyrë të drejtpërdrejtë nga spërklat e pështymës ose nga rrugët respiratore, por ato nuk arrijnë të mbulojnë të gjithë pjesën e fytyrës. Në këtë rast, përdoret një tjetër pajisje mbrojtëse, e quajtur maskë mbrojtëse linjës së dytë (face shield) e cila garanton mbulimin e gjithë fytyrës. Fatkeqësisht, pandemia ka shkaktuar një vonesë në prodhim, kështu që furnizimi i spitaleve me PPE është i vështirë. Në përballje me këtë krizë, kompani dhe individë të ndryshëm kanë marrë nisma solidare për të mbështetur spitalet. Një ndër alternativat më të përhapura është nëpërmjet printerave 3D. Një ndër këto nisma është FaceShieldMask Albania e mbështetur nga Leviz Albania. FaceShieldMask Albania synon prodhimin e 1000 Maskave dhe 500 mbështetëse për hapjen e dyerve. Synimi i nismës është edhe rritja e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore në teknologjinë e printimit 3D, si dhe përfshirja e grupeve të ndryshme të aktorëve, veçanërisht të rinjve, në prototipizimin dhe krijimin e pajisjeve të reja të cilat mund të printohen me printer 3D.

KONKURSI

Në kërkesë dhe për ti ardhur në ndihme sa më shumë në këtë situatë, dhe për të promovuar kreativitetin, FaceShieldMask Albania ju fton që të merrni pjesë në konkursin e ‘DO-it/PRODUCE-IT’ – ‘BËJE/Prodhoje. Organizimi i konkursit për dizajnimin e produkteve inovatore të printueshme me printer 3D në fushën e mjekësisë. Pjesëmarrja mund të jetë individuale ose në grup. Fillimisht do të ketë një periudhë regjistrimi prej 4 javësh. Më pas, me pjesëmarrësit do të zhvillohet një ëebinar online, ku do të jepen informacione të ndryshme nga organizatorët. Do të kërkohet dhe një përfaqësues nga Universiteti i Mjekësisë të zhvillojë një prezantim të shkurtër për të ndihmuar me nevojat e stafit mjekësor. FaceShieldMask Albania ju fton të merrni pjesë në konkursin e hapur rajonal për zgjidhje inovative për t’ju ardhur në ndihmë institucioneve shëndetësore dhe arsimore shqiptare. Ky konkurs mbështetet nga Leviz Albania një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

Thirrja fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat të grupmoshave nga 18 deri në 35 vjeç të profesioneve të ndryshme si: dizenjues, arkitektë, mekanik, inxhinierë etj. të japin një zgjidhje kreative me anë të një objekti të përditshmërisë që të ju vijë në ndihmë institucioneve dhe stafeve mjeksore në luftën kundër Covid-19.

PËRZGJEDHJA E FITUESVE Të gjithë pjesëmarrësit konkurojnë me propozime për një objekt/pajisje të printueshme me printer 3D dhe në funksion të ekipeve mjekësre ose institucioneve arsimore. Objektet e krijuara/prototip duhet të jenë të përmasave 20 x 20 cm ose më të vogla, dhe të mendohen si objekte për printim 3D. Tre (3) idetë e propozuara dhe të vlerëesuara si më të mirat do përzgjidhen nga një juri lokale. Tre projektet më të mira do të printohen nga grupi i FaceShieldMask. Me tej do mbështeten për ta zhvilluar si objekt në të ardhmen që të vijë në ndihme spitaleve dhe institucioneve arsimore.

KRITERET E KUALIFIKIMIT

• Origjinaliteti i objektit;

• Kreativiteti;

• Zgjidhja teknike e objektit;

• Materialiteti; • Kostoja e prodhimit;

AFATET

• Hapja 21/09/2020;

• Webinar me pjësmarrësit [pyetje-përgjigje]; 8-9 tetor;

• Mbyllja 26/10/2020, ora 23.59;

THIRRJE PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE

GS Cover

LevizAlbania projekti i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, i zbatuar nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – OSFA”, “Partnerët Shqipëri për Zhvillim dhe Bashkëpunim” si dhe  “Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, shpall Thirrjen për Aplikime për Grante Strategjike.

Duke synuar fuqizimin e aktorëve të shoqërisë civile në nivel vendor për të kërkuar qeverisje më të mirë vendore, LevizAlbania shpall Thirrjen për Aplikime në Instrumentin e Granteve Strategjike dhe fton Organizatat Jofitimprurëse të interesuara të angazhohen për të kontribuar në drejtimet dhe objektivat e përcaktuara në këtë Thirrje.

Të gjitha Organizata Jofitimprurëse, që janë të interesuar të aplikojnë pranë LevizAlbania janë të lutur që për çdo informacion apo paqartësi të na shkruajnë në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose të kontaktojnë në numrin e telefonit +355 67 603 6732.

Për të mësuar më shumë rreth kësaj thirrje jeni të lutur të lexoni me kujdes UDHËZUESIN E THIRRJES PËR APLIKIME PËR GRANTE STRATEGJIKE.

Për të aplikuar do të duhet të plotësoni të gjitha dokumentacionin e kërkuar nga LevizAlbania të cilin e gjeni të listuar më poshtë:

1.Udhëzuesi i Thirrjes për Aplikime - Grante Strategjike

2.Formulari i Projekt Propozimit Grante Strategjike

3.Udhëzuesi për Përgatitjen e Projekt Propozimit të Plotë

Aneks 1 Formulari i Buxhetit për Projektin e Propozuar

Aneks 2 Kalendari i Aktiviteteve të Planifikuara për Zbatimin e Projektit

Aneks 3 Kuadri Logjik i Rezultateve

Aneks 4 Lista e Dokumentave Shoqëruese të Projekt Propozimit të Plotë

Aneks 5 Udhëzues për Aplikantët mbi Perspektivën Gjinore

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #ThirrjePerAplikime #GranteStrategjike

PROJEKTET FITUESE TË THIRRJES NR 6 NISIN ZBATIMIN

PROJEKTET FITUESE TË THIRRJES NR 6 NISIN ZBATIMIN

LevizAlbania, projekti i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, që zbatohet nga konsorciumi i organizatave “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, zhvilloi ceremoninë e shpalljes së projekteve fituese të Thirrjes Nr.6 për aplikime. 40 aplikantët e kualifikuar për këtë fazë tashmë do të nisin zbatimin e ideve të tyre të përkthyera në projekte konkrete, përmes të cilave do të synojnë të përmirësojnë dhe forcojnë demokracinë në nivel vendor, ndikojnë në performancën e qeverisjes vendore, duke rritur transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë e të zgjedhurve vendor. Thirrja për Aplikime numër 6-të solli pranë LevizAlbania, 379 ide të gjeneruara prej organizatave të shoqërië civile, individëve dhe grupimeve informale. 129 prej këtyre ideve u kualifikuan për fazën e Konkursit të Ideve, ku aplikantët prezantuan publikisht, përpara Bordit të Granteve, qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile, iniciativat e ideuara prej tyre, qëllimin dhe mënyrën e realizimit. Bordi i Granteve, bazuar në vlerësimin e impaktit dhe ndryshimit të prekshëm që duhet të sjellin projektet e mbështetura nga LevizAlbania, kualifikoi për në fazën e projekt-propozimit të plotë 63 aplikime, duke i dhënë mundësinë e hartimit të projektit të plotë, fazë kjo jo përfundimtare. Prej 63 projekt-propozivimeve të plota, përsëri Bordi i Granteve, kualifikoi për në fazën e zbatimit konkret të idesë 40 projekte, të cilat u prezantuan për publikun në Ceremoninë e Shpalljes së Fituesve të Thirrjes Nr.6. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi, në cilësinë e Kryetarit të Konsorciumit të Organizatave që zbatojnë projektin LevizAlbania, gjatë fjalës përshëndetëse në këtë ceremoni vlerësoi energjinë e organizatave dhe aktorëve të shoqërisë civile të cilët në thirrjen numër 6-të përmes numrit të lartë të aplikimeve treguan edhe njëhëre nevojën për të kontribuar në forcimin e demokracisë vendore. “Thirrja e 6-të e projektit, që shënoi dhe nisjen e fazës së re, tregoi se në çdo cep të vendit, ka ende nevojë për të reaguar në forcimin e demokracisë vendore. 379 aplikimet e mbërritura pranë projektit, të cilat erdhën nga 60 bashki të vendit, janë një sinjal i fortë i faktit se LevizAlbania ja ka dalë të ndezë shkëndijat e aktivizmit dhe aksionit komunitar edhe në zonat më të thella të vendit, dhe njëkohësisht të jetë një projekt ambicioz, i besueshëm dhe që synon të sjellë ndryshimin e vertëtë, atë që ndikon në jetën e qytetarit të thjeshtë”, u shpreh Z. Dobrushi. Shefja e Sektorëve të Qeverisjes dhe Shëndetësisë në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri, Znj. Chantal Nicod, përgëzoi fituesit e Thirrjes Nr.6, duke vlerësuar fillimisht rolin e projektit LevizAlbania. “Ne jemi shumë të lumtur kur shohim se LevizAlbania është kthyer në një program të mirënjhohur dhe të besushëm për shumë qytetarë të këtij vendi. Numri i lartë i aplikimeve (379) në thirrjen e fundit ishte një shenjë e qartë e këtij fakti”, u shpreh Znj. Nicod Duke vlerësuar rolin e individëve në projektin LevizAlbania dhe numrin e lartë të tyre në Thirrjen Nr.6, Znj. Nicod u shpreh: “Ne besojmë fortë në mundësine e qytetarëve që kthehen në agjentë ndryshimi për shoqërinë e tyre. Ambasada e Zvicrës në Tiranë do të jetë advokuese e fortë e rritjes së mbështetjes së tyre kapilare, duke i vendosur individët dhe grupimet e tyre në qendër të LevizAlbania dhe mundësive të tjera”, tha ajo. Më pas grantmarrësit e rinj të Thirrjes Nr.6 sollën për të pranishmit “historinë” e angazhimit të tyre në kauzat që i kanë shqetësuar ata si individ, grupe informale apo organizata jo-fitimprurëse. 40 projektet fituese të thirrjes së 6-të të projektit LevizAlbania, që nisin tashmë fazën e zbatimit në terren mbulojnë 31 bashki të vendit me nisma që targetojnë dhe synojnë të përmirësojnë sektorë si: strehimi social, transporti publik, infrastruktura shkollore, menaxhimi i mbetjeve, ndriçimi publik e deri tek forcimi i mbrojtjes për grupet vulnerabël, rritjen e aktivizimit, forcimin e të rinjve, garantimin e aksesit për personat me aftësi të veçanta, etj. Më shumë informacion mbi 40 projektet fituese të Thirrjes Nr.6 e gjeni KËTU. #LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Thirrja6 #Angazhohu Për më shumë informacion vizitoni www.levizalbania.al ose na ndiqni në median sociale @LevizAlbania
Devijimi i lumenjve të Matit për interesa të HEC-ve dënon me thatësi fshatrat malorë

Devijimi i lumenjve të Matit për interesa të HEC-ve dënon me thatësi fshatrat malorë

Pëgatiti: Fatjona Mejdini

Gjatë dy muajve të pandemisë si pasojë e COVID-19, banorët e fshatrave të thellë malorë të njësisë administrative Derjan dhe Rukaj në Bashkinë e Matit ndërprenë protestën e nisur që në janarin e vitit 2019 kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve që e marrin ujin nga kjo zonë.

Por kompania Seka Hydropower sh.p.k., e cila në tetor të vitit 2018 ka marrë të drejtën nga Këshilli Kombëtar i Territorit për të ndërtuar hidrocentralet e Sekës dhe Zajsit në zonën malore të Bashkisë së Matit dhe asaj të Mirditës, vijoi e pashqetësuar punën.

Në fund të majit gjithsesi, kur liria e lëvizjes u rikthye, një përfaqësi e banorëve të zonës mbërritën në fshatin Melth dhe Zall-Gjoçaj për t`u përballur me ekskavatorët e kompanisë, të cilët vijonin punën të pashqetësuar. Në emër të ndërtimit të hidrocentraleve ata tashmë kishin prishur një pjesë të peizazhit të zonës dhe ndotur përroin që buron nga fshati Zall-Gjoçaj - pjesë e Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

Melthi dhe Zall-Gjoçaj janë fshatra të vegjël malorë në brigjet e këtij përroi, ku historikisht buron uji i maleve, të cilin banorët e përdorin për ta pirë, ushqyer bagëtinë dhe peshkuar troftë.

Si pasojë e ndërtimit të dy hidrocentraleve, duke shfrytëzuar degët e lumenjve Urak dhe Zalli i Melthit, jo vetëm këto dy fshatra, por edhe të tjerë, si ai i Rukajt, Prellit, Rremullit, Derjanit, Urxallës, Bardullejit, Dukagjinit, Gjoçajt, Lamit të Madh, rrezikojnë të humbasin burimet e tyre ujore. Ndërkaq nga ky projekt preket dhe njësia administrative Selitë në Bashkinë e Mirditës, duke përllogaritur se afërsisht 20 fshatra në të dyja bashkitë janë të rrezikuar të dënohen me thatësirë.

Në mënyrë që uji i lumenjve të shkojë në turbinat e hidrocentraleve që po ndërtohen, kompania është duke futur segmente të degëve të tyre nëpër tuba, duke i transferuar ato përmes tuneleve, duke e devijuar kështu rrjedhën natyrale të ujit dhe dënuar banorët me thatësi.

Adem Gjikola nga fshati Gjoçaj prej 15 vitesh merret me rritjen e bletëve, të cilat mund të ushqehen me mbi 200 llojet e bimëve mjekësore që gjenden në malet përreth.

Por, sipas tij, gjelbërimi i të gjithë zonës do të thahet nga futja e ujit nëpër tuba dhe ata, jo vetëm nuk mund të zhvillojnë më aktivitetet që iu sigurojnë jetesën, por do të detyrohen të shpërngulen nga zona.

“Ndikimi i hidrocentraleve është i tmerrshëm, sepse do të thahet natyra, sepse nga këta lumenj avullon uji në natyrë dhe gjelbëron gjithë vendin. Pa ujë, jo vetëm bleta që nuk jeton, por dhe jetët tona këtu vendosen në pikëpyetje”, - thekson ai.

Sipas tyre, protesta dhe ndalimi me forcë i punimeve është e vetmja rrugë që iu ka mbetur për të rezistuar. Të gjitha institucionet vendimmarrëse i kanë hapur rrugë ndërtimit të këtyre dy hidrocentraleve që pritet të prodhojnë së bashku 14,926 KW energji.

Kjo nismë gjithashtu mbështetet edhe nga Bashkia e Matit.

Të ndodhur përpara kësaj situate, banorët kanë bërë një padi pranë Gjykatës Administrative në Tiranë për të anuluar ngritjen e hidrocentraleve, e cila është ende duke u shqyrtuar.

Në të banorët theksojnë se nuk janë konsultuar nga kompania për ndërtimin e kësaj vepre dhe se ajo shkon në kundërshtim me interesat e tyre. Në nëntor të vitit 2019 kjo gjykatë rrëzoi kërkesën e banorëve të zonës për ndalimin e punimeve të firmës deri në vendimin final.

Mes ujit, pa ujë

Për të mbërritur në fshatrat malorë të njësisë administrative të Derjanit në skajet e Bashkisë së Matit, kufizuar nga bashkitë e Mirditës dhe Dibrës, nuk është e lehtë.

Rruga e shtruar arrin deri në fshatin Shqefën, 20 kilometra në veri të qytetit të Burrelit.

Nga aty udhëtimi drejt fshatrave Urxallë, Dukagjin, Gjoçaj, Melth dhe Zall-Gjoçaj, që preken më së shumti nga devijimi i rrjedhës së lumenjve, është i mundur vetëm përmes makinave që ecin jashtë rruge.

Rruga përshkohet nga male të larta, gjelbërim i dendur, përrenj të kristaltë dhe fshatra, ku ngrenë kryet kullat 100-vjeçare, tradicionale të zonës.

Izolimi dhe mungesa e infrastrukturës ka bërë që në fillimin e viteve `90 kjo zonë të përballet me një emigrim masiv të banorëve drejt Greqisë dhe Italisë, por po kështu dhe një migrim të brendshëm të tyre drejt zonave periferike të Tiranës, si Kamza.

Por një nga problemet më të mprehta që banorët e kësaj zone kanë hasur është mungesa e ujit. Prej 30 vitesh ata kurrë nuk kanë pasur ujë të rrjedhshëm në shtëpitë e tyre.

Banorët e fshatrave të Matit të cilët kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të zonës: Foto: Fatjona Mejdini

Ilir Likola nga Dukagjini thotë se e ka kaluar jetën rrugëve të emigracionit, për shkak se fshati i tij nuk ofron asnjë mundësi për jetesë normale.

“Jemi plotësisht të izoluar, pa rrugë, qendër shëndetësore, madje zona as nuk mbulohet nga telefonia celulare. Mospasja e ujit nëpër shtëpi na e bën gjendjen edhe më të vështirë.

Gjithë shpresa jonë ishte të furnizoheshim nga burimi i Zall-Gjoçajt, por tani ai ujë do të kalojë për nevoja të hidrocentraleve”, - thekson ai.

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, e kundërshton këtë qëndrim. Prej kohësh ai është shigjetuar nga banorët e zonës se ka vendosur interesat e kompanisë që do të ndërtojë hidrocentralet e Sekës dhe Zajsit përpara interesave të tyre.

Por Malaj thekson se ndërtimi i këtyre dy hidrocentraleve nuk i pengon planet e Bashkisë së Matit për të ndërtuar një ujësjellës që do ta marrë ujin pikërisht nga burimi i Zall-Gjoçajt.

Sipas tij, ky ujësjellës do të furnizojë rreth 10 mijë banorë në 17 fshatra të njësive administrative Derjan, Rukaj dhe Macukull dhe do t`i sigurojë qytetit të Burrelit po kështu ujë 24 orë pa ndërprerje, nga katër që ka aktualisht.

“Hidrocentralet nuk e dëmtojnë planin tonë për ujësjellësin që tani është në fazën finale dhe do të bëjë të mundur që banorët e këtyre fshatrave pas 30 vitesh të kenë më në fund ujë në shtëpitë e tyre”, - thekson ai.

Kryetari i Bashkisë së Matit thekson se burimi i Zall-Gjoçajt është i pasur me ujë dhe vetëm një pjesë e vogël e tij do të shfrytëzohet nga firma që po ndërton hidrocentralin.

Ëndrra me turizëm

Banorët e zonës refuzojnë ta trajtojnë revoltën e tyre ndaj autoriteteve vetëm si një çështje të furnizimit më ujë të pijshëm. Sipas tyre ndërtimi i hidrocentraleve dëmton potencialin e zonës për të zhvilluar turizmin, nevojat e zhvillimit të bujqësisë dhe rezervën e nevojshme ekologjike që e mban zonën të gjelbëruar.

Agim Koleci, një 52-vjeçar nga fshati Melth, emigroi në vitin `91 drejt Greqisë për të siguruar një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët. Pas 17 vitesh emigrimi aty ai u vendos në Kamzë, por gjithmonë me ëndrrën se një ditë do të mund të kthehej për të jetuar në fshatin e tij mes maleve, gjelbërimit dhe ujërave të kristalta.

“Gjyshi im më ka lënë trashëgimi në Melth një kullë të ndërtuar në vitin 1938 dhe vitet e fundit kam menduar ta restauroj dhe ta kthej në bujtinë për pushuesit. Por tashmë ujërat që rrjedhin nga mali në këmbët e fshatit Melth do të futen nëpër tuba dhe zona do të dënohet me vdekje, duke u tharë e mbetur e shkretë”, - thotë ai.

Fshati Zall-Gjoçaj pak metra larg Melthit është shpallur Park Kombëtar i kategorisë së dytë që prej vitit 1996, duke pasur elemente karakteristike të florës pishën dhe arrninë, dhe ato të faunës si ariun, ujkun, kaprollin, shqiponjën dhe gjelin e egër. Në nëntor të vitit 2018, parku i Zall Gjoçajt iu bashkëngjit parkut të Lurës, duke formuar atë që sot quhet Parku Kombëtar Lurë-Mali i Dejës i shtrirë mes Bashkisë së Matit dhe asaj të Dibrës me një sipërfaqe prej më shumë se 20 mijë hektarësh.

Por në brendësi të këtij parku kompania Seka Hydropower sh.p.k., ka nisur punimet me ekskavatorë për të devijuar rrjedhën natyrore të ujërave, duke shkaktuar zhveshje të peizazhit dhe ndotje të përrenjve malorë përmes.

Plani i përgjithshëm vendor i Bashkisë së Matit, i miratuar në nëntor të vitit 2017, gjithashtu e konsideron njësinë administrative të Derjanit si të përshtatshme për turizëm, nisur nga monumentet gjeonatyrore, duke përfshirë malet e larta, ujëvarat, kanionet e Flimit dhe të Urakës, deri te monumentet e kulturës, si kullat 100-vjeçare të zonës.

Selman Pasha së bashku me gruan e tij jeton në një kullë 300-vjeçare në fshatin Gjoçaj.

Asnjë prej 12 fëmijëve të tij nuk jeton me të dhe perspektiva e turizmit në zonë është e vetmja shpresë se ata do të kthehen një ditë.

“Me planet e qeverisë për të na marrë ujin për hidrocentrale, jo vetëm që kjo zonë nuk ka asnjë perspektivë për turizëm, por edhe ne do të detyrohemi të largohemi duke e lënë kullën dhe gjithçka tjetër të shkretë”, - thotë ai.

Prej disa vitesh tashmë ndërtimi i hidrocentraleve të vogla në rrjedhat e lumenjve po shkakton kundërshtim dhe alarm te banorët, të cilët përballen me humbjen e mjeteve të jetesës dhe detyrohen të shpërngulen nga zonat ku kanë jetuar historikisht.

Miratimi dhe ndërtimi masiv i këtyre hidrocentraleve nisi në fund të viteve 2000, por dhe me ardhjen në pushtet të qeverisë Rama në vitin 2013 licencat për ngritjen e tyre nuk u ndalën.

Në afro gjashtë vite kjo qeveri dha rreth 100 licenca hidrocentralesh të reja, në një kohë kur 60 prej tyre kanë qenë nën 2MW, të konsideruara të paleverdishme për prodhimin e energjisë krahasuar me koston e madhe që shkaktojnë në mjedis.

Në verën e vitit 2018 kryeministri Rama deklaroi se në Shqipëri nuk do të ndërtohen më hidrocentrale të vogla nën 2MW. Pak ditë më parë, gjatë prezantimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës në kaskadën e lumit Drin, Rama përsëriti se HEC-et e vogla në vend kishin qenë një praktikë e dëmshme.

“Ato në shumë raste kanë funksionuar si shushunja që thithin pikërisht gjakun e organizmit të vendit duke lënë shpeshherë toka të tëra pa burimin e nevojshëm ujor, duke lënë shpeshherë komunitete pa mundësinë për të punuar tokën si rezultat i tharjes së burimit, duke bërë dëme të mëdha edhe nga pikëpamja e ekosistemit”, - theksoi ai.

Ajo që kryeministri harroi të theksonte është se këto shushunja janë duke kërcënuar aktualisht jetën dhe të ardhmen e banorëve të Matit dhe Mirditës dhe askush nuk po bën asgjë për ta ndalur këtë shkatërrim.

Prodhimi i energjisë në vend:

Në tremujorin e parë të këtij viti prodhimi neto i energjisë në vend arriti vlerën 1.546 GWh. Pjesa më e madhe e këtij prodhimi, në masën 51,6%, erdhi nga hidrocentralet private dhe koncesionare dhe 48% nga hidrocentralet publike në vend. Vlen për t`u shënuar se vetëm 0.4% e energjisë në këtë tremujor u gjenerua nga burime të tjera alternative energjie.

Vetëm në fundin e muajit maj iu hap rruga ndërtimit të një parku fotovolatik në zonën e Karavastasë, një investim prej 100 milionë eurosh nga kompania franceze Voltalia me një kapacitet prodhimi prej 140 MW. Kjo nismë pritet t`i hapë rrugë diversifikimit të energjisë në vend.

VACANCY: Office Assistant @LevizAlbania

VACANCY: Office Assistant @LevizAlbania

VACANCY: Office Assistant

Location:                                        Tirana, Albania

Organization:                                 LevizAlbania

Employment Type:                        Full time employment

Application deadline:                   16 July 2020

Background information

“LevizAlbania” (LA) is a project of the Swiss Development Cooperation, implemented by the Consortium of three Albanian organizations, Open Society Foundation for Albania (OSFA), Partners Albania and Co-Plan for the period 2019 - 2023. LevizAlbania is an innovative project designed to have a catalytic effect on local democracy in Albania. It will enhance local democracy by cultivating a locally rooted, demand-driven and influential civil society at sub-national level across the country.

Responsibilities (general)

OA manages the Office administration and provides support for all employees of the project. She/he is responsible for the office administration, managing the cash box, internal office coordination, support staff and supervise non-professional project staff. She/he must be able to work independently as well as in the group, as part of the office staff. OA must fulfill the responsibilities described below independently, with minimal supervision.

Duties

Office Administration (50%)

  • Responsible for the day-to-day running of the project office;
  • Management of inventory and office correspondence;
  • Responsible for purchases;
  • In charge for coordinating the procurement procedure & document’s file;
  • Manages Office database and services related to communication technology and information as required;
  • Manages, develops and organizes office documentation. Manages and keeps records for copy of every document produced in the office or related to office operation;
  • Responsible for the management of the protocol book and Team Leader decisions;
  • Develops and maintains office archive and office library;
  • Responsible for organizing office activities, staff meetings, hosting visitors;
  • Gives and distributes information about the activity of the project and its partners;
  • Keeps the minutes of staff meetings, Consortium meetings, Grants Board meetings and other Office and Project related meetings.
  • Coordinate the communication and the relationship with the landlord;
  • Manages fuel consumption and coordinates with the driver and finance.

 Office Coordination and staff support (50%)

  • Coordinates the personnel issues and transportation as required;
  • Coordinates and collaborates with staff office to address specific needs related to office equipment, communication and access to information;
  • Translation support for office documents as required;
  • Provides logistics and coordinates administrative support for training, assists Short Term Experts in their activity and support other events or activities as well;
  • Contributes to Grants Program administrative and logistic coordination.
  • Assists the finance in gathering information, relevant to financial matters and personnel administration;
  • Facilitates the administrative and logistic aspects of all processes of Granting scheme: application phase, competition ideas, evaluation, decision making and contracting, implementation and reporting;
  • Responsible for all documentation related to Open Calls and registration of applicant files;
  • Registers all applicants in the GMS system;
  • Acts as executive assistant of the Team Leader;
  • Develops and maintains professional contacts with third parties related to office services, equipment, and other services;
  • Carries out any other duties as assigned by the Team Leader.
  • Manages and oversees driver and cleaning services

Education: University degree in economic studies.

Experience

  • Minimum 3 years working experience in Finance or office assistance;
  • Previous experience with procurement procedures (highly preferable).

Knowledge and professional skills and personal

  • Very good coordination skills (individual and group);
  • Ability to work in a team (communication, division of resources and capacity, etc.);
  • Good skills of time management;
  • Working knowledge of English writing and speaking;
  • Good skills in computer programs (Microsoft Office package etc.)

 Language Requirements: Strong skills in written communications in English particularly in issue-based papers and reporting; Excellent spoken English is also required.

Compensation offered: Remuneration budgeted for the position is as per the industry standards. Offers shall be commensurate with the qualifications, experience and salary history of the selected candidate.

APPLICATION PROCEDURES: The application should include a cover letter and the CV in English. Other supporting documents are welcomed. Please indicate in e-mail subject specification about your application: Application – Office Assistant - Name Surname. The application should arrive not later than 16 July 2020 via email to: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..

Only short-listed candidates will be contacted for interviews.

 LevizAlbania is an equal opportunity employer and welcomes applications from all interested groups without any discrimination!

02 LA Footer ANG

Co-PLAN prezanton raportin mbi Financat Publike Vendore 2019

Co-PLAN prezanton raportin mbi Financat Publike Vendore 2019

Co-PLAN, Instituti I Zhvillimit të Habitatit organizoi më 5 Qershor, webinar “Financat Publike Vendore – Prezantimi i Status Raportit për Vitin 2019. Projekti Financat Publike Vendore zbatohet nga Co-PLAN dhe mbështetet nga LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Monitorimi i vazhdueshëm i zhvillimeve në financat publike vendore është një hap i rëndësishëm në vlerësimin e kapacitetit financiar të tyre në funksion të ushtrimit të funksioneve dhe kompetencave të përcaktuara në Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Gjithashtu, një kuptim më i mirë i raportit kompetenca – burime financiare të disponueshme informon hartimin e politikave efektive dhe eficiente në qeverisjen vendore, lehtëson dialogun ndërmjet niveleve të qeverisjes, informon mbi kapacitetet huamarrëse, përmirëson llogaridhënien, transparencën dhe besimin e komunitetit në përfaqësuesit vendorë.

Status raporti i financave vendore ka për qëllim të paraqesë një panoramë të përgjithshme të financave publike vendore për 61 bashkitë, në fund të vitit 2019. Performanca financiare e bashkive në kahun e të ardhurave dhe në shpërndarjen e tyre në funksion të ofrimit të shërbimeve publike përbën një moment të rëndësishëm në fund të reformave decentralizuese të ndërmarra përgjatë katër viteve të fundit (RAT[i], SNDQV 2015-2020, etj.), zhvillimin e zgjedhjeve vendore në muajin qershor 2019 dhe nën presionin e shtuar mbi bashkitë në vijim të fatkeqësive natyrore si tërmeti i 26 nëntorit 2019. Gjithashtu, ecuria e financave publike vendore do të analizohet gërshetuar me informacione nga burime të tjera (Instat, Ministria e Financave dhe Ekonomisë etj.) me qëllim paraqitjen e faktorëve që mund të kenë kontribuar në ecurinë e treguesve për të ardhurat dhe shpenzimet vendore.

Status Raporti i Financave Publike Vendore për Vitin 2019, paraqet në kapitullin e dytë një analizë të detajuar të ecurisë së burimeve financiare vendore sipas kategorive; në kapitullin e tretë trajtohen shpenzimet e kryera nga qeverisja vendore me fonde të veta dhe me fonde të kushtëzuara, ndërthurur me natyrën ekonomike dhe funksionale të shpenzimeve. Në vijim, disa rezultate dhe rekomandime për të ardhmen.

Për të mësuar më shumë rreth këtij raporti, ju mund ta shkarkoni atë në këtë link: Financat_Publike_Vendore_Status_Raport_2019

#LevizAlbania #LevizPerDemokracineVendore #CoPLAN #FinancatPublikeVendore #StatusRaport

LevizAlbania - BROSHURA ELEKTRONIKE #4

LevizAlbania - BROSHURA ELEKTRONIKE #4

LevizAlbania prezanton për publikun LevizAlbania - Broshura Elektronike - Nr.4. Nëpërmjet broshurës elektronike, projekti LevizAlbania synon të informojë në mënyrë periodike audiencën, bashkëpunëtoret dhe publikun mbi nismat e mbështetura, aktivitetet, arritjet dhe rezultatet në kuadër të përmirësimit të demokracisë vendore dhe qeverisjes vendore.

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare Fondacioni Shoqëria e Hapur për ShqipërinëPartnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Për të mësuar më shumë rreth broshurës së parë elektronike ju lutem klikoni në link më poshtë:

LEVIZALBANIA - BROSHURA ELEKTRONIKE - NR.4

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #SDC #OSFA #PartnersAlbania #CoPLAN

LEVIZALBANIA - BROSHURA ELEKTRONIKE - NR.3

LEVIZALBANIA - BROSHURA ELEKTRONIKE - NR.3

LevizAlbania prezanton për publikun LevizAlbania - Broshura Elektronike - Nr.3. Një publikim dedikuar situatës së krijuar në vend si pasojë e mbërritjes se viurist #Covid19. Si reagoi projekti LevizAlbania ndaj #Covid19? Artikuj të platformës www.portavendore.al dedikuar vetëm situatës së paprecedent për shoqërinë tonë. Nëpërmjet broshurës elektronike, projekti LevizAlbania synon të informojë në mënyrë periodike audiencën, bashkëpunëtoret dhe publikun mbi nismat e mbështetura, aktivitetet, arritjet dhe rezultatet në kuadër të përmirësimit të demokracisë vendore dhe qeverisjes vendore.

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare Fondacioni Shoqëria e Hapur për ShqipërinëPartnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim dhe Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit.

Për të mësuar më shumë rreth broshurës së parë elektronike ju lutem klikoni në link më poshtë:

LEVIZALBANIA - BROSHURA ELEKTRONIKE - NR.3

#LevizAlbania #LevizPërDemokracinëVendore #Angazhohu #SillNdryshimin #SDC #OSFA #PartnersAlbania #CoPLAN

#Covid19 - THIRRJA PËR “REAGIM TË SHPEJTË”

#Covid19 - THIRRJA PËR “REAGIM TË SHPEJTË”

LEVIZ ALBANIA - THIRRJE PËR APLIKIME

LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore shpall:

 THIRRJA “REAGIMI I SHPEJTË” 

SI PËRGJIGJE NDAJ SITUATËS SË KRIJUAR NGA PËRPHAPJA E COVID19

Duke vlerësuar situatën aktuale të krijuar në vend pas përhapjes së virusit #Covid19 dhe masave për kontrollin e parandalimit të përhapjes së tij, të cilat kanë kushtëzuar mënyrën e jetesës së qytetarëve shqiptar, LevizAlbania shpall “Thirrjen për Apkikime në instrumentin Reagimi Shpejtë” si përgjigjie ndaj situatës së krijuar prej Koronavirusit.

Nevoja për t’iu përgjigjur kësaj situate është imediate. Solidariteti njerëzor, shpirti i komunitetit, mobilizimi qytetar janë përgjigjet më të mira që mund ti jepen kësaj situate, ndaj LevizAlbania inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët, grupet informale, të cilat kanë ide për nisma konkrete, të aplikojnë online.

Thirrja për aplikime përmes instrumentit “Reagimi i Shpejtë” do të qëndrojë e hapur për t’iu përgjigjur nismave që adresojnë çështje që lidhen me situatën aktuale të krijuar në Shqipëri përhapjes së COVID19. 

LevizAlbania do të shqyrtojë aplikimet e përmes koncept-ideve, të cilat synojnë të:

  • Nxisin mobilizimin qytetar dhe nisma të udhëhequra nga komunitetet në të gjithë vendin, si përgjigje ndaj situatës së fatkeqësisë natyrore; 
  • Frymëzojnë solidaritetin njerëzor dhe nxisin vullnetarizmin për tu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.
  • Mundësojnë organizatat, grupet informale dhe individët për t’u angazhuar në mënyrë proaktive, për të identifikuar, informuar dhe mbështetur grupet vulnerabël të përballen me sfidat, që kanë lindur për shkak të situatës;
  • Nxisin transparencën në nivel vendor për të ndihmuar qytetarë në nevojë, duke kontribuar me të dhëna dhe informacione të vlefshme për vendimmarrje të mirë, të dhëna dhe informacione që ndihmojnë publikun dhe institucionet, etj.
  • Ndihmojnë në ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve.
  • Sjellin modele inovative të ndërveprimit dhe përballjes me problematikat e shkaktuara nga masat e vendosura për “distancimin social”.

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, LevizAlbania zbatohet nga një konsorcium i tre organizatave shqiptare: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Co-PLAN, dhe Partnerët Shqipëri.

REAGO TANI! Informohu mbi hapat dhe procedurat e kësaj thirrje duke klikuar butonin më poshtë.

Street: Qemal Stafa

New Bazaar, Building No. 74, Floor 2, Tirana

+355 44 500 153