Ky pyetësor realizohet në kuadër të Projektit “VullnetarizmiPikëAL”, i cili ka si qëllimi krijimin e një mjedisi mundësues shumë-dimensional ku vullnetarizmi inkurajohet, mbështetet, njihet si mekanizëm kyç për nxitjen e qytetarisë aktive, solidaritetit dhe kohezionit social në Shqipëri. Ky projekt zbatohet nga organizata “Përtej Barrierave” në bashkëpunim me “Projekte Vullnetare Ndërkombëtare” dhe Qendrën “Progres dhe Zhvillim”, me mbështetjen financiare të LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC. Studimi kombëtar synon të kuptojë perceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve mbi vullnetarizmin, arsyeve kryesore që i motivojnë apo pengojnë në ofrimin e shërbimeve vullnetare, si dhe të kuptojë se cilat janë mundësitë dhe tendencat rreth shërbimeve vullnetare në të ardhmen. Të dhënat e mbledhura do të na shërbejnë për të ndërmarrë hapa konkretë drejtë një vullnetarizmi më cilësor dhe të organizuar.
Pyetësori është përgatitur për çdo qytetar mbi 15 vjeç, që ka ose jo eksperiencë vullnetare. Pyetësori përmban vetëm pyetje me altrernativa dhe merr maksimumi 10 minuta kohë. Ju lutemi, jepni përgjigjet tuaja sa më të sinqerta të cilat ndihmojnë që studimi të sjellë të dhëna objektive.