Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

Metamorfoza e Lumit Ishëm - Itinerari i së nesërmes

Titulli i Projektit të Propozuar

Metamorfoza e Lumit Ishëm- Itinerari i së nesërmes

Komuniteti Lokal për reduktimin e mbetjeve

Arsyetimi i Propozimit

Baseni i Ishmit ruan vëndin e parë në Evropë për sasinë e plastikës që trasporton në detin Adriatik. Ka plot 109 vëndgrumbullime ilegale, ka banorë të papërgjegjshëm që ndotin por dhe ata që nuk ndotin nuk flasin. Ka dhe një pushtet vendorë që bën sikur nuk sheh. Kjo situatë alarmante në zonën na nxiti për ndërmarrjen e kësaj nisme.

Qëllimi dhe objektivat specifike

●       Ky projekt synon të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen vendore për reduktimin e mbetjeve pergjate basenit te Lumit Ishëm dhe zhvillimin e një demokracie gjithëpërfshirse vendore Ndërgjegjsim dhe mobilizimi i komunitetit lokal për reduktimin e mbetjeve përgjatë basenit të lumit Ishëm.

●       Krijimi dhe forcimi i urave të komunikimit midis komunitetit dhe pushtetit vendor

●       Nxitjes së aktivizmit qytetar dhe përdorimit të bazës ligjore për rritjen e presionit ndaj pushtetit vendor.

●       Rritja e vigjilencës mjedisore nëpërmjet “Ambasadoreve” lokal.

Aktivitetet kryesore

Aktiviteti 1. Mobilizimi dhe hapja e projektit.

Aktiviteti 2.      Krijimi i një dokumenti faktesh

Aktiviteti 3. Mobilizimi dhe ndërgjegjsimi i të rinjve mbi problematikat mjedisore në zonë

Aktiviteti 4. Mobilizimi dhe ngritja e rrejtit të ambasadorëve lokal     

Aktiviteti 5. Aksione të përbashkëta të komunitetit dhe ambasadoreve lokal mbi mjedisin dhe demorkacinë vendore

Aktiviteti 6. Pushteti vendor në funksion të komunitetit

Rezultatet e pritshme

1- Banorët e zonës janë të ndërgjegjësuar dhe njohin problematikat mjedisore

2- Të rinjtë e zonës janë njohur me situatën ku gjenden dhe me rëndësinë e cështjeve mjedisore në tërësi

3- Komunikimi dhe reagimi i qeverisjes vendore është përmirësuar

4- Banorët njohin të drejtat dhe janë të aftë të përdorin instrumentet ligjore për të adresuar problematikat qe kanë

5- Një grup njerëzish (Ambasadoret lokale) janë trajnuar dhe janë ne komunikim të vazhdueshëm me komunitetin, qeverisjen vëndore dhe organizatën tonë.

6- 1 Vendgrumbullim ilegal është pastruar dhe rehabilituar

Përfituesit kryesorë

Grupet e synuara do jenë të rinjt, gratë, sipërmarrës si dhe individ të komunitetit Rom të zonës së laknasit

Kohëzgjatja e projektit (muaj)

10 Muaj

Zona e zbatimit të projektit

Bashkia Kamëz, Zona e Laknasit

Grupi i punës

Oljam Dervishi, Vjola Bakillari, Fatos Huqi, Ervi Kosta, Flavio Skënderi, Anxhela Bakiasi, Mariglend Pepmarku, Ergi Bregasi, Anila Salianji

Organizata Zbatuese: ENFORCE – Albania
Zona e zbatimit: Bashkia Kamëz
Kohëzgjatja: 10 Muaj

Street: Qemal Stafa

New Bazaar, Building No. 74, Floor 2, Tirana

+355 44 500 153