Lëviz Albania

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

LEVIZALBANIA - PËR NJË DEMOKRACI TË FORTË VENDORE LEVIZALBANIA – LOCAL DEMOCRACY IN ACTION

“We want water”

Arsyetimi i Propozimit 

Bashkia e Vlorës njihet për problemin me ujin e pijshëm prej vitesh, por një nga lagjet më problematike që dallon nga të tjerat për faktin se gjatë 6 muajve mungon totalisht uji, ndërsa në muajt e tjerë edhe po erdhi ndonjë pikë ujë është i turbullt dhe nuk është bërë asnjë investim është lagjja Partizani në Vlorë. Banorët detyrohen që ujin e pijshëm të blejnë, ndërsa ujin për të gatuar dhe për t’u larë e marrin me bidonë të mëdhenj nga të afërmit e tyre. Higjiena dhe siguria shëndetësore për ta është shumë e ulët. Banorët shpesh herë janë ankuar në media mbi këtë shqetësim, por ata asnjëherë nuk janë bashkuar në çështjen e tyre për ta adresuar pranë institucioneve përkatëse. Përballë këtij problemi, ne si grup gazetarësh në Vlorë, që herë pas here kemi ngritur shqetësimin e tyre në media, kërkojmë që nëpërmjet këtij projekti, të nxisim aktivizimin dhe angazhimin e banorëve të lagjes Partizani, për të kërkuar prej Bashkisë Vlorë të përmbushin kompetencat për furnizimin e tyre me ujë të pijshëm.

Qëllimi dhe objektivat specifike

Qëllimi:

Aktivizimi i banorëve të lagjes Partizani për të advokuar pranë Bashkisë Vlorë për furnizimin me ujë të pijshëm të 400 familjeve.

Objektivat

1-Sensibilizimi i komunitetit të lagjes Partizani në Vlorë për të kërkuar pranë Bashkisë Vlorë të drejtën për furnizim me ujë të pijshëm nëpërmjet dy takimeve me banorët.

2 – Rritjen e llogaridhënies së Bashkisë Vlorë nëpërmjet organizimit të dy protestave të banorëve të lagjes Partizani dhe një peticioni për shqetësimin e ngritur dhe angazhimin e qeverisjes vendore për zgjidhjen e problemit.

3 – Rritja e presionit ndaj Bashkisë Vlorë nga mediatizimi i këtij shqetësimi, nëpërmjet realizimit të 4 kronikave televizive dhe 2 reportazheve dhe publikimi i tyre në media kombëtare dhe lokale.

Aktivitetet kryesore

1- Organizimi i 2 takimeve me banorët e lagjes Partizani për t’i sensibilizuar për organizimin e tyre për të advokuar pranë Bashkisë Vlorë për shqetësimin e ujit të pijshëm.

2 – Realizimi i një peticioni ndaj Bashkisë Vlorë.

3 – Organizimi i dy tubimeve pranë Ujësjellësit të Vlorës dhe Bashkisë së Vlorës nga banorët e lagjes Partizani.

4 -Ndërmjetësimi i një takimi mes Bashkisë Vlorë, këshillit bashkiak, ujësjellësit dhe një përfaqësie banorësh.

5 – Ngritja e shqetësimit të banorëve në media nëpërmjet realizimit të 4 kronikave televizive dhe 2 reportazheve dhe publikimi i tyre në media kombëtare dhe lokale.

Rezultatet e pritshme

1- Sensibilizimi dhe aktivizimi i banorëve për të advokuar për furnizimin me ujë të pijshëm

2- Rritje e llogaridhënies së kryetarit të Bashkisë Vlorë dhe institucioneve në varësi të kësaj bashkie

3- Angazhimi i këshillit bashkiak për futjen në rrugën e zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm për lagjen Partizani në Vlorë

4- Ngritja e shqetësimit të banorëve në nivel lokal dhe kombëtar nëpërmjet medias

Përfituesit kryesorë

Përfituesit kryesorë të këtij projekti janë 400 familjet e lagjes Partizani.

Organizata Zbatuese: Grup Gazetaresh Lokal
Zona e zbatimit: Bashkia Vlorë
Kohëzgjatja: 8 Muaj

Street: Qemal Stafa

New Bazaar, Building No. 74, Floor 2, Tirana

+355 44 500 153